Quantcast
Channel: Kulturë – Gazeta SHQIP Online
Viewing all 4020 articles
Browse latest View live

Shpallet fituesi i logos për 200-vjetorin e De Radës

$
0
0

Eli Kongo, logo për De Radën

Logo per De RadenMe vështrimin e përhumbur diku, i veshur me këmishë të bardhë, dhe shumë pranë xhaketës një pendë me të cilën ai thuri vargje pafund për natyrën dhe atdhedashurinë… Ky është imazhi që mbart logoja fituese që do të shoqërojë aktivitetet me rastin e 200- vjetorit të lindjes së Jeronim de Radës. Logoja ka autor Eli Kongon dhe është përzgjedhur mes 20 të tillave të dorëzuar në konkursin që Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve hapi më 10 tetor. “Kjo logo është shenja e kurorëzimit të një viti aktivitetesh dhe do të shoqërojë publikimet për Jeronim de Radën, aktivitete të cilat kulmojnë në muajin nëntor, pra do të finalizojë aktivitetet kushtuar poetit arbëresh”, tha drejtori i Galerisë së Arteve, Artan Shabani. Logoja për 200-vjetorin e lindjes së poetit arbëresh De Rada, do të pasqyrojë këtë ngjarje kushtuar figurës së poetit, publicistit, folkloristit, filologut, mësuesit dhe themeluesit të letërsisë dhe i kulturës arbëreshe. De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare. Ai është i pari që shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. “Në gjykimin tonë, punimi artistik i Kongos, simbolizon dhe përcjell gjurmën e pashlyeshme që ka lënë poeti në letrat dhe kulturën shqiptare, duke e përcjellë atë në shekujt e historisë sonë”, thuhet në vendimin e jurisë së këtij konkursi.

Ky shkrim Shpallet fituesi i logos për 200-vjetorin e De Radës u publikua me pare te Gazeta SHQIP.


“Tomka dhe shokët e tij” hap garën e TIFF

$
0
0

Hapi siparin dje edicioni i 12 i Tirana Film Festival. 5464 filma do të shfaqen gjatë një jave nga 107 vende pjesëmarrëse

Tomka dhe shoket e tij (1) Gati 37 vjet nga premiera e tij e parë, “Tomka dhe shokët e tij”, një nga filmat më përfaqësues të kinemasë shqiptare para viteve ’90-të, është shfaqur dje i restauruar në natën e hapjes së edicionit të 12 të Tirana Film Festival. Prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re”, i vitit 1977, me skenar të Nasho Jorgaqit dhe regji të Xhanfize Kekos, ky film ka bërë dhjetëra breza të rriten me imazhin e personazhit kryesor, Tomkës. Djaloshit që i pëlqente të luante me top, por fushën e topit ia kanë marrë nazistët që kanë hyrë në qytet. Tomka nën kujdesin e të rriturve fillon të organizojë aksione kundër kampit ushtarak që është silokuar në fushën e tyre të dikurshme të lojës. Nën muzikën e Aleksandër Lalos dhe dirigjimin e Ferdinant Dedës, filmi dukej aq domethënës edhe sot. Regjisorja e ndjerë, Xhanfize Keko, asnjëherë nuk harronte ta veçonte “Tomkën” si një nga filmat e saj më të dashur. Në këtë rishfaqje të filmit për publikun, i biri i saj, Ilir Keko, kishte përgatitur dhe një libër kushtuar këtij prodhimi kinematografik “Tomka and his friends”, një film artistik i realizuar më 1977 në Shqipërinë komuniste. Libri sillte një tablo të kohës dhe situatave në të cilën është realizuar ky film dhe kujtime të regjisores Keko, mbi situatat shpesh dhe të vështira me të cilat i duhej të përballej. Restaurimi duket se i ka dhënë një dritë tjetër filmit, duke i dhënë Tomkës një mundësi komunikimi jo vetëm në festivale shqiptare… Shfaqja e këtij filmi në ditën e parë të TIF, ishte dhe një homazh për Xhanfize Kekon, e cila i ka dhënë aq shumë kinemasë shqiptare. Të pranishëm dje kanë qenë dhe fëmijët e dikurshëm të filmit, që sot janë mbi të 30-at. Filmi u restaurua në Amerikë pas një iniciative nga Arkivi i Filmit. Festivali Ndërkombëtar i Filmit me metrazh të shkurtër pritet të kthehet në një arenë diskutimi mbi atë çfarë ndodh me kinemanë sot, por dhe të japë një kolazh të filmave më të mirë prodhuar këto vite nga vende të ndryshme pjesëmarrëse. Gjatë ditëve të festivalit në programin special pritet të shfaqet dhe filmi i përfolur i regjisorit nga Kosova, Luan Kryeziu “Heroi”, dokumentari i regjisorit Walter Veltroni kushtuar politikanit i Enrico Berlinguer si dhe filmi i regjisorit Edoardo Winspeare. Filmat do të gjykohen nga katër juri, për një seri çmimesh që jep festivali.

Tomka dhe shoket e tij (2)Gjatë ditëve të festivalit do të zhvillohet dhe ëorkshop mbi zhvillimin e skenarit. Eksperti i një prej organizatave më të rëndësishme në Europë për trajtimin, zhvillimin dhe organizimin e rrjeteve të producentëve EAVE, Katriel Shory, do të jetë lideri i workshop-it, i njohur për prodhimin e një numri të madh dokumentarësh, serialesh televizive dramatike dhe bashkëprodhimesh, të cilat kanë marrë çmime prestigjioze izraelite dhe ndërkombëtare. Katriel Shory, gjatë tri ditëve të workshop-it (2, 3 dhe 4 nëntor) do t’u bëjë një analizë të detajuar 12 skenarëve të përzgjedhur dhe do të konsultojë autorët e rinj për fazat në vazhdim të projektit. 5464 filma do të shfaqen gjatë një jave në ekranin e TIFF nga 107 vende.

Ky shkrim “Tomka dhe shokët e tij” hap garën e TIFF u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Laert Vasili do të sjellë “Elektrën” në Durrës

$
0
0

Vepra e njohur e Sofokliut do të ngjitet së shpejti në teatrin “Aleksandër Moisiu”

Laert Vasili“Elektra” e Sofokliut do të flasë shqip në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Pas premierës “Këtu vallëzohet me hijet”, trupa e teatrit ka nisur punën për vënien në skenë të tragjedisë greke “Elektra” të Sofokliut. Kjo tragjedi antike do të vijë nën regjinë e Laert Vasilit, që premton ta sjellë atë në elemente krejtësisht shqiptare dhe si një dialog të fuqishëm, që do të lidhë kohët dhe hapësirat gjeografike. Regjisori dhe aktori Laert Vasili, në një konferencë për shtyp, tregoi arsyet pse zgjodhi Durrësin për të vënë në skenë “Elektrën”. “Pas një sërë projektesh dhe përzgjedhjesh të dramave e tragjedive të antikitetit vendosëm për ‘Elektrën’ dhe jo më kot në Durrës. Nëse Shqipëria ka një vend që mund të jetë pikënisje dhe pikëreferimi që nga qytetërimi ilir, helen e romak, e më pas pikënisje e Rrugës Egnatia, ai qytet është Durrësi. Trupa e Durrësit është trupa e vetme me një moshë mesatare moshe nën 30 vjeç dhe unë do të punoj me dinamizmin e tyre për një Elektër ndryshe. Nuk e fsheh të qenët krenar që Elektra do të vendoset në skenë në mënyrë krejt shqiptare në të gjitha elementet e saj, përfshirë shqipërimin e tekstit, kostumografinë, koreografinë, skenografinë e gjithçka tjetër. Gjithçka do të jetë një prodhim i teatrit të Durrësit për të mos ndarë më tutje përgjegjësitë”, tha Vasili. Më tej ai vlerësoi dramën “Këtu vallëzohet me hijet” që trajton përballjen me hijet e së kaluarës.

Prej vitesh, tragjeditë greke kanë munguar në teatrin që mban emrin e Moisiut të madh. Drejtori i Teatrit të Durrësit, Bashkim Hoxha, vlerëson pjekurinë artistike të trupës së teatrit për të realizuar denjësisht “Elektrën” që premtohet se do të flasë shqip më bukur se kurrë. “Vënia në skenë e kësaj tragjedie erdhi si një projektpropozim i Laert Vasilit për të bashkëpunuar. Kjo nismë, pas disa dekadash mungese të tragjedisë greke, vjen në kohën e duhur, pasi trupa teatrore e Durrësit e ka arritur pjekurinë e nevojshme artistike për realizimin e veprave të këtij lloji”, – tha Bashkim Hoxha, drejtor i teatrit “Aleksandër Moisiu”, i cili theksoi dhe shtrirjen e bashkëpunimit dhe binjakëzimit mes dy vendeve dhe në fushën e kulturës dhe artit. Hoxha e lidhi vënien në skenë të kësaj vepre antike greke dhe si nismë në vazhdën e binjakëzimit të qytetit të Durrësit me atë të Selanikut, dy qytete të lashta në rajon që i bashkon shkëlqimi i dikurshëm, marrëdhëniet e ngushta tregtare dhe ato njerëzore të pas ‘90-s. Në rolin e Elektrës do të jetë aktorja Eralda Çaushi, ndërsa Oresti do të vijë nën interpretimin e Amos Zaharisë, të dy aktorë të trupës së Teatrit të Durrësit.

Vali Qyrfyçi

 

Ky shkrim Laert Vasili do të sjellë “Elektrën” në Durrës u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Si u vra Ali Pasha, fjalët e fundit për Vasiliqinë…*

$
0
0

Ali Pasha (2)Për një javë të tërë, gjithçka dukej se po shkonte për mrekulli, kur, mëngjesin e 5 shkurtit, Hurshidi dërgoi Hasan Pashën për ta përgëzuar Aliun dhe për ta njoftuar se fermani i Sulltanit, i pritur me padurim prej shumë kohësh, më në fund kishte mbërritur. Kërkesat e ndërsjella ishin marrë në konsideratë, por do të ishte e përshtatshme, për dinjitetin e monarkut të tyre, që Aliu të shfaqte mirënjohje dhe nënshtrim duke e urdhëruar Selimin të shuante pishtarin fatal dhe të largohej nga shpella. Më këtë mënyrë, pjesa tjetër e garnizonit duhej të ngrinte fillimisht flamurin perandorak dhe më pas të evakuonte fortifikimin. Vetëm pas plotësimit të këtyre kushteve, Hurshidi mund t’i dorëzonte Aliut dekretin e nënshkruar nga Sulltani. Aliu u alarmua. Vështronte nga të katër anët i zënë në ankth. Me plot mëdyshje u përgjigj, me fjalët që i dilnin nga goja sikur belbëzonte. Përpara se të largohej nga kështjella, i kishte dhënë Selimit urdhër të prerë. Selimi nuk duhej t’i bindej asnjë urdhri, qoftë ky edhe i nënshkruar dhe i vulosur nga ai vetë, prandaj ai duhej të shkonte personalisht në kështjellë, me qëllim që të përmbusheshin kushtet e parashtruara. Aliu, mendjemprehtë, i zoti dhe dinak, nuk mund t’ia lejonte vetes të binte në ndonjë kurth të papritur, kështu që nuk pranoi menjëherë. Por me sa dukej po mundohej më kot të kundërshtonte një vendim të marrë tashmë. Otomanët, për t’ia mbushur mendjen, shpallën deklarata të tjera zyrtare. Ata u betuan gjithashtu mbi Kuran se ndaj tij nuk ishte kurdisur asnjë plan djallëzor, nuk ishte thurur asnjë komplot i fshehtë. Më në fund, duke iu besuar lutjeve të atyre që e rrethonin, ndoshta duke dalë në përfundimin se gjenialiteti i tij nuk mund të luftonte më kundër fatit, ai pranoi. Nxori një nuskë që e mbante të fshehur në kraharor dhe ia zgjati të dërguarit të Hurshidit, duke i thënë:

- Shkoni e tregojani këtë Selimit dhe do të shihni se si një dragua shndërrohet në qengj!

Dhe në fakt, me të parë hajmalinë, Selimi u përkul me nderim, shoi pishtarin dhe ra në tokë duke e ngulur thikën e vet drejt e në zemër. Në të njëjtën kohë, garnizoni u tërhoq, flamuri perandorak filloi të valëvitej mbi bedena dhe kështjella buzë liqenit u pushtua nga ushtarët e Serasqerit, të cilët brohorisnin si të marrë.

Ishte mesditë. Në ishull, Aliut i dukej se po gënjente veten dhe se kishte shpresa të kota. Zemra i rrihte me rrëmbim, por në fytyrë dukej i qetë, duke mos shfaqur trazirën e brendshme. Njerëzit pranë tij vunë re se ai herë pas here humbiste në mendime të thella, gogësinte mërzitshëm dhe kalonte pareshtur gishtat nëpër mjekër. Porosiste shpesh kafe dhe ujë të ftohtë, ndërsa sytë i hidhte vazhdimisht drejt sahatit. Me dylbitë vëzhgonte herë kampin, herë kështjellat e Janinës, herë vargmalin e Pindit, herë ujërat e patrazuara të liqenit. Nganjëherë sytë i shkonin edhe tek armët e veta e atëherë ato shndrinin guximshëm nga një zjarr djaloshar. Duke qëndruar pranë tij, truprojat mbushën armët; sytë i kishin fiksuar në molin e ishullit.

Ajo ndërtesë ishte e lidhur me një ngrehinë që mbahej në të katër këndet nga shtylla të drunjta, si një teatër i hapur, i ndërtuar posaçërisht për festa popullore. Gratë qëndronin në apartamente që gjendeshin në një distancë jo aq të afërt me ndërtesën kryesore. Gjithçka dukej e trishtuar, e vrenjtur, e heshtur. Sipas zakonit, veziri ulej përballë portës, në mënyrë që të ishte i pari që të takonte vizitorët. Në orën pesë u dukën anijet që po i afroheshin ishullit. Shumë shpejt u shfaqën fytyrat e zymta të Hasan Pashës, Omer Vrionit, Mehmetit – bartësit e shpatës së Hurshidit, myhyrdarit, dhe disa oficerëve madhorë, të gjithë këta të shoqëruar nga një numër i madh ushtarësh.

Sapo i pa, Aliu brofi vrullshëm në këmbë, me dorën në pistoletat që mbante në brez.

– Ndaloni aty! Ç’më keni sjellë? – i thirri Hasanit me një zë të furishëm.

– Vendimin e Madhërisë së Tij, Sulltanit! Nuk i njihni këto germa të ndritura?

Dhe Hasani nxori fermanin që zbukurohej nga një ballinë e praruar.

– I njoh dhe i nderoj.

– Atëherë binduni fatit tuaj! Merrni avdes! Lutuni Allahut dhe Pejgamberit të Tij! Kërkohet koka juaj …

Aliu nuk e la të mbaronte.

– Koka ime, – ia ktheu i xhindosur, – nuk do të dorëzohet si të ishte koka e një skllavi.

Pas shkëmbimit të shpejtë të këtyre fjalëve, u dëgjua një e shtënë pistolete që plagosi Hasanin në kofshë. Aliu, i shpejtë si drita, shtiu mbi myhyrdarin; truprojat qëlluan në të njëjtën kohë duke shtrirë përdhe disa oficerë. Osmanët e tmerruar dolën me vrap nga godina. Aliu, duke parë gjak që i rridhte nga një plagë në kraharor, ulëriti si një dem i tërbuar. Askush nuk guxonte të përballej me këtë njeri kaq të sertë që tashmë flakëronte i egërsuar, por të shtënat vinin nga të gjitha anët dhe katër prej truprojave të tij ranë të vdekur në këmbët e tij. Nuk dinte më ç’rrugë të merrte teksa dëgjoi ushtarët që po qëllonin pareshtur drejt tij nga poshtë dyshemesë prej druri. Një plumb e plagosi në brinjë, një tjetër që erdhi nga poshtë, e goditi në shpinë; këmbët iu morën, u var pas dritares dhe më pas ra mbi divan.

– Nxito, – i thirri njërit prej oficerëve të tij, – vrapo miku im dhe mbyte Vasiliqinë time të gjorë; mos e lër të bjerë në duart e këtyre maskarenjve.

Kur u pa se qëndresa ishte shuar, u hap dera dhe rojat vrapuan të hidheshin nga dritaret. I ndjekur nga xhelatët, bartësi i shpatës së Hurshidit hyri brenda.

– U përmbushtë drejtësia e Allahut! – tha kadiu.

Pas këtyre fjalëve, xhelatët e kapën Aliun nga mjekra dhe e zvarritën deri në oborr. Aliu ishte akoma gjallë. Ata ia vunë kokën mbi një nga shkallët dhe ia ndanë nga trupi pas shumë goditjesh me një jatagan të dhëmbëzuar. Në këtë mënyrë dha jetë Pashai i frikshëm.

Edhe koka e tij e prerë përçonte akoma një efekt njëherazi të tmerrshëm dhe të mahnitshëm, sa ata që e shihnin, mbeteshin të shtangur në vend. Kur Hurshidit ia sollën në një tepsi të madhe prej argjendi, ai u ngrit hopthi për ta marrë, u përkul tri herë përpara saj dhe, me respektin më të madh, i puthi mjekrën, duke shprehur me zë të lartë dëshirën se edhe ai vetë do të dëshironte të meritonte një fund të ngjashëm. Një adhurim i tillë për trimërinë e Aliut i prekte e i frymëzonte kaq shumë këta barbarë sa zhdukeshin nga kujtesa krimet e tij. Hurshidi urdhëroi që koka të parfumohej me esencat aromatike më të kushtueshme. Përpara se ta dërgonte në Stamboll, ai i lejoi shqiptarët t’i bënin nderimet e fundit ish-padronit të tyre.

Kurrë më parë nuk kishte pasur zi më të madhe. Gjatë gjithë natës, përfaqësues nga fise të ndryshme shqiptare nderuan me radhë kufomën, duke improvizuar këngë vajtimi tepër prekëse dhe shprehëse. Në agim, trupi, i larë e i bërë gati për ritet myslimane, u fut në një arkivol të mbështjellë me një pëlhurë të rrallë indiane prej kashmiri, mbi të cilin u vendos një çallmë e mrekullueshme, e zbukuruar me pendët që Aliu vinte gjatë betejës. Kalit të tij të luftës iu pre krifa dhe kafshës i vunë përsipër një mbulesë të stolisur ngjyrë vjollcë. Mburoja, shpata, armët e tij të shumta dhe stema të ndryshme u ngarkuan në kuaj. Kortezhi u drejtua për nga kështjella, mes thirrjesh ngushëlluese e të përzemërta të ushtarëve.

Një oficer i lartë, i caktuar për të organizuar ceremoninë mortore, në mënyrë që të ndjerit t’i jepej me nderimet e duhura lamtumira e fundit, shoqëronte të vdekurin mes njerëzve që qanin e çirreshin aq shumë sa vajtimet e tyre jehuan rrënojave të Janinës. Herë pas here shtihej me topa në shenjë respekti. Garnizoni që mbronte tashmë kështjellën, ngriti grilën me shufra hekuri që bllokonte portën kryesore, për të lejuar hyrjen e kortezhit, dhe nderoi ushtarakisht. Trupi i pajetë, i mbështjellë me qefin, u vendos në një varr ngjitur me atë të Eminesë. Pasi u mbush gropa e varrit, një imam u afrua për të dëgjuar konfliktin e supozuar mes engjëjve të mirë e të këqij, të cilët grinden mes tyre për zotërimin e shpirtit të të vdekurit. Kur më në fund imami deklaroi solemnisht se Ali Tepelena do të prehej në paqe mes virgjëreshave qiellore, shqiptarët, duke murmuritur me njëri-tjetrin, u shpërndanë si valë deti pas një stuhie.

Duke përfituar nga nata e kaluar, ndërsa epirotët nderonin trupin e të ndjerit, Hurshidi dha urdhër që koka e Aliut të futej në një peshtaf të argjendtë dhe të dërgohej në fshehtësi në Stamboll. Mbajtësi i shpatës së tij, Mehmeti, i cili kishte drejtuar ekzekutimin, do t’ia paraqiste kokën e Aliut, Sulltanit. Në këtë mision të rëndësishëm ai do të shoqërohej nga treqind ushtarë otomanë. E paralajmëruan të vepronte me shpejtësi, kështu që u nis përpara se të gdhinte dita për t’iu larguar sa më shumë arnautëve, nga të cilët pritej ndonjë sulm i befasishëm.

Më pas, Serasqeri urdhëroi t’i sillnin Vasiliqinë, e cila nuk pati fundin e parashikuar nga i shoqi. Ajo u hodh te këmbët e Hurshidit, duke iu përgjëruar që t’i shpëtonte jo jetën, por nderin. Ai e ngushëlloi dhe i garantoi mbrojtjen e Sulltanit. Vasiliqia shpërtheu në lot kur pa sekretarët, arkëtarët dhe administratorët e Aliut, të gjithë të prangosur. Kishin mundur të gjenin vetëm 600 qese me flori (rreth 25 milionë piastra) nga thesari i Aliut. Nëpunësit e tij qenë torturuar, me qëllim që të zbulonin se ku mund të ishte fshehur pjesa tjetër. Nga frika se mos e pësonte si ata, Vasiliqia humbi ndjenjat në krahët e shoqërueseve të saj. Ata e dërguan në çifligun e Bonilës derisa Porta e Lartë të vendoste për fatin e saj.

Korrierë në të gjitha krahinat qenë dërguar për të njoftuar vdekjen e Aliut. Madje, ata ia kishin dalë t’ia kalonin edhe eskortës triumfatore të Mehmetit. Ky i fundit, kur mbërriti në Grevena, u habit kur pa se e gjithë popullsia e qytetit dhe fshatrave përreth ishte mbledhur në pritje të tij. Këta nuk mund ta shkonin në mend se Aliu mund të binte pre e otomanëve, ndaj mezi u besuan syve kur e nxorën kokën e tij për ekspozim. Ajo mbeti e ekspozuar në shtëpinë e Veli Agës, ndërkohë që ushtarët u freskuan dhe pushuan. Kureshtja e popullit sa vinte e shtohej gjatë udhëtimit, ndaj u vendos një tarifë për këdo që donte të shikonte kokën e Aliut. Kështu, koka e vezirit të shquar u degradua në një artikull që u ekspozua në çdo zyrë postare derisa mbërriti në Stamboll.

Tashmë koka e atij njeriu që u pati kallur datën otomanëve, u shndërrua në relike dhe, më 23 shkurt, u ekspozua për publikun në portat e pallatit perandorak. Lindja e trashëgimtarit të shpatës otomane, një lajm që u përhap menjëherë me atë të vdekjes së Aliut, pas gjëmimit të topave, u prit me entuziazëm të papërmbajtshëm nga banorët e Stambollit. Grupe ushtarësh lëshuan thirrje triumfuese sapo një dokument iu ngjit kokës së Aliut. Ky dokument, në të cilin përshkruheshin krimet dhe rrethanat e vdekjes, mbyllej me këto fjalë: “Kjo është koka e Ali Pashës, tradhtar i fesë islame”.

Pasi i ofroi Hurshidit dhurata përrallore dhe shpërbleu ushtarakët trima, Mahmuti II e ktheu vëmendjen nga Azia e Vogël, ku djemtë e dëbuar të Aliut do të harroheshin nëse nuk do të zotëronin aq shumë pasuri. Një sulltan nuk denjon të merret personalisht me skllevërit e tij, kur ai mund t’i ndëshkojë ata me një urdhër të prerë. Kështu, Madhëria e Tij vendosi se kishte ardhur momenti që edhe bijtë e Aliut të ndaheshin nga kjo botë. Veli Pasha, më frikacak sesa një skllave e haremit të tij, dëgjoi i gjunjëzuar dënimin ndaj tij. Ky njeri harbut, i cili, në sarajet e tij në Artë, kishte kërcyer nën tingujt e një orkestre, ndërsa viktima të pafajshme torturoheshin mizorisht përqark tij, mori dënimin e merituar për krimet e tij. Më kot u puthte këmbët xhelatëve të tij, duke kërkuar mëshirë që të paktën ta vrisnin pa dëshmuar masakrat që mund t’u ndodhnin familjarëve të tij. Ai duhet të ketë duruar me pikëllim të thellë vdekjen e dy bijve që i vranë përpara syve të tij, Mehmetin, më të madhin, që shquhej për bukurinë e tij të rrallë, dhe Selimin, një djalosh i fisëm, meritat e të cilit mund të kishin siguruar një amnisti, nëse nuk do të ishte parashkruar një fat aq kobzi për familjen tepelenase. Pasi dëshmoi edhe vdekjen e vëllait tjetër, Sali Pashës, djalin më të adhuruar të Aliut, që e kishte bërë me një skllave gjeorgjiane në moshë të thyer, Veliu, duke gulçuar nga të qarat, u shtriu kokën fajtore xhelatëve.

Paskëtaj, xhelatët u morën me gratë e tij. Fatkeqen Zybejde, historia skandaloze e së cilës përflitej edhe në Stamboll, e futën në një thes dhe e hodhën në lumin Pursak. Katerina, gruaja tjetër e Veliut, dhe bijat e tij nga nëna të ndryshme, u morën zvarrë drejt pazarit dhe iu shitën në mënyrë poshtëruese barinjve turkomanë. Më në fund, këta xhelatë kishin për detyrë të bënin një inventar të pasurive të viktimave të tyre.

Por trashëgimia e Myftar Pashës nuk ishte një pre dhe aq e lehtë për t’u konfiskuar. Oficeri otoman që guxoi të prezantohej duke i zgjatur fermanin, ra si thes në këmbët e Myftarit që i futi një plumb ballit.

– Maskara! – bërtiti Myftari duke ulëritur si një dem i harbuar që sapo i ka shpëtuar thikës së kasapit. – Ç’të thotë mendja? Që arnauti vdes si një eunuk? Edhe unë jam tepelenas! Nxirrni armët! Shtini mbi ta, ndryshe na pret vdekja!

Me të thënë këto fjalë, ai u turr me shpatë në dorë drejt këtyre xhelatëve, të cilët u sprapsën. Myftari, në krye të cubave të tij, ia doli të ngrinte fortifikime përpara apartamenteve të tij.

Në ndihmë të xhelatëve erdhi një trupë jeniçerësh që avancoi drejt fortifikimeve me topa dhe armatime të tjera të rënda. Filluan luftime të ashpra. Fortifikimet e dobëta të Myftarit u bënë copë e çikë. I nderuari Meçe Bono, i ati i Elmaz Beut, besnik ndaj Myftarit, u vra nga një plumb në kokë. Pasi vrau një tufë armiqsh dhe pa që shokët e tij po binin një e nga një, Myftari, me shumë plagë në trup, i vuri zjarrin magazinës me barut dhe vdiq duke i lënë si trashëgimi Sulltanit një grumbull gërmadhash. Ky ishte dhe fati i pashmangshëm i tij. Në ndryshim nga babai dhe vëllezërit e tij, ai nuk vdiq nga duart e xhelatëve.

Kokat e bijve dhe nipërve të Aliut, që u dërguan në Stamboll dhe u ekspozuan në portën e pallatit, lanë pa mend turmat kureshtare. Vetë Sulltani, i mahnitur nga bukuria e Mehmetit dhe Selimit, qerpikët e gjatë dhe qepallat e mbyllura të të cilëve u jepnin atyre pamjen e ca të rinjve të hijshëm, të zhytur në gjumë të thellë, përjetoi emocione të forta.

– I kisha imagjinuar të vjetër si Aliu! – ia këputi ai marrëzisht.

Në fund, ai shprehu keqardhje për fatin e tyre.

Ky shkrim Si u vra Ali Pasha, fjalët e fundit për Vasiliqinë…* u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Ali Pasha, masakra në emër të nënës

$
0
0

“Ali Pasha, krime fatkeqe”/ Shtëpia botuese “Saras” hedh në treg romanin historik shkruar nga shkrimtari i njohur francez Alexandre Dumas, për Ali Pashë Tepelenën/ Një tablo e plotë e Shqipërisë së fillimshekullit XIX, përmes jetës së një shqiptari, i cili arriti të depërtonte në zemër të perandorisë otomane, me dinakërinë dhe zgjuarsinë e lindur… Si e shtiu në dorë Janinën dhe ekzekutimet që e çuan drejt pushtetit…

Alda Bardhyli

Ali Pasha (2)
Portrait of Ali Pasha
ali pasha

Në Napolin e vitit 1860, të përfshirë nga revolucioni i “këmishave të kuqe”, në mbrëmjet plot biseda që kalonte me Giuseppe Garibaldi-n, Alexandre Dumas, një nga shkrimtarët më të njohur francezë, do të dëgjonte për herë të parë për Ali Pashë Tepelenën, shqiptari që kishte jetuar në brigjet tej Jonit dhe Adriatikut. Dumas ishte një nga miqtë e afërt të Garibaldi-t dhe e ndihmoi atë jo vetëm me armë, por dhe përmes penës së tij, duke u bërë jehonë përpjekjeve të heroit italian për bashkimin e Italisë. Historitë e treguara nga Garibaldi, për aftësinë e tij për t’ia dalë ballë çdo situate, duke pushtuar Janinën, dhe për të depërtuar në zemër të Perandorisë Otomane, do të grishnin tek Dumas pasionin e tij për historinë. Ai filloi të interesohej jo vetëm për fatin tragjik të Aliut, por dhe për historinë heroike të suljotëve, shqiptarëve të Jugut, apo fatin e vetë Shqipërisë, për të cilën, ai ishte gati të vihej në luftë. Dumas do të hulumtonte një sërë dokumentesh, letra dhe korrespodenca që lidheshin me Shqipërinë, shënimet e konsullit francez në Janinë, François Pouqueville, apo kujtimet e Félicien Mallefille për t’u frymëzuar për një nga biografitë më të mira të shkruara për Pashain shqiptar. “Ali Pasha, krime fatkeqe”, do të botohej për herë të parë në vitin 1862 fillimisht në gazetën “L’Indipendente” (që botohej në gjuhën italiane dhe franceze), për t’u botuar më pas në Francë në një libër. Ky roman ka qenë pikënisja e parë mbi të cilën u zhvilluan më pas ngjarjet në romanin e njohur të Dumas, “Konti i Monte Kristos”. I përkthyer në shumë gjuhë, libri ka qarkulluar si një manual në Parisin e pas viteve 1900, dhe rekomandohej si një libër leximi për të gjithë ata që donin suksesin. I nisur të bënte një biografi të pashait shqiptar, Dumas nuk i është shmangur dot shkrimtarit. Libri është një prozë ku ndërthuret letërsia me historinë, imagjinata me faktet, për të dhënë një përshkrim deri në detajet më të vogla të arsyeve që e bënë Ali Pashën, mizor dhe të pamëshirshëm. “Ali Pasha, krime fatkeqe”, tashmë mund të lexohet edhe në gjuhën shqipe. Shtëpia botuese “Saras” prej pak ditësh ka nxjerrë në treg romanin, i cili vjen si një këndvështrim tjetër i historisë sonë në fillimshekullin XIX, përmes jetës së një personazhi shpesh kontradiktor. Botimi i këtij libri në shqip është një kontribut në fushën e historisë, për vetë koherencën që ky roman ka për kohët që përshkruan. Nuk kishte kaluar 40 vjet nga vdekja fatale e Ali Pashës, kur ky francez nisi të shkruante një histori për të. Ky libër është një zë i munguar në lëmin e botimeve për Ali Pashën, figura e të cilit përgjatë 50 viteve ka qenë pak e njohur, shpesh kontradiktore. Hapja e arkivave pas viteve ’90 kanë sjellë dokumente e shënime të cilat kanë zbuluar por dhe kanë hedhur mjegull mbi shumë ngjarje të shekullit të XIIX. Dumas e quan Aliun një tiran, duke e krahasuar me Tibere, Kaligula apo Neron i Epirit, edhe pse, nga ana tjetër, e sheh si një figurë çlirimtare kur shkruan se pa e kuptuar, Ali Pasha i shërbeu zgjimit dhe çlirimit të Greqisë. “Duke mos besuar në Zot, duke përçmuar njerëzit, duke dashuruar vetëm vetveten, duke ëndërruar vetëm për vetveten, duke dyshuar te të gjithë rreth tij, i guximshëm në ide i patundur në vendosmëri, i paepur në veprim, i pamëshirshëm në hakmarrje, herë pas here i pacipë, i përulur, i dhunshëm ose i zhdërvjellët, në varësi të rrethanave, gjithmonë dhe plotësisht i logjikshëm në egoizmin e tij, ai është Çezar Borxhia, i rilindur mysliman, ai është modeli ideal i mishërimit të politikës fiorentinase, princi italian i konvertuar në satrap”, shkruan Dumas në libër. Duke bërë një përshkrim të historisë shqiptare dhe të historisë familjare të Ali Pashës, historive të Hormovës dhe Kardhiqit, Pargët dhe veçanërisht të suljotëve si dhe fundit tragjik të Ali Pashës, Dumas flet me një simpati të veçantë për shqiptarët si popull. “Hakmarrja dhe dashuria janë pasionet thelbësore të shqiptarëve. Për ligj ata kanë ligjin e shpagimit. Gratë janë të bukura e pjellore, por pas martesës, ato bëhen pothuajse skllave dhe vihen në punë të rënda, pasi gjithë prodhimet e tokës janë fryt i punës së tyre. Si dhe zviceranët, shqiptarët janë njerëz të gëzuar dhe ashtu si ata, janë besnikë gjer në vdekje. Në kohën e Henri IV, Franca mori në ushtrinë e saj shqiptarët, ashtu si Charles III, mbreti i Napolit, kishte një regjiment mbretëror të Maqedonisë të përbërë nga shqiptarët e ikur në Kalabri pas vdekjes së Skënderbeut”, shkruan Dumas. Duke e parë Aliun si një personazh letrar, Dumas futet thellë në psikologjinë e tij duke bërë një kronologji të pemës familjare, duke nisur nga paraardhësit. Të gjithë mizorinë e Aliut, ai ia dedikon një gruaje. Ajo ishte Hankoja, nëna e tij. Në libër përshkruhet se si ajo dhe e bija Shanishaja u morën dhe u përdhunuan 30 ditë nga banorët e dy krahinave Hormova dhe Kardhiqi. Hankoja e rriti të birin me idenë e pushtetit, dhe për të mos besuar tek askush. Për shumë kohë, ajo kishte vuajtur nga kanceri në mitër, rezultat i një jete të shthurur. Duke e ndier se po i vinte fundi, ajo dërgonte tek i biri lajmëtar pas lajmëtari, me qëllim që ai ta takonte përpara se ajo të ndërronte jetë. Kur gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, ai u nis drejt Tepelenës, por arriti shumë vonë. Atje gjeti të motrën, Shanishanë, duke vajtuar mbi trupin e pajetë të nënës së tyre, e cila kishte dhënë grahmën e fundit para një ore. E pushtuar nga tërbimi dhe duke vjellë vrer kundër Perëndisë, Hankoja u kishte lënë amanet fëmijëve të saj, duke rënkuar nga dhimbjet e duke mallkuar për fatkeqësitë që i kishin ndodhur në jetë, t’i plotësonin një për një dëshirat e saj të fundit. Pasi i bënë nderimet e rastit, mes hidhërimit të vdekjes së nënës së tyre, Aliu dhe Shanishaja lexuan bashkërisht letrën ku përshkruhej amaneti i Hankos së ndjerë. Ajo kërkonte që të kryheshin disa vrasje të veçanta dhe përmendte fshatra të ndryshme, të cilat, një ditë, duhej të shkrumboheshin, dhe urdhëronte që sa më shpejt të ishte e mundur të shfaroseshin nga faqja e dheut banorët e Hormovës e Kardhiqit, të cilët i kishin shkaktuar tmerret më të padurueshme në jetë. Ky amanet i Hankos do të vihej në jetë shumë shpejt nga i biri, i cili duke përdorur pabesinë, arrin të hyjë në këto krahina, duke ofruar paqe dhe besë, e duke e shkelur atë mbrëmjeve, duke bërë masakër. Dumas përshkruan me aftësinë e një psikanalisti dhe raportin e tij me të shoqen, Eminenë. Shumë pak është folur për këtë grua dhe rolin që ajo ka pasur në jetën e Ali Pashës, duke u parë më shumë Vasiliqia si gruaja që të sjell në kujtesë Pashain. Për Dumas, ishte Emine, gruaja që i copëtoi zemrën Pashait, i cili iu dorëzua një jete të shthurur duke futur në harem vajza e djem të bukur pas vdekjes së saj. E bija e Kapllan Pashës, nëna e Myftarit dhe Veliut, e cila, e dënuar të jetonte mes ligësisë, mbeti sa ishte gjallë zemërgjerë dhe e virtytshme. Ali Pasha nuk mundi ta harronte asnjëherë atë, të vetmen që mundte të sillte pak butësi në gjithë egërsinë që e shoqëronte… Dashuria e tij me Vasiliqinë ishte e një lloji tjetër. Ai u njoh me të kur ishte 60 vjeç. Vetë fjalët që u dha rojave të tij teksa u pre në besë nga otomanët, teksa po jepte shpirt që “mbysni Vasiliqinë, mos e lini të bjerë në duart e tyre”, tregon lidhjen që pati me këtë grua.

Libri i Dumas është një histori tjetër e Ali Pashës. Një e vërtetë e shkruar me stilin e një shkrimtari, veprat e të cilit vazhdojnë të lexohen kudo ende sot. Një histori për historinë tonë, atë që vazhdojmë ta kërkojmë me ngulm arkivave, apo shënimeve që të huajt kanë thënë për ne. Ato të vërteta që historia jonë shpesh e mbrapshtë më shumë na i ka larguar… Ky është një libër për Aliun, këtë shqiptar që ka brenda tij gjithë helmet e historisë, që me karakterin e gjenit të kësaj race ka hartuar në mendjen e tij i pari autonominë e këtij vendi, duke shfrytëzuar situatën e vështirë të perandorisë osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, zgjeroi pushtetin e vet duke marrë toka që nga gjiri i Prevezës deri në lumin Shkumbin. Ai jetoi si një tiran, dhe vdiq i tradhtuar…

Ky shkrim Ali Pasha, masakra në emër të nënës u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

MJESHTRI I MADH, ALEKSANDËR DUMA, ZBULON ALI PASHË TEPELENËN E VËRTETË

$
0
0

Shtëpia botuese “Saras”, me botimin “Ali Pasha – Krime famëkeqe”

Bajram Peçi

Janina e parë nga ishulli
Ali Pasha
Ali Pasha

Është një fat i madh i historiografisë shqiptare që të ketë studiues e lëvrues të saj krijuesin e famshëm të letrave franceze, Aleksandër Duma. Lexuesi ynë ka njohur prej këtij kolosi të letërsisë fillimisht shqiptaren Haide, bukuroshen e virtytshme që hyri në jetën e Edmond Dantes te vepra e shumënjohur, “Konti i Monte Kristo”. Libri, kjo portë e botës, siç e ka cilësuar Stefan Cvajg (Stefan Zweig), i rivë shqiptarët në qendër të vëmendjes, përmes romanit historik të Aleksandër Duma. Për lexuesin tonë, kjo vepër historike hidhet në treg nga shtëpia botuese “Saras”, e përshtatur në shqip nga Blendi Lami dhe e redaktuar nga Alda Bardhyli. Pasi e lexon, shpejt arrin të kuptosh se porta, që askush si ai nuk ka arritur dot ta hapë, të çon te më e arrira në morinë e veprave për këtë figurë të famshme shqiptare, me ndikim përcaktues në fatet e Perandorisë Otomane dhe historinë e rajonit të çerekut të parë të shekullit XIX.

Forma kronologjike e shtjellimit të historisë së Ali Pashë Tepelenës krijon mundësinë e ndjekjes funksionale, në ngjashmëri me një kronikë monografike. Që në krye, libri të bën të vetëdijshëm se kemi në dorë një nga historitë më të besueshme për Ali Pashën e Janinës, të zhveshur nga glorifikimet dhe sidomos stisjet për ta hijeshuar me petkun e atdhetarit të kombit shqiptar. Vetëm nga krijimtaria e një gjeniu si A. Duma, figura e tij merr vlerat e vërteta dhe shndërrohet në një shikim real të stofit që e vesh atë. I venitur apo jo, arrijmë ta kuptojmë Ali Pashain dhe ta vlerësojmë veprimtarinë e tij më me qartësi. Autori, kur ka zgjedhur që emrin në titull ta ngarkojë me përcaktimin analitik, “Krime famëkeqe”, është i bindur, pavarësisht ndonjë kritike se “ka tejkaluar caqet”. Na vjen mirë apo keq nga ky përfundim, vetëm kur lexon librin kupton një gjë të sigurt: lënda nga vjen shtjellimi, burimi i informacionit, referimet e bashkëkohorëve të Ali Tepelenës dhe kujtimet e shkruara që vijnë nga një varg bashkëkohësish, nga ambasadori përfaqësues pranë Pashait, Pukëvijit, Lord Bajronit, Felicien Mallefille, Hughes dhe Uilliam Plomer, janë të mjafta për ta pranuar si titullin ashtu dhe jetëshkrimin, si më të saktin për jetën e tij. Adhurimi dhe përjetësimi nga shërbëtorë e bashkëluftëtarë, çka vihet re në një sërë botimesh, pasi lexon Duman, kupton se u përkasin bindje individësh thjesht vetjake dhe dalin nga domethënia e karakterit që Pashai shfaqi në jetë e në qeverisjen feude. Këtu përfshihet edhe dekori që ndërtuan historianë, studiues e shkrimtarë shqiptarë rreth rolit që luajti e fantazive të mjegullta për karakterin kombëtar të veprimeve të Ali Pashë Tepelenës. Romani i A. Duma u jep një qëndrim të prerë: sa mizor aq dhe otoman.

Ndërsa shfleton me kërshëri faqe pas faqe, zbulon te vepra e të madhit Duma tre aspekte domethënëse: së pari, se Pashai ngjiti lartësitë hierarkike si plaçkitës, se ka qenë një mizor famëkeq, dhe së treti, se Pashai i ka përkitur një kombi fisnik e trim, por jo i arrirë tërësisht e pacene. Ia vlen që lexuesit të nderuar, përkatësisht t’ua shtjellojmë.

 

Lufta është një arsye për plaçkitje

Shpata – shkruan Duma – ishte instrumenti për të shtuar pushtetin dhe pasurinë. Në historinë e shqiptarëve kështu kishte ndodhur më parë me një tjetër Ali, me Muhamed Aliun, i cili e shndërroi pashallëkun e Egjiptit në mbretëri pasi shfarosi mamlukët; dhe historinë, që përmes këtij libri A. Duma tregon për Ali Pashë Tepelenën, Pashain e Janinës, qëndresa e gjatë e të cilit i parapriu ringjalljes së Greqisë, e shohim të ngjitet në pushtet me përdorimin pa kufizim të shpatës dhe sëpatës. Nën despotizmin otoman, blerja e posteve të çdo rangu ishte ligj perandorak. “Në këtë mënyrë – shkruan Duma – po zhvillohej një shkencë e re e administrimit dhe posti mund të ruhej vetëm kur tjetri plaçkitej sa më shpejt të ishte e mundur”.

Në shekullin kur jetoi dhe veproi Ali Pashai, Duma dallon tre grupe shoqërore: ata që përfitonin gjithçka; ata që mundoheshin të kursenin dhe ata, që pa asnjë pronë dhe pa asnjë shpresë, nuk shfaqnin pikë interesi se çfarë ndodhte. Në këtë rend jetësor kaluan përpjekjet e Aliut. Shpërthimet e energjisë në rini zunë fill me ushtrimin e forcës së banditit dhe më pas, të autoritetit duke shfarosur bandat e armatolëve ose kaçakëve. Natyrisht, plaçkiti sa për të blerë postin. Më pas e shohim në shërbim të Pashait të Negropontit si Bylykbash për rendin dhe kufijtë; vazhdoi me plaçkitje në postin e ruajtjes së rrugëve (dervenxhi pasha); u shtoi posteve në ngritje atë të sundimtarit të Thesalisë dhe pas saj, në këtë mënyrë për disa vjet, Aliu i hodhi sytë nga krahina e Janinës, e cila nuk vonoi t’i jepej si “Arpalik”, duke bashkuar kështu Pashallëkun e Janinës me atë të Thesalisë. Në gjithë këtë rrugë, armëve të ftohta, shpatës e sëpatës, u shtoi armët e zjarrit, dhe siç vë në dukje historiani Çekrezi, një nga të vetmit historianë shqiptarë që nuk e idealizoi figurën e Aliut, dinakërinë dhe hipokrizinë.

Zulmat e jetës të Aliut, autori i përcakton mjaft qartë në thënien: “I guximshëm në ide, i patundur në vendosmëri, i paepur në veprim, i pamëshirshëm në hakmarrje”.

 

 Ali Pashë Tepelena, një mizor i pandalshëm

Para së gjithash mbetet e pashlyeshme për lexuesin mënyra se si çoi drejt vdekjes të shoqen. E rendis të parën se përmes krimit në familje mund të zbulohet edhe më mirë natyra e tij e egër. Në ato kohë të largëta nuk ishte se kish ndonjë qëndrim emancipues ndaj gruas, për më tepër që në sarajet e pashallarëve ekzistonte poligamia me haremet që mbaheshin në banesat. Gjithsesi, burrat, qoftë dhe sundimtarë, gratë që ishin nëna të bijve të tyre, i respektonin dhe kujdesi mbi to ishte cilësi e përhershme. Në morinë e krimeve të përgjithshme e vetjake të Ali Pashait, vdekja e gruas zë kreun më tronditës. Martesa me Eminenë, vajza e Pashait të Delvinës, Kapllanit, por që rrinin në Gjirokastër, u bë nga Aliu me synimin e kapjes së pushtetit. “Emineja – shkruan Duma – ishte një nga gratë më të nderuara në Epir… Duket paksa e çuditshme që, në mes të kësaj tabloje të përgjakshme, të ndeshesh me këtë figurë fisnike, zemërbardhë dhe paqësore, e cila, ashtu si një oaz në shkretëtirë, të çlodh mendjen e rraskapitur me kaq shumë ligësi, pabesi e tradhti”.

Fillimisht Emineja pa se si Aliu i futi në kurth dhe i vrau babain; më pas i vrau burrin e së bijës, u bë dëshmitare e orgjive të tij seksuale. “Ajo u shkëput thuajse tërësisht nga i shoqi që i kishte duart e lara me gjak, dhe e kaloi jetën në skutat e errëta të haremit, duke u lutur si një e krishterë për vrasësin dhe viktimat e tij…Kështu Aliu humbi dashurinë e Eminesë. Deri atëherë, atë e kishte pasur si engjëll mbrojtës…”.

Mizoritë e tij e kishin mbushur kupën, deri kur Emineja një ditë, e përlotur iu përgjunj e iu mëshirua që të ndalte krimet ndaj fisit të famshëm shqiptar të suljotëve. Aliu, i tërbuar nga sa i kërkoi e shoqja, pasi i qëlloi me pistoletë për ta vrarë dhe plumbi nuk e kapi, i shkoi në mesnatë në harem. Elebetitur nga zhurma dhe pamja e të shoqit të tërbuar që shqeu derën e mbyllur, “…Eminejau përplas në tokë nga tronditja; konvulsionet nuk i ndaluan derisa dha shpirt”.

Krimet në familje përbëjnë zulmëdhatë e përhershme të sjelljes së tij mizore. Spikasin mes të tjerash vrasja e Eufrosinës, së dashurës së djalit, Myftarit, e cila refuzoi t’i jepej; përdhunimi i Zybejtes, nusja e djalit, Veliut, të cilën u përpoq ta joshte dhe ajo e refuzoi. E vuri në gjumë, e përdhunoi dhe e la shtatzënë, e detyroi të dështonte, vrau mjekun që e ndihmoi, vrau gratë e haremit që e ndihmuan për përdhunimin dhe së fundi, nuk u ndal deri sa u preu kokat edhe vrasësve në korridoret e nëndheshme.

Në popullatën e Jugut shqiptar, Ali Pashës – Luanit të Janinës, historia e A. Duma i lë mbi shpinë dy krime të pashlyeshme: shfarosja e racës së suljotëve trima, vrasja dhe shpërngulja përfundimtare nga malet e tyre, të cilat pas këtij krimi nuk e dëgjuan më tingullin e shqipes çamërishte; vrasjet e shqiptarëve të Pargës, largimi nga qyteti dhe degdisja e tyre në Korfuz, marrëveshje të cilën A. Duma e cilëson se u arrit në një darkë, (me komisionerin e lartë të Britanisë së Madhe, Sër Tomas Maitland) e arritur “…në mes të këtij harbimi pijanecësh, turku dhe anglezi ranë dakord për të ardhmen e hidhur të territorit të Pargës”. Të nesërmen, trupat e Aliut, nën udhëheqjen e Myftarit, pushtuan qytetin shqiptar të Pargës, ku çfarë gjetën i masakruan.

Krimet e vrasjet masive, djegia dhe shkrumbosja e fshatrave Kardhiq e Hormovë, renditen të fundit. Krimi ishte i përbindshëm, por, pa e marrë në mbrojtje, ai bëri atë paudhësi që i bënë shqiptarët e Toskërisë. Madje, nuk është plotësisht e sigurt në e vuri nderin në vend. Këto dy fshatra i kishin përdhunuar nënën dhe motrën. “Neroni -shkruan një ish-oficer artilerie – në krahasim me Ali Pashën, do të dukej një filantrop”.

 

Anarkinë shqiptarët e quanin krenarisht liri

Është thënie e autorit. E kam shkëputur nga teksti enkas për ta nënvizuar si shprehjen më domethënëse, që e përshkon si tipar dhe vazhdon ta ndjekë ende edhe sot e kësaj dite. A. Duma e shoqëron këtë thënie me një mori argumentesh, përmes të cilave ai zbulon se “…çdo shqiptar jetonte brenda kufijve të lirisë së tij, si në një kështjellë”.

Ndërsa Aliut dhe të bijve që ecnin në gjurmët e tij, nuk ua gjeje shokun sa i përket ligësisë që ushtronin për mbajtjen e fuqizimin e pushtetit, A. Duma bri tyre vendos racën nga ata vijnë, të cilët ngrihen lart në virtyte. Shfarosja e suljotëve në vitin 1803, këtij fisi madhështor malësorësh shqiptarë, në roman shoqërohet me rrëfime mbi rezistencën e qëndrimet kryelarta të tyre. Në të njëjtat vlera i sjell Duma edhe parganjotët krenarë e trima, kur në maj të vitit 1819 Ali Pashai me djemtë i syrgjynosin.

Në morinë e ngjarjeve, nuk mund të shpëtojë pa u përmendur sjellja e gardës së Pashait, që ishin tërësisht mirditorë. Kur Aliu i Janinës u kërkoi rojeve të masakronin banorët e qytezës Kardhiq, që i kishin futur bashkërisht brenda një rrethimi, ata e kundërshtuan prerë. “Atëherë, ai urdhëroi që ata t’i zhdukeshin nga sytë dhe u bëri thirrje për sulm të krishterëve mirditorë që shërbenin në ushtrinë e tij.

- Ju, mirditorë trima! – gërthiti ai. – Po ju besoj detyrën e asgjësimit të armiqve të familjes sime. Merrni hak në emrin tim dhe unë do t’ju shpërblej me pasuri që nuk e keni parë as në ëndërr…

Prijësi i mirditorëve bëri ca hapa përpara dhe hodhi pas kapuçin e pelerinës së tij të zezë.

- O Pasha! – tha ai, duke e parë Aliun gjakftohtë drejt e në sy. – Fjalët e tua na fyejnë. Mirditorët nuk vrasin të burgosur të paarmatosur. Lirojini kardhiqiotët, armatosini dhe ne do të luftojmë deri në vdekje; ne ju shërbejmë si ushtarë, jo si xhelatë”.

 Çdo shqiptar – shkruan autori – jetonte në Pashallëkun e Janinës (që në ato mote popullohej kryesisht nga shqiptarë) brenda kufijve të lirisë së tij, siç do të bënte në një kështjellë në mal. Përcaktimet në roman të A. Duma për shqiptarët ngrihen si obeliske madhështore: Hakmarrja dhe dashura janë pasionet thelbësore të shqiptarëve; Ligji i tyre është shpagimi. Ngjajnë sikur t’i ketë thënë një ditë më parë!

     *          *          *

Në romanin historik, “Ali Pasha – Krime famëkeqe”, Aleksandër Duma, për të nxjerrë në pah natyrën mizore të Pashait që qeveriste shqiptarët e Jugut për më se tre dhjetëvjeçarë, sjell rrëfenjën se si Aliu, që kishte disa karroca për vete dhe familjen e tij, nuk donte të lejonte askënd tjetër ta kishte këtë privilegj. Për të shmangur tronditjet gjatë ecjes me karrocë, ai hoqi gurët e kalldrëmeve në Janinë dhe qytetet e afërta. Kështu, në verë, pluhuri u zinte frymën njerëzve, ndërsa në dimër, mezi mund të kalohej nga balta. Në të 11 kapitujt e romanit, dy vepra bamirësie i njeh Aliut, A. Duma: Shpëtimi nga vdekja e Vasilikës së vogël me bukuri të rrallë prej trupave ndëshkimore, që masakronin popullsinë në fshatin Plikivica dhe shpërblimi që i dha plakës Nuze, e cila viteve të tij të kaçakut i ishte ndodhur t’i qepte plagët e gjakosura në trup. Edhe plakën Nuze, që ai e kish harruar, ndodhi që e takoi rastësisht vite e vite më pas. Këto dy vepra, shkruan autori, ndriçojnë për pak çaste horizontin e errët të jetës së Aliut.

“Ai do të kishte dashur – shkruan Aleksandër Duma – që askush të mos mbijetonte pas vdekjes së tij”.

Lexuesit që do të marrin në dorë këtë roman historik, kënaqësinë do t’ua japë çdo gjë që përmban ky libër, si stili i tregimtarit, rrëfenjat që shoqërojnë identitetin shqiptar, ashtu dhe përshkrimi i një figure që jep edhe sot efekte admirimi. Lexim të këndshëm!

Ky shkrim MJESHTRI I MADH, ALEKSANDËR DUMA, ZBULON ALI PASHË TEPELENËN E VËRTETË u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Ministrat e Kulturës së rajonit takohen në Berlin  

$
0
0

Kumbaro flet për raportin mes pushtetit dhe kulturës

Ministrja ne BerlinBerlini priti ministrat e Kulturës së rajonit në dialogun kulturor “Politika multikulturore-formësuese aktive e politikës dhe krijuese e së ardhmes”, podium i iniciuar nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ishte e ftuar në këtë dialog kulturor së bashku me përfaqësues të lartë të politikës dhe kulturës nga Europa, kryesisht nga Europa Juglindore. “Përkthimi dhe diplomacia mbeten më të nevojshme se kurrë sot, kur Europën e kërcënon një distancë dhe memecëri e re për shkak të krizës së Ukrainës”, tha ministri Steinmeier në fjalën e tij përshëndetëse.

Në takimin mes ministres Kumbaro dhe ministrit Steinmeier u diskutua për rolin e kulturës dhe diplomacisë dhe klimën në Europën Juglindore, ku njerëzit po ecin drejt Bashkimit Europian. Ai vlerësoi hapat e bërë nga qeveria shqiptare në të dyja drejtimet dhe tregoi interes për të mbështetur takimin e radhës së Tradukit, që do të mbahet në pranverën e ardhshme në Tiranë.

“Është pikërisht momenti të kuptojmë se roli i kulturës bëhet i jashtëzakonshëm, kur pranojmë faktin që kultura nuk është luks që ia lejojmë vetes, pasi kemi zgjidhur problemet sociale. Kultura është e vetmja hapësirë pa kufij ku mund të qarkullojmë lirisht pa pasur nevojë për lejekalim, ku në vend që të kundërshtojmë mund të dialogojmë, edhe nëse nuk jemi dakord”, tha ministrja Kumbaro në fjalën e saj, duke folur për raportin mes pushtetit dhe kulturës. “Kultura luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në përpunimin e mendjes, me qëllim që të hapë mendjen drejt botës, për ta bërë të lirë dhe për të çliruar. Vetëm me këtë kusht mund të rikrijojmë të ardhmen e kontinentit tonë pa pengesa, duke respektuar kufijtë e vendeve. Kultura ka fuqinë t’i kthejë njerëzit nga vëzhgues pasivë në aktivë, sepse ajo arrin ti prekë emocionalisht”, – tha Kumbaro. Në këtë tryezë dialogu merrnin pjesë ministri i Kulturës së Serbisë, Ivan Tasovac, ministrja e Kulturës së Kroacisë, Andrea Zlatar Violic, Michael Schafer, kryetar i bordit të Fondacionit BMW, Herbert Quandt, dhe Andresas Meitzner, i Ngarkuari për Politikën e Jashtme kulturore në Ministrinë e Jashtme gjermane, Liechtensteini me ambasadorin Prinz Stefan von und zu Liechtenstein, ish-ministri i Jashtëm dhe i Kulturës, Andrei Plesu.

 

Ky shkrim Ministrat e Kulturës së rajonit takohen në Berlin   u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

“Beteja jonë”, Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore

$
0
0

Me rastin e 70-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, “DigitAlb” dhe gazetarja Monika Stafa sjellin dokumentarin “Beteja jonë”. Të mërkurën në qytetin e Durrësit nga ku nisi dhe rezistenca kundër pushtuesit të huaj dokumentari pati premierën në Pallatin e Kulturës së qytetit 

dokumentari per 70 vjetorin (3)
dokumentari per 70 vjetorin (2)
dokumentari per 70 vjetorin (1)

Misaret Imeraj nuk e ka harruar luftën. Gruaja që i ka kaluar të 80-tat është ndër të paktat dëshmitare të një periudhe të rëndësishme në historinë tonë. Ishte vetëm një adoleshente kur iu bashkua forcave partizane, ku dhe u plagos. Historia e saj është përjetësuar në rolin e Lilo Labes në filmin “Malet me blerim mbuluar”. Të mërkurën ajo u ngjit në skenën e Pallatit të Kulturës së qytetit të Durrësit për të folur me fjalët e saj për luftën, për ish-bashkëmoshatarët e saj, të cilët ranë dëshmorë, duke kërkuar më shumë respekt për një periudhë, të cilën historia ende nuk e ka parë siç duhet. “Si njëra nga partizanet e luftës, madje edhe në vijat e para të saj, ku dhe mbeta invalide, e plagosur rëndë shumë, të shpreh mirënjohjen më të thellë për 70 mijë partizanët që bënë atë luftë vendimtare për çlirimin e vendit”, tha Imeraj, veterane e LANÇ-it.

Misaret është një ndër dhjetëra personazhe që gazetarja Monika Stafa i ka bërë bashkë në dokumentarin “Beteja jonë” për të rrëfyer luftën. Dokumentari prodhim i “DigitAlb” pati premierën të mërkurën në qytetin e Durrësit, pikërisht në qytetin nga ku lindi dhe rezistenca kundër pushtuesit të huaj. Nën kamerën e artistit Spartak Papadhimitri, të zhyste thellë në kohë për të kuptuar një periudhë ku Shqipëria u përfshi denjësisht, për të sjellë një këndvështrim ndryshe më profesional mbi këtë ngjarje.
“Ka kaluar kjo histori nga ai mistifikim ekstrem gjatë viteve të regjimit komunist, glorifikim do ta quaja, deri në një mohim total të disa qarqeve të caktuara në periudhën e pas viteve ’90. Sigurisht që debati vazhdon, ka qëndrime ekstreme edhe sot e kësaj dite, megjithatë rezistenca shqiptare gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, mendojmë ne të gjithë që kemi realizuar këtë dokumentar, është nga ato ngjarje që gjithsesi i bëjnë nder Shqipërisë”, u shpreh historiania Sonila Boçi, e cila është dhe konsulente në këtë dokumentar. Prefekti i Qarkut të Durrësit, Roland Xhelili, falënderoi “DigitAlb”-in dhe realizuesit e këtij filmi dokumentar, që pranuan ta shfaqnin atë fillimisht në Durrës, qytetin nga nisi rezistenca shqiptare ndaj pushtuesit fashist.
“Më 14 Nëntor ne festojmë 70-vjetorin e çlirimit të qytetit të Durrësit, 2 ditë më pas atë të çlirimit të Shijakut, më 26 Nëntor festojmë 102-vjetorin e ngritjes së flamurit në Durrës, e më pas vazhdojmë me 28-29 Nëntorin, dy ngjarje të rëndësishme të këtij viti jubilar”, u shpreh Xhelili.
Për autoren e këtij dokumentari, gazetaren Monika Stafa ky dokumentar është një kontribut për historinë. “Nuk kisha dëgjuar ndonjëherë më parë, qoftë në Perëndim apo edhe në Lindje të asaj bote që unë dua, një përbaltje të tillë për luftën dhe betejën e mijëra të rinjve e të rejave që braktisën shkollat e bukura të Romës, lulet e mira të Firences, sallonet e parfumosura të Parisit, shtratin e gjerë të lumit ‘Po’, apo kudo ku ata ishin në Perëndim, për t’iu bashkuar një ideali të vetëm: Çlirimit të vendit. Një ideologji utopiste, që ashtu siç lindi, po ashtu edhe degradoi sistemin që ndau dy botët”, tha Stafa.  Sipas saj, vjeshta e vitit 1943 ishte një stinë ndryshimesh në skenën politike shqiptare. “Fitoret e Ushtrisë së Kuqe në Frontin e Lindjes dhe zbarkimi i Aleatëve Perëndimorë në Sicili, si dhe kapitullimi i Italisë dhe zyrtarizimi i daljes së saj nga lufta ndryshoi tërësisht perspektivat e Luftës së Dytë Botërore. Makina ushtarake gjermane nuk dukej ende më aq e pathyeshme. Kur dukej se një dritë shprese ishte ndezur në fund të tunelit për Aleatët e Kombeve të Bashkuara, ushtria gjermane pushtoi të gjithë Ballkanin e, midis tyre edhe Shqipërinë”, tha Stafa.

Pushtuesit gjermanë ndoqën një politikë të kujdesshme në Shqipëri. Ai i gjeti forcat politike shqiptare të përçara. Më 4-8 shtator 1943, u mblodh në Labinot të Elbasanit, Këshilli i Përgjithshëm i FNÇ-së. Ai vendosi denoncimin e marrëveshjes së Mukjes, akt ky që shënoi përfundimin e bashkëpunimit ndërmjet dy grupeve politike shqiptare: Frontin Nacionalçlirimtar dhe Ballit Kombëtar. PKSH-ja dhe Fronti Nacionalçlirimtar mbajtën një qëndrim të prerë ndaj pushtuesit të ri gjerman. Ata shpallën se ishin të vendosur të vazhdonin luftën kundër tij. Po të njëjtën linjë të prerë politike ata mbajtën edhe ndaj Ballit Kombëtar. Më 1 tetor 1943, KQ i PKSH u dërgoi një letër të gjitha komiteteve të saj qarkore, në të cilën e konsideronte Ballin Kombëtar si organizatë kolaboracioniste dhe urdhëronte asgjësimin e tij. Balli Kombëtar, nga ana e tij, vazhdonte të ishte i ndarë në qëndrimin që do të mbante ndaj pushtuesit të ri. Më 7 tetor 1943, kryetari i Ballit Kombëtar, Mithat Frashëri, u dha urdhër çetave të Ballit të ndërprisnin çdo veprim kundër ushtrisë gjermane, si dhe t’i përgjigjeshin me armë çdo sulmi apo atentati komunist.

Është e qartë se situata ishte tejet e ndërlikuar dhe ditët dhe muajt në vazhdim do të dëshmonin për një thellim të ndasive ndërmjet dy forcave. Ndërsa në dimrin e 1943-1944, presioni gjerman kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare po bëhej gjithnjë e më i fortë, bashkëpunimi i Ballit Kombëtar me gjermanët erdhi po kështu në rritje, deri në Kongresin I të Ballit Kombëtar, të mbajtur në Berat, ku politika antikomuniste u bë tipari themelor i organizatës. E, ndërsa Fronti Nacionalçlirimtar dhe Balli Kombëtar thellonin armiqësitë ndërmjet tyre, një tjetër grupim politik u shfaq në skenë. Abaz Kupi, ish-anëtari i kryesisë e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar shpalli largimin e tij nga ky këshill dhe krijimin e Partisë së Legalitetit. FNÇ/PKSH e konsideruan Abaz Kupin si tradhtar dhe organizatën e re si reaksionare.

Gjatë vitit 1944, po bëhej gjithnjë e më e dukshme se Aleatët e Kombeve të Bashkuara kishin fituar epërsi të dukshme ndaj ushtrive të Boshtit. Në pranverë të vitit 1944, Lëvizja Nacionalçlirimtare ishte riorganizuar dhe fuqizuar pas goditjes që kishte marrë nga operacioni gjerman i Dimrit 1943-1944. Në një situatë të jashtme dhe të brendshme të favorshme, PKSH dhe FNÇ filluan të ecnin me hapa më të sigurt drejt marrjes së pushtetit. Kongresi i Përmetit dhe vendimet e tij; urdhri, sipas të cilit Divizioni I do të kalonte Shkumbinin për në Veri të vendit; mbledhja II e /////////////KANÇ-it e mbajtur në Berat dhe formimi i Qeverisë Provizore Demokratike; sjelljet e ashpra ndaj kundërshtarëve politikë kudo ku hynte UNÇ tregonin qartë se pushteti kishte fituar përparësi në mendjen e drejtuesve komunistë. Karakteri i Luftës së Dytë Botërore në Shqipërinë e viteve 1943-1944 është bërë objekt diskutimesh dhe debatesh ndërmjet historianëve dhe opinionit publik shqiptar. A vazhduan forcat politike shqiptare edhe në këtë segment të Luftës të ishin të angazhuara në rezistencën kundër pushtuesit të ri? A ka pasur Luftë Civile në Shqipëri në vitet 1943-1944? A është e saktë ta përcaktojmë këtë segment vetëm si luftë çlirimtare, ose vetëm si luftë civile? Pse britanikët larguan misionin e tyre nga Balli Kombëtar? Pse Shtabi Aleat i Mesdheut i kërkoi Enver Hoxhës ta tërhiqte Divizionin I nga Veriu? Çfarë u diskutua në Helmës në korrik të vitit 1944 në lidhje me kërkesën e Aleatëve dhe për Abaz Kupin? Të gjitha këto pyetje marrin përgjigje në dokumentarin “Beteja jonë”, prodhim i “DigitAlb”.

Ky shkrim “Beteja jonë”, Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore u publikua me pare te Gazeta SHQIP.


Panairi, më pak tituj të rinj

$
0
0

Edicioni i 17 i Panairit të Librit hap siparin nga data 12 deri më 16 nëntor/ “Saras” prezantohet me katër tituj të rinj

Print
Print
Syri i keq
vs naipaul_poster

Edicioni i 17 i Panairit të Librit do të hapë siparin më 12 nëntor, për të vijuar me katër ditë kushtuar librit. Do të jetë Pallati i Kongreseve vendi ku qindra shtëpi botuese do të ekspozojnë botimet e tyre më të mira për lexuesit. Kreu i Shoqatës së Botuesve, e cila është dhe organizatorja e panairit, prezantoi dje dinamikën e këtij edicioni, i cili do t’i kushtojë vëmendje një prej figurave të rëndësishme të letërsisë arbëreshe, Jeronim de Radës. “Këtë vit do t’i kushtohet vëmendje e veçantë aktiviteteve mbi jetën dhe veprën e poetit të madh shqiptar Jeronim de Rada, duke qenë se ky vit përkon me 200-vjetorin e lindjes së tij. Do të ketë aktivitete të shumta për De Radën, por edhe një çmim special, çmimi: De Rada”, – tha Ymeraj. Ditën e dytë të panairit do të ketë një konferencë me temën “Jeronim de Rada dhe botimet shqiptare”, ku do të referojnë prof. Emil Lafe, prof. Diana Kastrati, dr. Moikom Zeqo, etj. Ndryshe nga vitet e tjera, botuesit u shprehën që ka rënë numri i botimeve të reja më shumë se 40%. Nuk do të mungojnë as këtë vit edhe botuesit nga Maqedonia apo Kosova. Këto ditë organizatorët do të bëjnë publik dhe katalogun e panairit, i cili jep një pasqyrë të aktiviteteve që do të shoqërojnë këtë ngjarje të rëndësishme për librin. Vitet e fundit, Panairi ka qenë i dominuar nga librat publicistikë, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e lexuesit. Shtëpia botuese “Saras” do të prezantohet në këtë panair me katër botime të reja. Është një ngjarje, jo vetëm për botimet “Saras”, por dhe për panairin, prezantimi në shqip i një prej autorëve më të njohur të shekullit XXI, shkrimtari nobelist Vidiadhar Surajprasad Naipaul. “Qyteti bri lumit”, një roman gati autobiografik i autorit, ka ngjallur debate jo vetëm në Britaninë e Madhe, ku është botuar fillimisht. Qyteti te kthesa e lumit është historia e një trazire historike dhe e një kolapsi social. Përplasja e kulturave në Indi, vendet islamike, Afrikë, Amerikën e Jugut dhe në ishujt Karaibe janë burimet, që Naipaul përdor për imagjinatën e tij krijuese në letërsinë e tij artistike dhe në librat e tij të udhëtimeve nëpër botë, udhëtime këto aq të ngadalta në kohë, e aq personale, saqë nuk mund të klasifikohen dot si libra udhëtimi… Një tjetër i botim i rëndësishëm në stendën e botimeve “Saras” është romani historik i shkrimtarit të njohur francez Aleksandër Duma, kushtuar një prej personazheve më kontroversë të historisë sonë, Ali Pashë Tepelenës. Libri është një rrëfim për Shqipërinë e fillimshekullit XIX, përmes jetës së një personazhi që në mendjen e tij ishte ndoshta nga të parët që projektoi autonominë e vendit. Një libër që të grish për vetë mënyrën sesi Duma e ka ndërtuar, duke hyrë në psikologjinë e Aliut, e duke na shfaqur një jetë tjetër të tij, atë private. Aventurat e detektivit Jashim, do të rikthehen në këtë panair. Pas botimit të tre librave të kësaj sage, “Pema e Jeniçerëve”, “Guri i gjarprit” dhe “Portreti i Belinit”, vjen në shqip romani i katërt me personazh eunukun Jashim, “Syri i keq”. I përkthyer nga Fari Laçka librin na çon në periudhën pas pavarësisë së Greqisë, rreth viteve 1840 për të përjetuar tensionet mes turqve dhe grekëve. Rusët mundoheshin të shfrytëzonin këto situata. Kur trupi i agjentit rus gjendet i mbytur në pusin e një manastiri, Jashimi e kupton fare mirë se kush është përgjegjës për këtë: ai është Fevzi Ahmet Pasha, komandant i flotës osmane. Para se Jashimi të hynte në shërbimin e sulltanit, Fevzi Pasha kishte qenë tutor i tij…. Përveç atmosferës së rëndë politike, libri trajton edhe temën e marrëdhënieve në haremin e sulltanit, atë të intrigave ndërmjet grave, të cilat donin të bëheshin të preferuarat e tij, duke i dhuruar djalë, për t’u bërë automatikisht gra të tij. Jason Goodwin prek edhe temën e hakmarrjes ose gjakmarrjes, kaq e përhapur në Ballkan, si dhe besëtytnitë popullore, të cilat ekzistojnë në shumë vende si syri i keq, nga ku ka marrë edhe libri titullin e tij. “Hije mbi liqen”, i dy autorëve të njohur bashkëkohor italian Cocco & Magella, është një tjetër botim i ri i “Saras”. Në prag të 70-vjetorit të Luftës së Dytë Botërore, libri na çon në një histori të vendit fqinj, Italisë, duke na treguar një histori të fshehur nga ajo periudhë, diku në një vilë në Komo, të cilën Stefani Valenti, një hetuese e re, do t’i duhet ta zbulojë… Botimet e reja “Saras” do t’i prezantojë me një promovim më 13 nëntor, ora 14:00. Në stendën e saj do të jenë dhe libra të tjerë të rëndësishëm si “Pax Albanica” me autor Mustafa Nanon, ku gjejmë një vështrim historik të raporteve historike që shqiptarët kanë pasur me fenë, “Intertekstualja dhe disidentja tek Dimri i Vetmisë së Madhe” me autor Met Dervishin, i pari studim i plotë mbi një vepër në letërsinë shqipe, apo romanet e tjerë të Goodwin.

Ky shkrim Panairi, më pak tituj të rinj u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

“Café Montparnasse”

$
0
0

Café Montparnasse” që të kujton kafen e njohur të shkrimtarëve francezë, do të mbajë emrin stenda e ambasadës franceze në Panairin e 17 të Librit. Aktivitete kryesore të kësaj stende do të lidhen me përkujtimin e 100-vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore. “Përshëndetje nga Shqipëria” libri i Luan Ramës, mbi raportet e Shqipërisë me Francën gjatë “Luftës së Madhe” dhe “Një francez në Ballkan” nga Dominique Danguy des Deserts”, do të jenë në stendën franceze. Sipas Hubert le Forestier de Quillien “Një francez në Ballkan”, është një libër shumë i rëndësishëm që na rrëfen një anë tjetër të luftës në hapësirën shqiptare, parë me sytë e kolonel Andre Ordioni, i cili ishte fillimisht(1917) komandant i trupave franceze dhe shqiptare në frontin e jugut të liqenit të Ohrit, më pas (1918) komandant i ushtrisë së Manastirit. Pas armëpushimit, ai do të bëhej administrator i Shqipërisë pranë Shkupit. Por një nga misionet e tij të rëndësishme ishte ai i vitit 1923, si përfaqësues i Francës në komisionin e caktimit të kufijve të Shqipërisë. Ajo çka e bën interesant librin është se, qëndrimi i tij në Shqipëri dhe ngjarjet që ndodhën gjatë kësaj kohe, nuk jepen përmes raportesh zyrtare diplomatike, por përmes letrave personale, që ai i dërgonte bashkëshortes dhe së bijës. Letra që janë zbuluar nga i nipi (autori i librit), vetëm 5 vjet më parë, në bodrumin e shtëpisë së tij. Libri (botimet “Papirus”) do të promovohet gjatë një konference që do të zhvillohet ditën e premte, 14 nëntor 2014, kushtuar Luftës së Parë Botërore, në praninë e autorit.

Ky shkrim “Café Montparnasse” u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Ndalohet abuzimi me veshjet tradicionale

$
0
0

Takimi i parë më përfaqësuesit e 12 qarqeve për Festivalin Folklorik Kombëtar “Gjirokastra 2015″

Nis puna për të koordinuar veprimtaritë që do të kulmojnë me ngjarjen e madhe të folkut shqiptar

takimi organizativMinistria e Kulturës, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike dhe Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit i kanë thënë “Stop!” fenomenit të deformimeve dhe neglizhencave në paraqitjen e kostumeve të grupeve pjesëmarrëse në skenën e Festivalit Folklorik Kombëtar që do të mbahet në javën e parë të muajit prill të vitit 2015 në Gjirokastër, qysh në takimin e parë të zhvilluar, dje në Tiranë me përfaqësuesit e 12 qarqeve që do të prezantohen në eventin më të madh kulturor mbarë shqiptar. “Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastra 2015 do të shënojë një kthesë rrënjësore në drejtim të respektimit me rigorozitet të të gjitha kritereve dhe komponentëve shkencorë dhe hapi i parë do të jetë ndryshimi i praktikave të deritanishme. Ministria e Kulturës ka udhëzuar ekspertët e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike dhe ata të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit që të mos neglizhojnë deformime në paraqitjen e kostumeve në skenën më të madhe të folkut, ndërkohë që janë akorduar për herë të parë fonde për restaurimin e fondit të kostumografisë sipas zonave etnografike”, u shpreh Zhulieta Harasani, drejtore e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë dhe Diversitetin Kulturor në Ministrinë e Kulturës. Ekspertët dhe përfaqësuesit e grupeve të punës në nivel qarku nënvizuan se gjatë këtyre 24 viteve të fundit, nga shteti nuk është hedhur asnjë lekë investim për ruajtjen dhe riprodhimin e varianteve autentike të kostumeve sipas zonave etnografike, tregu i artizanatit ka qenë krejt i paorganizuar dhe i pakualifikuar dhe situatë e kostumeve ka dalë krejt jashtë kontrollit.

Ekspertët e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, jo vetëm që kanë përcaktuar kritere të qarta, të koncentruara dhe të kuptueshme shkencore, por ata kanë vënë në dispozicion të ekspertëve lokalë të gjithë arkivin e tyre të kostumografisë, teksteve të riteve dhe poezive, materialeve audio dhe video me qëllim që të lehtësojnë punën e grupeve. Sipas ekspertes së IAKSA Miasete Dibra, arkivat janë të hapur dhe qëllimi është të ndikojnë që në skenën e festivalit të vinë vlera autentike dhe burimore të kostumografisë në çdo element dhe aksesor të tyre si në kostumografi ashtu edhe në elementet e tjerë të veglave origjinale muzikore tradicionale në avazet e të kënduarit, albumet dhe katalogët e të gjitha festivaleve të mëparshme. “Ne si ekspertë do të këmbëngulim që të shmangen vlerat e promovuara më parë duke synuar prezantimin e vlerave të mirëfillta të qëmtuara dhe të pranuara si vlera folklorike nga komunitetet etnografike, përfaqësim i balancuar i grupmoshave dhe gjinive të bartësve të folklorit, sjelljen në skenën e madhe të folkut të veglave muzikore dhe paramuzikore si gjethe, pipëza, traketa, gurë duke inkurajuar paraqitjen e festive familjare si ato të motmotit të brohoritjeve dhe riteve të vjetra”, u shpreh Prof. dr. Agron Xhangolli. Ndërsa Meri Kumbe, drejtore e Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike theksoi se duke mbajtur parasysh dëmtimet e ndodhura gjatë periudhës së tranzicionit do të orientojmë artizanët e kostumografisë popullore drejt riprodhimit të veshjeve, duke ruajtur prerjet origjinale, ngjyrat, qëndisjet, elementet e tjera zbukuruese duke përdorur materiale origjinale tradicionale sipas modeleve të ruajtura me fanatizëm në fondet e arkivit të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit. Në këtë takim të parë të ekspertëve të grupeve lokale që do të angazhohen në teren me ekspeditat folklorike, seleksionimin e materialit folklorik burimor dhe përgatitjen e grupeve përfaqësuese të qarqeve si etnomuzikologët dhe folkloristët Suleman Bajza, Sokol Meta, Veli Vraniçi, Istref Dobi etj., paraqitën një varg problemesh që kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje për një paraqitje dinjitoze në skenën me të madhe të kulturës kombëtare. Kujdes dhe vëmendje do të tregohet që nga llojet e këpucëve dhe opingave që do të shoqërojnë kostumet, deri te bizhuteritë me qëllim që ato të jenë sipas parimit të vjetër, katund e kostum, shtëpi e çifteli”, theksoi eksperti i trashëgimisë jomateriale, Arjan Avrazi.

Engjëll Serjani

Ky shkrim Ndalohet abuzimi me veshjet tradicionale u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Historia e Kristës, trondit TIFF

$
0
0

Drama e femrave në Lindjen e Mesme vjen në filmin “9 vjeç shtatzënë”, i cili u shfaq dje në skenën e Tirana Film Festival

BARABARA
Flanked-by-Nuwebe-director-Joseph-Israel-Laban-and-co-star-Nadine-Samonte-who-plays-her-mother-in-the-movie-Teddy-Pelaez
nuwebe

“Dhembja nuk do të mbarojë asnjëherë… do të jetë gjithmonë aty…” Me sytë e përlotur nga rrëfimi, Krista një vajzë 10-vjeçare, e di se nuk mund të heqë asnjëherë nga kujtesa, gjithçka i ka ndodhur. Nga kopshti i qendrës sociale ku tashmë po kalon jetën, ajo nuk do të kthehet më pas, por as të harrojë. Është një rrugë e gjatë deri te harresa, që ndoshta nuk ka për të ndodhur kurrë. Vetëm pak më parë nëna e saj ishte aty për ta takuar, dhe ajo nuk e takoi. “Nuwebe” filmi i regjisorit filipinas, Joseph Israel Labans, i vlerësuar në disa festivale ndërkombëtare, është shfaqur dje në skenën e Tirana Film Festival. Historia e Kristës, një vajze 9-vjeçare e cila përdhunohet nga i ati, dhe mbetet shtatzënë, solli një tablo të asaj çfarë ndodh ende me qindra vajza në vendet e Lindjes, ku jetesa në kushte të vështira ekonomike, dhe mosarsimimi, sjell dhe deformime sociale. Në një vend ku ende më shumë forcë ka besimi te magjitë, dhe besëtytnitë, shpirtrat e këqij, duket se zgjidhja është larg.

Për regjisorin Labans, filmi është frymëzuar nga një histori e vërtetë. Pasi personazhi real i këtij filmi është një nënë e re filipinase vetëm 9 vjeç. Të bëje një film të tillë në Filipine, ishte një guxim për t’iu bashkuar zërit të qindra femrave që përjetojnë një dhunë të tillë. Kritika ndërkombëtare e ka quajtur horror këtë histori, por Labans, thotë se ky është thjesht një realitet. Përpara se të realizonte këtë prodhim kinematografik, ai ka punuar për një dokumentar mbi gratë në krahina të ndryshme të vendit. Ka dëgjuar shumë histori, dhe ka parë sesi ato vazhdojnë të jetojnë me dhunuesit e tyre, e nuk mund të bëjnë asgjë. “Është e vështirë të ndryshosh një mentalitet. Përdhunimet janë një problem me të cilën përballet shoqëria dhe shteti”, thotë ai. Aktori që interpreton rolin e babait Jake Cuenca tregon se ka hezituar ta marrë këtë rol, për shkak të paragjykimit që do të kishte në opinionin publik. “Ishte diçka e vështirë për mua të përfshihesha në këtë rol. Nuk është një komedi, por një dramë. Kjo është një histori e vërtetë. Unë e njoh rastin dhe jam prekur shumë. Kjo më bëri të rrezikoja dhe ta luaja këtë rol”, thotë Cuenca. Për, të ky film i bën njerëzit të mendojnë. Ky ka qenë dhe qëllimi. Kjo është një dramë e cila nuk mund të lihet në harresë. Duke folur njerëzit do të ndërgjegjësohen. “Ky film është një testament për të gjitha femrat që dhunohen. Kjo vajzë 9-vjeçare vendosi të mbante fëmijën dhe të ecte përpara. Është e dhembshme, por ka kurajë, thotë ai. Por me gjithë historinë e trishtë që mbart ky film, duket se regjisori Labans, ka bërë dhe një zbulim. Aktorja 9-vjeçare që interpreton rolin e Kristës, Barbara Miguel është kthyer në një yll jo vetëm në Filipine. Vetëm pak javë më parë ajo mori çmimin si aktorja më e mirë e Harlem International Film Festival në SHBA. “Interpretimi i saj qe befasues. E lindur për të qenë aktore, ajo ka shkëlqyer me këtë film”, thotë regjisori. Nadine, nëna e Kristës në film është një personazh që e tregon më së miri gjendjen e grave në këtë vend. E dyzuar mes dashurisë për të shoqin dhe rolit të një nëne, ajo është një tablo e trishtuar, e krijuar nga një tjetër dhunë.

 

Ky shkrim Historia e Kristës, trondit TIFF u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Shqipëria, në kohën e Fluturave partizane

$
0
0

Motrat Partizane
FOTO115
Motrayt 3

BETEJA JONË

Monika Shoshori Stafa

Muaj më parë, e gjendur përballë një trysnie të pamat mediatike, ardhur çoroditur në sytë e gjithkujt, të madh e të vogël, përkujtimi i Luftës Antifashiste në Shqipëri dhe i ngjarjeve në veçanti të saj, figurat me gjithë dritëhijet në rolin e tyre, kontributin dhe emrin që asaj i dhanë apo dhe e përdhosën me gjithë përfundimet komplekse diametralisht në kapërcyell të asaj çka pritej, solli tek unë shqetësimin e pandërprerë se vërtet NE nuk paskemi asgjë me çfarë të mburremi në këtë historinë tonë të brishtë? Shqipëria vetë, ku qëndronte krahas fqinjëve të saj? Asnjë vend përkujtimor për t’u shenjuar? Asnjë gjak i derdhur që s’ia paska vlejtur? Asnjë hap i mundimshëm drejt togave të huaja të pushkatimit në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Borovë e në çdo cep në Shqipëri? Asnjë lapidar për t’u nderuar? Asnjë monument apo pllakat qoftë edhe për të shestuar mendjen ballë ëndrrave që qindra të rinj, ripanë ndën sy tej oborreve të shtëpive të tyre? Ç’është gjithë kjo urrejtje mes nesh? E ndarë më dysh, Shqipëria kaq tragjikisht nuk ish ndier kurrë më parë. Kaq pak kishin shenjuar në historinë tonë të Luftës së Dytë Botërore, të asaj, që edhe pse aq pak që na përkiste, emra të tillë si Mujo Ulqinaku, Qemal Stafa, Vojo Kushi, Sadik Stavaleci, Margarita e Kristaq Tutulani, Hysni Lepenica e dhjetëra e qindra të tjerë të çfarëdo kahu i përkisnin që iu kushtuan me shpirtin ndër dhëmbë e gjakun e kuq vlerave të arta të Atdheut dhe idealeve të pastra të çlirimit nga okupatori i huaj? Askurrë dhe askund, s’kisha dëgjuar ndonjëherë një përbaltje të tillë për Luftën dhe betejën e mijëra të rinjve e të rejave, që braktisën shkollat e bukura të Romës, lulet erëmira të Firences, sallonet e parfumosura të Parisit, shtratin e gjerë të lumit Po, që ndante Bolonjën apo kudo ku ata ishin në Perëndim, për t’iu bashkuar një ideali të vetëm, çlirimit të vendit, nën një ideologji utopiste që si dhe lindi, po ashtu e degradoi sistemin që ndau dy botët, mizorisht e kriminalisht më dysh. A mundemi ta përflasim Luftën pas gjithë këtij “trazimi” të shpirtit të tyre me ëndrrën për ta parë Shqipërinë ‘nuse’ dhe pa një feudalizëm mizantrop dhe oriental- anakronik, e po aq dhe ngjarjet që ecën bashkë me të?

Rrëfimi i një prej dëshmitareve të kohës, partizanes Mesarate Ymeri, e cila pranon se Lufta nuk ish vetëm e Partisë Komuniste Shqiptare dhe e forcës ushtarake të saj, Frontit Nacionalçlirimtar, por e të gjithë shqiptarëve. Ajo nuk e mohon që një ndihmë të jashtëzakonshme në suportin jo vetëm logjistik të saj ishin dhe aleatët anglo-amerikanë, që më vonë historiografia komuniste ua mohoi krejt rolin e tyre të pazëvendësueshëm.

Si u përfshitë, znj. Ymeri, në radhët e forcave partizane? Çfarë ju shtyu të bënit pjesë në një forcë politike në një moshë kaq të re?
Unë kam qenë në shkollë të mesme kur dola partizane, por vendosa të organizohem me kundërshtarët e pushtuesit të huaj që në moshën 16 vjeç, në gjimnazin e Gjirokastrës. U rreshtova krah forcës së re politike që po lindte, antifashiste. Atje organizonim aktivitete të ndryshme dhe mbledhje shumë të rëndësishme që, gjithmonë dilnim me vendime të forta dhe disiplinuese. Udhëheqësit tanë na drejtonin nëpër mbledhje dhe, duke qenë se grupi im ishte më shumë revolucionar, shokët dhe shoqet udhëheqëse menduan që unë me 7 shoqe të tjera po studente, të dilnim partizane dhe të bashkoheshim me minoritetin, në një batalion me to, sepse kërkohej që partizanët të ishin të shkolluar, të mirarsimuar. Ne vendosëm kështu të dilnim partizane, madje më kujtohet se ka qenë një oficer policie, ai që na shoqëronte. Ai ishte polic i fashizmit e, megjithatë, ai ishte me ne, ishte antifashist. Sapo arritëm në male, krijuam batalionin miks, greko-shqiptar me emrin batalioni ‘Koto Hoxhi’.

Çfarë dilemash pati familja? Si mundi ta përballonte largimin tuaj të pacaktuar në kohë? A mundët të bisedonit me ta?
Nuk mora leje në familje dhe të gjithë ata, prindërit e mi, fillimisht u tronditën pak. Nëna më shumë, se babanë e kam pasur përparimtar, fanolist, me mendje shumë të hapur, madje. Mëma u trondit sepse fjalët që nxirrte reaksioni i zi ishin fjalë fyese dhe ofenduese kundër meje, si të thuash, fliste kundër nesh, vajzave të reja që dilnim në mal duke na prekur rëndë në moralin tonë të fortë. Por si mund të hidhje baltë kaq lehtë mbi ne, kur ne dilnim në male dhe ishim gati të jepnim jetën, unë dhe sot e kësaj dite këtë nuk e kuptoj. Po vetëm një gjë ama, dua të të shpjegoj ty vajza ime, ne dolëm partizane dhe unë u inkuadrova në Brigadën e Tetë sulmuese, që para pak kohësh, festoi 70-vjetorin e themelimit të saj, madje përkon me 70-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, dhe luftova duke pasur një motiv shumë të rëndësishëm shpirtërisht, çlirimin e mëmëdheut. Ndoshta ti s’e kupton sot, por ne atëherë e ndienim kaq bukur dhe kaq thellë. Ka qenë kohë idealesh, eh sot ato nuk përjetohen më.

Sa vajza ishit në Brigadën tuaj?
Ne ishim 113 vajza, d.m.th një e shtata e Brigadës. Po sa të bukura ishim!!! Të gjitha me kordele i mbanim flokët. Ndaj ka dalë dhe ai filmi atëherë, e mban mend ti? “Vajzat me kordele të kuqe”. Të gjitha revolucionare, të gjitha në të tëra betejat kanë qenë në vijë të parë, d.m.th. ne ishim një forcë e madhe e Brigadës, pa ne dukej bosh çdo gjë, se ne moj çupa ime, luftonim me shpirt, me emocion të madh. Beteja jonë nuk ishte lodër, apo ato lojërat me guriçka ndënë derës së shtëpisë sonë, ne kishim një armik përballë, një armik që të shuante jetën. Kur e mendoj tani, them, si na lanë ato mëma dhe ata baballarë, jo ende s’e di. Unë jam plagosur dhe jam plagosur shumë rëndë. Nuk e di si ka mundësi që jetoj tani këtu me ty. Se po të dëgjosh historinë, ti do thuash si ka mundësi. Po ja që ka mundësi që ç’ke me të.

Çfarë kuptonit ju në atë moshë nga liria?
Nga liria? Po ishte shumë e lehtë, ne na okupoi fashizmi, çfarë duhet të kuptoja unë më shumë se kaq? Jo fashizmi si sistem, por një shtet tjetër na okupoi Shqipërinë, Italia fashiste. Ishte pushtim, si sot të pushtonte Shqipërinë një vend i huaj. Vendimi për t’iu bashkuar asaj force që do të ishte kundër tij, ishte vetëmohues. Në moshën 16- vjeçare njeriu kupton shumë, jo gjithçka natyrisht, por robërinë ama e kupton që çke me të.

Më tregoni pak për jetën tuaj në mal, shoqet dhe ditën tuaj atje. Si ishte ajo?

Kryesisht, shoqet e mia ishin nga Jugu i Shqipërisë, Jugu ka qenë më i emancipuar në drejtim të femrës, duhet ta pranojmë. Jemi rreshtuar krah njëra-tjetrës dhe i kemi rënë Shqipërisë kryq e tërthor, kemi dalë dhe jashtë kësaj, nga Konispoli deri në Vishograd. Me këto shoqe, ishim rreth 113 partizane, qëndronim shumë të lidhura me njëra-tjetrën e, në të gjitha luftërat, kemi qenë të dalluara e vetëmohuese. Kapërcenim tërë ato male, si malet e Dhëmbelit, malet e Shejtanikut po dhe malet e Këlcyrës. Të tëra në luftëra të përgjakura derisa arritëm në Vishograd. Këto malet e Veriut që janë të mbuluara me borë deri në maj mendonim se nuk do t’ia dilnim, se femrat janë pak më delikate nga natyra, por ia dolëm dhe e përballuam, nuk u ligështuam asnjëherë. Unë kam kaluar operacionin e dimrit dhe operacionin e qershorit në malet e Shqipërisë dhe populli mendon se operacioni i qershorit ishte një operacion i vogël. Unë që kam hequr shumë me këtë operacion dhe ashtu ka qenë, mund të them se operacioni i dimrit ka qenë një operacion ku i ftohti i dimrit ka qenë më i madhi që ka bërë ndonjëherë në Shqipëri në atë kohë. Por dhe okupatori ka qenë i mirorganizuar, i mobilizuar dhe me armë të shumëllojshme, vetëm të mundte të shkatërronte luftën nacionalçlirimtare.

Çfarë ju ndodhi gjatë operacionit të qershorit?
Në gjithë këto luftëra të tjera që kam jetuar mbaj mend dhe nuk mund ta harroj plagosjen gjatë operacionit të qershorit. Na thirrën të gjithë në këtë brigadë që u formua dhe na dhanë urdhrin e shtabit të përgjithshëm, që ky operacion do të jetë më i egri që do të jetë ndonjëherë. U mblodhën partizanët e të gjithë batalioneve, dhe e batalionit tonë e na dhanë urdhër që të ndaheshim në grupe-grupe ndër kompani, madje, edhe kompania vetë të ndahej në pjesë-pjesë që të arrihej një vetadministrim i të gjithë territorit të Gjirokastrës siç ishim ne, sepse dihej që nuk ia dilje dot pajisjeve të mëdha të gjermanëve për të shkatërruar operacionin e qershorit. Ishte urdhër. Unë u caktova me komandantin tim të kompanisë, me një dorë ishte ai se e kish lënë në betejë, i thoshin Arshi Lengo, trim dhe hero njëkohësisht. Ai ishte aty para se të shkoja unë partizane, ne u caktuam në territorin tonë. Këtu do jeni ju në fushën e Gjirokastrës dhe do të ruani ballistët e gjermanët, kështu na tha ai ne.

Si arritët ju të fitonit dhe të dilnit ngadhënjimtarë nga kjo Luftë?
Ne fituam, se kjo luftë që u bë, Lufta Nacionalçlirimtare, është lufta e gjithë popullit shqiptar, që nga veriu e deri në jug, nga perëndimi deri në lindje. U përfshi i gjithë populli në këtë betejë të madhe. Nuk janë partizanët vetë që çliruan Shqipërinë, është populli shqiptar. Edhe duhet të dish që brezi ynë ka bërë një luftë që s’e ka bërë asnjë brez tjetër, sepse kjo luftë i dha çlirimin Shqipërisë nga okupatori i huaj që e kishte shkelur dhe pushtuar. Dhe ky marshim krah lëvizjes së duhur e nderoi atë në të gjithë botën përparimtare. I dha nder e lavdi. E treta, e lidhi me aleancën e fitimtarëve. Me aleatët antifashistë dhe ne u bëmë pjesë e Koalicionit Botëror, por kjo nuk ishte pak. Shqipëria u njoh ndërkombëtarisht dhe si shtet e komb më vete edhe një herë pas Pavarësisë.

Ju luftuat në dy fronte, kundër nazistëve dhe kundër ballistëve. Ishte e vështirë për ju lufta në dy fronte?
Ballistët ishin me gjermanët, më saktë u rreshtuan krah tyre. Më përpara shihnim kapelen e bardhë të ballistit pastaj shihnim të gjermanit ndër male kur kriste pushka, atë helmetën e tij. E kështu luftonim me dy armiq njëkohësisht atëherë, kundër të huajit dhe tonit. A kishte më turp?? Por, kështu na shkoi historia ne, jo dhe aq mirë. Të përçarë e të ndarë.

A ju vinte keq që po luftonit me shqiptarë?
Po si nuk na vinte. Ata ishin shqiptarë, po ja që ka mes tonë dhe të tilla ngjarje. Bëmë gjithë atë punë, deri te propaganda, te agjitacioni që të bashkoheshin me ne. Organizonim deri teatro shumë të bukura, jo vetëm kur ishim nxënëse shkolle më parë, por dhe kur vajtëm partizane në mal.

Ndër male duhet të keni pasur vështirësi me ushqime dhe veshmbathje. Kush ju furnizonte vazhdimisht më shumë?

Nuk duhet hedhur poshtë asnjëherë se ishin aleatët ata që na ndihmonin, anglo-amerikanët, por sigurisht gjithë populli shqiptar njëherësh. Vinin shumë pako me ushqime dhe veshje, edhe nga populli vetë. Kjo bëhej në formë fushate që kur kam qenë unë studente d.m.th. tërë familja ime p.sh. bënte bukë për partizanët. Luftën nuk e bënë vetëm partizanët, e bënë të gjithë në forma të ndryshme, edhe në këtë mënyrë si unë po të shpjegoj.

Përmendët pak më parë aleatët anglo-amerikanë. Me çfarë ndihmonin kryesisht ata?
Nga aleatët rusë, të them të drejtën, nuk kemi pasur asgjë. Ndërsa amerikanët dhe anglezët ishin të paparë në ndihmat e tyre. Mbaj mend se na sillnin këpucë. Na i hidhnin nga lart, me avionë e helikopter, na sillnin me qindra. Por dhe ushqime e armatime të lehta dhe të rënda. Unë u plagosa, ndërsa kisha veshur në trup, rrobat e aleatëve. Ama ishin shumë të bukura, veç ti shikoje, kishim të gjitha qejf t’i vishnim. Na rrinin aq bukur. Ishin të përbëra prej stofi të mirë dhe këpucët ishin në formë alpine. Ata i hidhnin thasët me ndihmë nga aeroplanët e tyre drejt e në fushën e Zagorisë, në ato malet tej. Na hidhnin, mbaj mend, miell dhe pekmez me shumicë. Ah, kur e kujtoj, kam ngrënë shumë pekmez nga aleatët atëherë, pekmez dhe arra.

Po kur u plagosët, çfarë ndodhi me ju? Si shpëtuat? Kush ju ndihmoi?
Ç’të të them, isha mes vdekjes dhe jetës në një limit të hollë në mes. Mund të rroja, mund të mos rroja. Nuk e përshkruaj dot si isha bërë, aq sa kur hapi doktori gojën time, 17 dhëmbë ishin të shkatërruara nga plumbi, edhe qiellzë nuk kisha më, hunda më ishte bërë copa-copa. Po ja shpëtova, rinia ka forca dhe ashtu lufton derisa jeton. Gjashtë ditë e net, nuk dihej në do shpëtoja apo jo. Isha e mbuluar dhe mes fierëzave ndënë gropa. E më pas më morën partizanët pas gjashtë ditësh dhe më çuan në spital. Atje gjeta dr. Emil Qirkon, të madhin doktor e nëse jam sot këtu pranë teje, jam pse ai ka ndenjur në kokën time ditë me radhë. Çfarë nuk ka bërë ai për mua! Ka hequr pas gjashtë ditësh mishrat copa-copa, dhe qiellzën e prishur, dhëmbët të 17-të me radhë, d.m.th. pas gjashtë ditësh kjo fytyra ime ish bërë si derrkuc, dalë e tëra nga vendi, hunda e prerë, dhe buza e carë e tëra. Për gjashtë ditë me radhë kam qenë e mbuluar me fier, e dini ju atë bimën që e ka gjethen e gjatë shumë? Ja kështu. E kjo histori ka ndodhur aty nga qershori i vitit 1944.

Gjashtë ditë, si keni mundur të rezistoni? Asnjë pikë ujë s’keni marrë?
Po pas gjashtë ditësh më gjetën, ku të pija ujë unë?

Ju ushqente njeri?
Kush? Gjashtë ditë e gjashtë net isha e mbuluar me fierza. Gjendesha në fshatin Këllez, aty më fshehën. Po të gjendej ndonjë partizan në fshat do ta digjnin fshatin fare dhe më fshehën e ikën dhe më lanë. Iku i gjithë fshati, i tërë Këllezi, dihet kjo histori. Iku fshati shkretë, vajti andej nga Poliçani dhe më lanë mua në Këllez vetëm. Me dhëmbët të tëra, të dëmtuara, dhe me fytyrë të mbytur nga plumbat. Vinte një i ri që ishte me Ballin Kombëtar, por që kish ikur nga Gjirokastra dhe kish ardhur këtu dhe ai i shkretë trembesh. Atë e dërgonte populli i Lunxhërisë, e dërgonte te mua ku më kishin lënë, që të më shikonte se edhe po ta kapnin atë, nuk i bënin gjë se ishte me Ballin ai.

Ju jepte ujë ai?

Po më jepte i ngrati, ujë me pagur.

Aleatët, më pas, ju çuan në Itali. Atje shpëtuat apo jo?
Nuk shpëtova në Itali, unë shpëtova në spitalet partizane. Më morën partizanët, të cilët ishin në operacione dhe në luftime. Më kërkonin dhe morën vesh që mungoja unë dhe erdhën më kërkuan gjashtë ditë e gjashtë net nëse isha vrarë apo jo dhe më në fund, më gjetën në Këllez nga banorët që kishin lënë fshatin.

 

Ky shkrim Shqipëria, në kohën e Fluturave partizane u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Joseph Brodsky: Letërsia, të ndërhyjë në punët e shtetit

$
0
0

Alda Bardhyli

brodsky5Në Leningradin e vitit 1960, në kafenenë ku ulej për të biseduar për poezinë me Ana Akhmatovën, Joseph Brodsky do të takonte për herë të parë Marina Basmanovën. Ishte e hënë. Ajo dhe Ana sapo kishin lënë studion, për të takuar djaloshin që shkruante vargje të ndjera. Marina, piktore e re ruse po realizonte një portret për Anën. Nuk ishte e lehtë të merrje miqësinë e Ana Akhmatovës. Ajo kishte qenë e famshme që me fillimin e Luftës së Madhe, një talent që mishëronte jetën bohemiane të Shën Petërburgut perandorak. Por Brodsky kishte mundur të futej lehtë tek ajo, përmes vargjeve të tij. Ky qe takimi i tyre i parë, nën qiellin e Leningradit, ku bisedat kalonin përmes pikturës dhe poezisë. Një takim që nuk do të mbaronte aty, për të vijuar më pas në studion e Marinës dhe shëtitjen në rrugën që po pushtohej nga errësira. Që atë ditë, Joseph Brodsky e ndjeu se Marina Basmanova do të ishte një femër e rëndësishme në jetën e tij. Pak kohë më pas, teksa shihte historinë e tyre të reflektuar në piktura, ai e kuptoi se e donte këtë grua. Brodsky shkruante vargje të cilat ia lexonte teksa ajo hidhte ngjyrat mbi telajo. “Aq e huaj na dukej çdo surprizë/sa përqafimet tona trup me trup/turpëronin çdo psikanalizë…”, shkruante ai. Janë pafund vargjet e dashurisë që ai i shkroi asaj, në Leningradin që përhumbej mes tensioneve politike. Si artist ai nuk mund të duronte dot censurën e vendosur nga komunizmi. Marina nuk ishte vetëm e dashura e tij, por dhe mikesha më e mirë e bisedave për artin dhe politikën. Lidhja me këtë grua, ashtu si Brodsky shprehej do ta bënte poet. Fitues i çmimit “Nobel” në letërsi më vitin 1987 Joseph Brodsky është një nga personalitetet e letrave ruse. Ai lindi në Leningrad më 24 maj 1940. Babai i tij, Aleksandër Brodsky, ishte fotograf i njohur. Nëna, Maria Volper, ishte përkthyese letrare. Atmosfera intelektuale në të cilën u rrit do të ndikonte në prirjet drejt letrave të djaloshit. Prindërit e futën që të vogël të studionte gjuhë të huaja, çka e ndihmoi të lexonte autorë të ndaluar perëndimorë. Miqtë e kujtojnë atë si një njeri të pazakontë, me një karakter të pavarur. Me ndjesinë e një artisti, ai ishte gjithnjë në kundërshtim me sistemin sovjetik. Mënyra e tij e të menduarit, ishte kundër filozofisë së komunizmit. Propaganda dhe portretet e Leninit në shkolla do ta lodhnin. brodskyNdaj, në moshën 15-vjeçare, ai vendosi të linte shkollën dhe nisi të bënte punë të ndryshme, deri në sanitar në morgun “Kresty”, ku dhe u burgos për shkak të një incidenti. “Thjesht ,nuk munda të duroj disa surretër të klasës sime dhe kryesisht, mësuesit. Dhe ja, në një mëngjes dimri, pa ndonjë arsye të dukshme, u ngrita mes mësimit dhe në mënyrë malodramatike u largova, duke ditur mirë se kurrë nuk do të kthehem”, kujton ai. Në moshën 16-vjeçare ai zbuloi pasionin për poezinë dhe nisi të shkruante. Takimi me poeten e njohur ruse, Ana Akhmatova, në vitin 1961 do të ndryshonte përgjithmonë marrëdhënien e tij me poezinë. Akhmatova e inkurajoi djaloshin të vazhdonte të shkruante, pasi vargjet e tij ishin të bukura. Ajo e prezantoi atë me një rreth të njohur poetësh dhe shkrimtarësh në Rusinë e atyre viteve, çka do ta ndihmonte Brodskyn të orientohej drejt rrugës së duhur. Pikërisht në këtë kohë ai u njoh me piktoren Marina Basmanova, e cila do ta frymëzonte të shkruante një koleksion të tërë vargjesh me dedikimin M.B. Regjimi sovjetik do ta sulmonte Brodsky-n, pasi shkroi poemën “Isaku dhe Avraami” bazuar në Dhiatën e Vjetër, të cilën ai u përpoq ta botonte në vitin 1963. Ai u arrestua dhe gjyqi ndaj tij u kthye nga qeveria si një spektakël për të frikësuar të gjithë intelektualët që guxonin të dilnin kundër censurës. Ende kujtohet përgjigjja që ai i dha gjykatësit, kur e pyeti për profesionin. Poet, tha Brodsky. Poezitë e tij u akuzuan që dëmtonin komunizmin dhe u dënua me 5 vjet punë të vështirë. Brodsky u internua në një fshat të largët në veri të vendit. Internimi i tij solli reagimin e intelektualëve të kohës, mes të cilëve dhe Sartri. Marina shkoi të jetonte me të në ato kushte dhe në vitin 1965 ajo u bë nëna e djalit të tij, Adrei. Por lidhja e tyre nuk mund të regjistrohej në regjistrat sovjetikë, të cilët nuk e pranuan asnjëherë. Ajo e regjistroi djalin me mbiemrin e saj. Pas protestave të gjata, Brodsky kthehet në Leningrad në vitin 1965. Në të njëjtin vit një përmbledhje e poezive të tij u botua në SHBA. Ndërsa në Shën Petërburg, poeti u detyrua të shkonte në një spital psikiatrik. Kjo situatë pa kthim në raportin mes tij dhe komunizmit do ta bënte Brodskyn të mendonte arratisjen. Më vitin 1972 ai arratiset nga Bashkimi Sovjetik duke bërë një ndalesë në Vjenë, më pas në Londër për të mbërritur në SHBA. Për shumë vite ai punoi si profesor në disa universitete. Në vitin 1978 ai mori titullin doktor në letërsi nga Universiteti i Yale-s. Në vitin 1979 u bë anëtar nderi i Akademisë së Arteve Amerikane. Gjatë qëndrimit në Amerikë, ai u përpoq të merrte prindërit. U shkroi shumë letra ambasadave, autoriteteve përkatëse, por regjimi sovjetik nuk ia bëri të mundur diçka të tillë. Në vitin 1980 ai botoi një libër kushtuar Marina Basmanovës, me të cilën nuk mundi të shihej më pas ikjes në SHBA. Ndaj do t’i kushtonte vargje dhimbjeje poetit, për gruan që dikur e bënte të shkruante vetëm për dashurinë. Largësia do t’i kushtonte shumë kësaj marrëdhënieje dhe në vitin 1990 Brodsky martohet me studenten e Sorbonës, Maria Sozzani, me të cilën lindi një vajzë. Poezitë dhe esetë e tij nuk ishin vetëm për dashurinë. Brodsky ishte një antikomunist, prirje të cilën e shprehu hapur në poezitë politike që shkroi. Në fjalimin e mbajtur në Akademinë Suedeze gjatë marrjes së çmimit “Nobel”, ai ia dedikoi çmimin njerëzve që kishin ndikuar në rritjen e tij si poet, mes të cilëve dhe Ana Akhmatovës. “Zemërimi, ironia apo indiferenca e shprehur nga letërsia në lidhje me shtetin, është në thelb, reaksioni i të përhershmes, më saktë të themi – i të pafundmes, kundrejt të përkohshmes, të kufizuarës. Të paktën deri atëherë kur shteti do t’i fusë hundët në punët e letërsisë, letërsia ka të drejtën e vet të ndërhyjë në punët e shtetit. Sistemi politik, forma e rendit shoqëror, sikundërse çdo sistem në tërësi, është, për vetë natyrën e saj të përcaktuar, formë e kohës së shkuar që rreket ta quajë veten formë të së tashmes (shpeshherë edhe të së ardhmes), dhe njeriu, profesioni i të cilit është gjuha, është i mbrami që mund t’i lejojë vetes ta qesë në harresë këtë gjë. Rreziku i vërtetë për shkrimtarin nuk është dhe aq mundësia (dhe shpesh siguria) e përndjekjes nga shteti, sesa mundësia për t’u ndier i hipnotizuar nga tiparet e shtetit, të cilat, të përbindshme apo të nënshtruara ndryshimeve për mirë, janë përherë të përkohshme”, do të shprehej ai. Brodsky është përkthyer në shqip nga Agron Tufa. Vetëm pas rënies së regjimit komunist ai mundi të kthehej në Rusi e të takohej me të birin. Brodsky vdiq nga një atak në zemër në moshën 56-vjeçare.

Ky shkrim Joseph Brodsky: Letërsia, të ndërhyjë në punët e shtetit u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Rikthimi: Një kolonel dhe një ikonë sërish në Shqipëri

$
0
0

HISTORI/ Shqipëria e 1917-1925 në letrat dhe dokumentet e francezit Andre Ordioni. Sot, pasardhësit e tij udhëtojnë për në Voskopojë.

FATOS BAXHAKU 

1919-1920, jetime te luftes ne juglindje te Shqiperise
Ikona nga Voskopoja qe riktheheht sot ne vendin e saj
Komite shqiptare  ne sherbim te Antantes
Korça 1919-1920
Njoftimi per vdekjen e kolonelit Ordioni ne 1933
Urdheri i Skenderbeut i akorduar nga Shqiperia kolonelit ne 1928

Duhet të ketë qenë një burrë energjik. 62-vjeçari i ngjiste bjeshkët e Vermoshit në këmbë si një djalë i ri. Një ushtarak i vërtetë që përzihej me njerëzit e thjeshtë, me ushtarët, një njeri që kalonte nga shurdhimi i topave në llogoret e Manastirit në nostalgjinë e një fushe të mbushur me xixëllonja diku andej nga Voskopoja, një njeri i dashuruar me “gjolin” tonë, me liqenin e Pogradecit, por gjithashtu edhe një njeri fort i lidhur me familjen dhe një baba i dhembshur. Ai quhej Andre Ordioni (1862-1933), ishte kolonel në ushtrinë franceze, me origjinë korsikane, i biri i një farkëtari, me banim në Auxerre. Fati ia desh që të jetojë në Shqipëri përgjatë një periudhe fort të rëndësishme të historisë sonë, përgjatë viteve 1917-1925. Në fillim ishte komandant regjimenti në zonën e Pogradecit dhe Mokrës, më pas komandoi njësi të tëra në luftimet në Manastir, u kthye në Korçë ku ishte një ndër figurat kryesore të “Republikës së Korçës” dhe më në fund, deri në 1925, ishte përfaqësues i Francës në Komisionin Ndërkombëtar të Caktimit të Kufijve. Ishte komandant i Legjionit të Nderit, mbajtës i Kryqit të Luftës 1914-1918 dhe shumë medaljeve jofranceze, mes të cilave edhe i urdhrit të Skënderbeut.

Me emrin e tij sot lidhen dy lajme. Para pak ditësh doli në qarkullim libri me titull “Një oficer francez në Ballkan”, i cili përmban letërkëmbimin dhe një pjesë të kujtimeve e studimeve të veta mbi Shqipërinë, të mbledhura nën kujdesin e nipit të tij, Dominique Dangyu des Deserts (Një oficer francez në Ballkan, Vëllimi I, përkthyen Tomi Nakuçi, Luan Rama, Lorena Dedja, Papirus, Tiranë 2014, 604 faqe, çmimi 1500 lekë). Lajmi i dytë është se pikërisht sot pasardhësit e tij do të marrin rrugën për në Voskopojë, andej nga gjyshi e stërgjyshi i tyre kreu bëmat që la në shënimet e tij të zverdhura nga koha. Një ikonë, që ai kishte marrë me vete në Francë, do t’i rikthehet kishës vendase. Historia e kësaj ikone është krejt e veçantë. Më 18 janar 1918 koloneli i shkruante vajzës së tij, Monik, se kishte marrë një ikonë të vyer në një nga kishat e Voskopojës. Brigitte Rusanov, mbesa e kolonelit, që e trashëgoi ikonën e kthen tani sërish në vendin ku i përket të qëndrojë.

Nipi i Ordionit ka rrëfyer se shënimet, letrat, foto dhe hartat e gjyshit i pat gjetur në një bodrum të heshtur dhe ato i kishin ngjallur një kërshëri të paparë. Në fakt, libri që kemi pasur në dorë këto ditë është vërtet njësoj sikur të zhytesh në një bodrum të vjetër, në një botë ku njerëzia ishin më të thjeshtë e më të dëlirët, por që kaploheshin hera-herës nga marrëzia vrastare, të cilën nuk e shpjegonin dot as vetë, dhe herë të tjera nga dhembshuria e pafund.

 

 

Në luftë e në paqe

 

Një pjesë e mirë e shënimeve të tij janë të mbushura me bëma lufte. Ai lavdëron e lavdëron pa pushim “djemtë e tij” sikurse i cilëson ai ushtarët në front të cilët “kapërcenin Gurin e Kamjes sikur të ishin dhi të egra”. Me këtë rast koloneli na qartëson edhe shumë gjëra mbi Armatën Franceze të Lindjes, që u krijua në 1917 kur Franca vendosi të ishte pjesëmarrëse direkte në luftimet në Ballkan. Ishte pikërisht kjo armatë me të cilën u bashkuan ushtarët shqiptarë të Esad Pashës. Këta nuk ishin të vetmit të huaj të bashkuar me francezët. Ordioni flet me një lehtësi të çuditshme për këmbësorë vietnamezë luftojnë kundër bullgarëve apo austro-hungarezëve në malet e Mokrës, apo për senegalezë e marokenë, trima të çartur, që çajnë mbi llogoret e armikut. Sot mbase është e vështirë të përfytyrojmë vietnamezë, marokenë apo senegalezë që shëtisin rrugëve të Korçës apo Pogradecit, si të ardhur nga një botë tjetër. Por ja që ka qenë e vërtetë.

Ordioni ishte njeri i luftës. Kjo s’do mend. Ajo ishte jeta e tij. Por të habit dhembshuria me të cilën ai kujtohet për fëmijët e luftës. Sapo vendoset një periudhë paqeje atij i shkon menjëherë mendja tek ata, fëmijët që vuanin të parët marrëzitë e të mëdhenjve. Kërkon me çdo kusht t’u rihapë shkollat, t’u gjejë librat, t’u mësojë këngë e vjersha. Pastaj, pas kësaj bie herë-herë në nostalgji teksa ushtarët e tij pushojnë të drobitur nga një luftë e gjatë. “Nënë, është një emër i ëmbël që e kam dëgjuar aq shpesh në luftë nga të plagosurit rëndë kur afronin çastet e tyre të fundit – shkruan ai – këndej, në këto vende të largëta, kjo fjalë më është dukur se ka një domethënie më të madhe, më humane. Nënë!… Për shumë nga ushtarët e mi, kjo fjalë është thënë si një frymëmarrje me pëshpërimën e fundit të shpirtit. Ç’trishtim i pamasë!”.

 

“Dorë e hekurt, me dorezë të kadifenjtë”

 

Më 11 nëntor 1918 edhe në frontin e Lindjes u vendos armëpushimi mes Antantës dhe Boshtit. Bota duhej të mbante frymën pezull derisa Konferenca e Paqes të vendoste mbi fatin e saj të brishtë. Pikërisht në këtë kohë, Ordioni u emërua administrator i “territorit të vogël të Pogradecit që përfshinte 64 komuna dhe më pas i të gjithë Shqipërisë franceze”. Dëshmitë që ai ka lënë pas në lidhje me “Republikën e Korçës” janë absolutisht të dorës së parë jo vetëm për studiuesit e periudhës, por edhe për kuriozët e historisë. “Duhet që triumfi i së Drejtës të ushtrohet në të gjithë botën – shkruan ai në dhjetor 1918 – do të veprojë pa u lodhur, duke goditur me një dorë të hekurt, veshur me një dorezë të kadifenjtë. Vitin e kaluar, kur kryesova në Korçë ‘Këshillin e Luftës’, veprova po kështu: ekzekutimet e shpejta, fill pas dënimeve të pamëshirshme, krijuan efekte shpëtimtare në një popullsi të tronditur e me halle, madje deri në portat e tyre, nga një armik i guximshëm, komitaxhinjtë që ishin në shërbim të Austrisë. Dhe rezultatet u dukën menjëherë: gjithçka u vu në rregull, spiunët e ndaluan trafikun e tyre të urryer dhe ushtria mundi t’i përkushtohej plotësisht luftës…”. Koloneli ishte ushtarak në luftë. Shumë herë do t’i duhej t’i harronte xixëllonjat dhe dallëndyshet që kishin bërë fole në ballkonin e tij në Korçë.

 

Telashi i rëndë i kufijve

 

Që nga prilli i 1923-it e deri në gusht të 1926-s kolonel Ordioni ishte përfaqësues i Francës në Komisionin Ndërkombëtar të Kufijve. Veproi dhe ndikoi në caktimin e kufijve në Vermosh dhe në zonën e Shën Naumit. Disa herë shprehet shumë i lumtur që qeveria e tij nuk i dërgonte asnjë udhëzim në lidhje me qëndrimin që duhej të mbante në lidhje me fiksimin e kufijve të shtetit të ri shqiptar. “Vetëm kështu jam me të drejtën”, shkruan ai në një prej ditarëve. Porse kjo nuk vazhdoi gjatë, sepse qortimet për mbrojtjen e shqiptarëve, apo të së Drejtës, sikurse e cilëson ai nuk vonuan të vinin. Më 1925-n vetë Kryeministri francez, Herriot, i tërhoqi veshin “për mungesë konsultimesh paraprake”.

Sot te ne janë ende të gjalla diskutimet, më shumë politike sesa historike, mbi Vermoshin dhe Shën Naumin, mbi faktin nëse ato u shitën nga Ahmet Zogu dhe të tjerë politikanë vendas, apo ashtu vendosi politika ndërkombëtare. Në shënimet e kolonelit përgjigjja është aty, e fshehur në udhëtimet e tij pa fund, në tentativën për ta vrarë sipas të njëjtit skenar me të cilin u vra italiani Tellini dhe sidomos me ndjenjën e keqardhjes kur dëgjon përfaqësuesin shqiptar, Mehdi Frashëri, teksa flet nëpër dhëmbë: Ah, sa keq kur je një popull i vogël.

 

(Të gjitha citimet dokumentare dhe fotot që janë përdorur në këtë shkrim janë marrë nga botimi shqiptar i “Papirus me lejen e vetë botuesit. fa.bax.).

   

 

 

Francezë në shpellat e Gorës

 

23 janar 1919

 

“…Ndërkohë që fasulet zienin e rrotulloheshin në ujin e nxehtë, hapëm kutitë e konservave, por ato për fat të keq kishin ushqime të skaduara. Të gjithë u ngrysëm në fytyrë. Ushqimet që mendonim se po përgatisnim nuk ishin siç i prisnim: pinard (vera e holluar me ujë) kishte ngrirë, buka ishte mykur, konservat dolën të prishura, pra na mbeteshin si ushqim i saktë fasulet, që i mendonim si ushqim i butë pranveror. Ndërkohë e shtrëngova rripin edhe tri vrima më shumë. Pas tri orësh, me naivitetin tim dhe nisur veçanërisht nga stomaku i uritur, mendoja se do ishin zier dhe më së fundi do të hanim diçka që të na ngrohte në atë temperaturë të akullt që na mundonte së tepërmi. Por fasulet s’donin që të haheshin dhe mua më dukeshin akoma edhe më të forta se kur i hodha në tenxheren e ushtarëve të mi. U përpoqëm t’i thërrmonim që të ziheshin më lehtë në zjarr, por edhe zjarri s’donte të shtohej edhe pse i frynim me gjithë mushkëritë tona… Lodhja dhe uria na dërmuan dhe ne u strukëm rreth zjarrit me barkun bosh nga ai furnizim i mirë. Dhe unë ëndërroja për ato çka mbeteshin në tavolinën tonë. Në gjysmëgjumë, kur stomaku ulërinte gjithë zhurmë, i provova sërish fasulet tona demokratike që po lutesha të ishin më pak të forta. Por asgjë nuk kishte ndryshuar dhe ora njëzet e një pa ngrënë po afronte. Baltazari (kali) dukej se s’na përfillte, pasi po hante tërshërën e tij pa pasur nevojë që të zihej. Dhe përsëri e shtrëngova rripin tim mbi barkun bosh si ajo shpella që na strehonte…”.

 

 

Shën Naumi në 1923…

 

Një manastir i famshëm – i vendosur mirë mbi një shkëmb që ngrihet mbi 50 metra mbi liqenin e Ohrit, aktualisht manastiri i Shën Naumit po debatohet ashpër midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Si njëra palë ashtu edhe tjetra janë aq të angazhuara pas saj, saqë nëse Konferenca e Ambasadorëve do t’ia jepte njërit apo tjetrit shtet, ata do ta rrëmbenin atë me forcë. Sidoqoftë, do duhet që ta ketë dikush nga ata që e kërkon aq shumë këtë vend të bukur. Por le t’ia lëmë gjykatës supreme (Gjykata e Hagës) dhe të presim me durim vendimin përfundimtar që do të bazohet me siguri në argumente të sakta dhe të drejta. Por për çastin le të mbetemi në terrenin thjesht turistik dhe le të admirojmë këtë pikë të mrekullueshme për ujëra të gjallë e të kthjellët ku lëvizin e rriten shumë peshq të shijshëm.

Manastir, ku tani jetojnë dy murgj (një shqiptar dhe një serb), si roje të objekteve të shenjta dhe të relikeve që adhurohen, i përket shekullit X dhe është një vend pelegrinazhi për besimtarët. Dikur këtu kurorëzoheshin mbretërit ballkanikë, çka bëri që manastiri të marrë një rëndësi morale të konsiderueshme, por atë e kërkojnë si ortodoksët ashtu edhe myslimanët. Diçka vlen të përmendet, sepse këta të fundit që s’kanë asnjë lidhje, ushqejnë pretendime po aq të forta dhe që nuk justifikohen aspak. E megjithatë duhet pranuar që myslimanët dhe ortodoksët mblidhen së bashku gjatë ceremonive të mëdha në manastiret e famshme. Këto manifestime kanë si qëllim që të tregojnë se një tolerancë e madhe ekziston midis tri besimeve në Shqipëri. Në kohën e festës së Pashkëve, myslimanët shkojnë në portën e kishës për të festuar fundin e ceremonisë. Po kështu edhe për Bajramin mysliman, kristianët përzihen me myslimanët për të gëzuar bashkë me ata. Madje, as njëra palë dhe as tjetra nuk kanë pretendime fanatike dhe një harmoni e madhe zotëron ndër ata…

Manastiri i Shën Naumit me burimet që sapo folëm, me rrjedhjen e Çërravës që derdhet pak më në perëndim të Shën Naumit dhe me gjelbërimin e bollshëm, përbën sipas meje një oaz të kënaqshëm e një vend të freskët për të kaluar atje një pjesë të mirë të vitit. Kisha e manastirit nuk të ofron asgjë interesante dhe ne shpesh kemi pasur rastin të flasim për figurat naive, subjektet biblike që zbukurojnë muret, disa radhë stolash dhe kolona të gdhendura, ikona shenjtësh, një ikonostas që tregon shkëlqimin e Orientit, e zbukuruar shumë me dhurata dhe ‘ex-voto’.

Për të bërë pelegrinazhin dhe veçanërisht për të admiruar peizazhin e bukur që rrethon liqenin dhe manastirin vijnë këtu nxënësit e shkollave nga Jugosllavia dhe Shqipëria. Fusha e Pogradecit është unikale: ajo është e pasur me gështenja, dhe ato të voglat na ishin aq të dobishme gjatë dimrit të vitit 1917-1918, kur ne flinim në lartësitë mbi 2000 metra. Manastiri është në fakt një margaritar që serbët e shqiptarët e debatojnë me kaq forcë dhe nisur nga njohja ime e thellë e vendeve këtu, më lejohet të them: edhe pse gjykata supreme nuk është prononcuar ende, kam bindjen e thellë që manastiri i Shën Naumit, edhe pse s’do t’u pëlqejë miqve të mi serbë, do të jetë shqiptar”.

 

…dhe në 1925

 

“…Meqë parlamenti shqiptar nuk po vendoste, ngurronte të shprehej mbi çështjen fatkeqe të manastirit të Shën Naumit, që kishte bërë të derdhej kaq shumë bojë, Komisioni nuk ngurroi të transportohej aty me qëllimin që të mbaronte me të…

Komisioni i caktimit të kufijve e kishte studiuar mirë çështjen, dhe ishte sidomos ana ekonomike që ishte menduar. Është e qartë se atje ka një grup në jug të liqenit të Ohrit (Pogradec, Starovë, Shën Naum…) që mund të jetojë, që mund të vetëmjaftohet. Ky është një cep i pasur që mund të jetojë i lumtur me resurset e panumërta të liqenit (trofta, gjah, ujë, vreshta, gështenja…) ndërsa po u nda më dysh, do t’ia dalë me vështirësi të mjaftojë. Ngaqë Ohri është tepër larg për të furnizuar Shën Naumin, ndërsa Pogradeci s’mund ta bëjë më pas ndarjes. Është e vërtetë që mund t’i drejtohen kontrabandës, por kjo s’është zgjidhje e vërtetë…”.

 

 

Koloneli: Kur do të bëhet Shqipëria

 

Sarandë 18 tetor 1925

 

“E shtrenjta ime Monik,

Pas pak do t’i hipi anijes për të ardhur përsëri në Perëndim… Sido që të jetë, do doja t’i dërgoja lamtumira të tjera Shqipërisë, sikur të mos kthehesha më. Mbi të gjitha, këto janë urimet e mia më të mira e më të sinqerta që dua të dërgoj edhe pse jo përmes telegrafit.

Duke lënë këtë tokë të shqiptarëve u uroj atyre paqe e begati. Duke luftuar për pavarësinë e saj më 1918, duke kontribuar në përcaktimin e kufijve dhe për pasojë në krijimin e një shteti të lirë e të pavarur, unë do të interesohem gjithnjë për fatin e saj: do të duartrokas sukseset e saj dhe do të vuaj për hallet e saj.

Duke e lënë Shqipërinë, bindja ime është se ky vend i ka të gjitha burimet natyrore për t’u bërë një vend i begatë. Po të punohet me mençuri, Iliria e re mund të bëhej Zvicra e Ballkanit, duke hyrë në Lidhjen e Kombeve dhe duke qenë pak a shumë si bija e saj… Asgjë nuk i mungon këtij vendi piktoresk ose në fakt i mungon diçka dhe ky do të jetë konkluzioni im: i mungojnë njerëzit, njerëz të aftë që të dinë të vlerësojnë. Dhe në këtë anë ka shumë për të bërë: veç dy kolegjeve franceze në Korçë dhe në Gjirokastër, përfshi edhe përpjekjet e katolikëve të veriut, duhet të paktën edhe një gjeneratë tjetër që të mund të ketë njerëz të kultivuar, të aftë për të administruar e qeverisur me drejtësi.

Njerëzit e shtetit nuk improvizohen më në ditët tona dhe nëse duam t’i japim vlera këtij vendi dhe të bëjmë një shtet të begatë, duhet që të rinjtë e seleksionuar e të zgjedhur midis më inteligjentëve, të bëjnë sa më parë stazhe në shkollat e Francës, Anglisë ose Italisë. Por inteligjenca është diçka e përhapur në Shqipëri. Kudo pikas guximin dhe njerëzit e ditur do të vijnë në kohën e vet. Kjo është dëshira ime e fundit. Atëherë kur njerëzit e drejtë, të ndërgjegjshëm e të ndershëm do të marrin në dorë fatet e Shqipërisë, vendi i shqiptarëve do të bëhet një vend i kërkuar për natyrën e tij tërheqëse, vendet e virgjëra, panoramat e panjohura, për rrafshnaltat dhe mikpritjen e madhe”.

Ky shkrim Rikthimi: Një kolonel dhe një ikonë sërish në Shqipëri u publikua me pare te Gazeta SHQIP.


Kadare sjell “Mëngjese në kafe Rostand…”

$
0
0

Nis sot Edicioni i 17 i Panairit të Librit

Ismail KadareEdicioni i 17 i Panairit të Librit do të hapë siparin sot në orën 11.00, në Pallatin e Kongreseve. Për katër ditë rresht, vëmendja do të përqendrohet te libri. Pritet që shkrimtari i njohur Ismail Kadare, të prezantojë në këtë panair një botim të ri. “Mëngjeset në kafe Rostand, motive nga Parisi” është libri në ese i shkrimtarit, pas romanit “Mjegullat e Tiranës”.

Pas ceremonisë së hapjes lexuesi do të ketë mundësi të takohet menjëherë me autorë në stendë. Akademiku Rexhep Qosja do të jetë në orën 11:00 në stendën e shtëpisë botuese “Toena”. Këtë vit, Qose ka sjellë “Ditarët”, kujtimet e tij nga fëmijëria, jeta akademike, apo ajo çfarë ka ndodhur me Kosovën në rrugën e saj drejt pavarësisë. “Kujtimet e Aleks Budës”, në librin me autore Tatjana Haxhimihalin, do të promovohen në orën 13:00. Po kështu, nesër do të kenë promovim librat “Nënëmadhja e fëmijëve” me autore Lumturi Vladi, “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore” me autor Paskal Milo, “Homo Balcanicus” me autor Niko Nikollën. Është ambasada franceze ajo që nis aktivitetet e ditës së dytë të panairit, me prezantimin e serisë së Tin Tinit. Personazhi i njohur për fëmijë, tashmë vjen edhe në gjuhën shqipe. Më pas një aktivitet kushtuar një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë arbëreshe Jeronim de Radës, do të mbledhë në një konferencë emra të njohur të studimeve shqipe, si prof. dr. Emil Lafe, prof. Diana Kastratin, dr. Moikom Zeqo, dr. Lili Sula, botuesi Mehmet Gëzhilli, për të sjellë një këndvështrim të kësaj figure e cila ka qenë e botuar para viteve ’90, edhe pse jo e plotë. Instituti Italian i Kulturës do të sjellë një konferencë ku referojnë prof. Matteo Mandala dhe prof. Francesco Altimari me temën “Roli kulturor i Napolit në Rilindjen kombëtare shqiptare”. Më pas, në orën 14.00, shtëpia botuese “Saras” do të prezantojë katër botimet e reja. Një nga librat më të përfolur mbi figurën e Ali Pashë Tepelenës, “Ali Pasha, krime famëkeqe” shkruar nga Alexandre Dumas, tashmë mund të lexohet në gjuhën shqipe nga “Saras”. Për herë të parë, “Saras” sjell në shqip një prej autorëve më të rëndësishëm të shekullit XXI, shkrimtarin nobelist V.S Naipaul me romanin “Qyteti bri lumit”, përkthyer nga Vladimir Marku. Ardhja e këtij novelisti në gjuhën shqipe është dhe një nga ngjarjet e këtij panairi. Saga e detektivit Jashim, vijon me botimin e romanit “Syri i keq”, një histori e cila të mban mbërthyer pas fletëve të librit deri në fund, nën përkthimin e Fari Laçkës. Dy autorët e njohur italianë Cocco & Magella do të vijnë me romanin “Hije mbi liqen”, një prozë e cila na çon në Italinë e viteve të Luftës së Dytë Botërore. Në ditën e dytë të Panairit, do të këtë promovime dhe shtëpia botuese “Plejad” me librat “Ali Pashë Tepelena”, autorë Gabriel Meksi – Vangjel Meksi. “Një javë plot të shtuna”, me autor Paul Maar do të prezantohet ditën e dytë. Në stendën e “Toenës” do të jetë shkrimtarja Mira Meksi në orën 18:00 për të prezantuar botimin e saj më të fundit. Të premten do jetë një konferencë mbi Shqipërinë në Luftën e Parë Botërore, ku do të referojë Luan Rama, ajo që do të hapë siparin e aktiviteteve. Më pas autori Zija Çela, do të jetë në orën 11:00 në stendën e “Toenës”. Në lëmin e promovimeve mbi De Radën, do të promovohet libri i prof. Jup Kastratit kushtuar kësaj figure. Në stendat e botuesve do të jenë dhe autorët Çlirim Hoxha dhe Besnik Mustafaj. Të shtunën do të bëhet ndarja e çmimeve të panairit, si dhe promovimi i librave “Shërbëtori i ‘zotërisë’ së pabesë” me autore Teuta Dhimarko Kasoruho, “Asgjë nuk ndodh rastësisht” me autore Alma Papamihali,“Druri pa emër” me autor Drago Jançar. Nuk do të mungojnë dhe autorët në stendë. “UET Press” do të ketë në stendë autorët Ben Blushi, Preç Zogaj, Ardian Civici, Belina Budini, Spartak Ngjela, Rudolf Marku.

 

Ky shkrim Kadare sjell “Mëngjese në kafe Rostand…” u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Rikthehet detektivi Jashim

$
0
0

Vazhdojnë aventurat e detektivit Jashim. Pas “Pemës së Jeniçerëve”, “Guri i gjarprit” dhe “Portreti i Belinit” vjen një tjetër seri e sagës së famshme “Syri i keq”

imagesRikthehen aventurat e detektivit Osman Jashim. Personazhi i njohur i shkrimtarit dhe historianit anglez Jason Goodwin, tashmë vjen në shqip me një tjetër aventurë në romanin “Syri i keq” që botimet “Saras” e kanë sjellë për panair. Nën përkthimin e Fari Laçkës libri e shpie lexuesin sërish në botën përrallore dhe ekzotike të Perandorisë Osmane të shekullit të 19. Parfume dhe aroma orientale. Hetuesi eunuk, Jashim, gjendet në mes të intrigave të pallatit, magjistareve, fallxhoreve, ekuilibrave politikë që ndryshojnë në një Stamboll të mrekullueshëm dhe të zvetënuar njëherësh.

Ashtu si te “Pema e Jeniçerëve”, libri fitues i çmimit “Edgar Allan Poe”, Goodwin, na sjell të gjallë botën bizantine nëpërmjet përshkrimeve plot jetë, hollësirave mbresëlënëse dhe një konteksti të qartë historik. Në librin “Syri i keq”, ai shpalos dramën dhe bukurinë e Stambollit, një qytet ku gjeografia dhe kultura janë ndërthurur duke e bërë një nga vendet më magjepsës të botës. Jashimi është ndoshta i pari dhe i vetmi detektiv eunuk. Si lala, Jashimi ka mundësinë të jetojë dhe të veprojë i pavarur në një kulturë e cila normalisht gjithkënd e sheh në gjirin e një familjeje. Ai mund të hyjë lirshëm në brenditë e pallatit, përfshirë edhe haremin, ku nuk lejohet futja e burrave të tjerë. Dhe megjithëse në këtë libër, kjo gjë nuk luan ndonjë rol, gjendja e Jashimit nuk e pengon të përjetojë nevojat romantike të burrave të tjerë. Libri fillon me zbulimin e një kufome të vrarë në një pus në një manastir ortodoks, gjë e cila shpalos mjeshtërisht gjendjen e Stambollit në kryqëzim të kontinenteve, perandorive dhe kulturave. Veziri i madh i cili drejton qeverinë për sulltanin e ri, thërret Jashimin për të bërë hetime. Ky është roli që Jashimi ka pranuar të luajë për qeverinë në shkëmbim të lirisë për të jetuar jashtë mureve të pallatit. Ngjarja fillon në vitin 1840, kur Perandoria Osmane është në mes të rrënimit të saj të gjatë. Austria dhe Rusia i kanë shqyer copëza të territoreve të saj dhe Egjipti është bërë autonom, i drejtuar nga shqiptari Mehmet Ali Pasha. Rusia në veçanti i ka sytë drejt Konstandinopolit historik me idenë e ribashkimit të Krishterimit Ortodoks në strehën e tyre të parë. Por, hetimi nuk e shpie Jashimin në drejtim të politikës së fuqive. Përkundrazi, ngjarjet e mëpasshme e kredhin mes intrigave të haremit. Ky institucion legjendar, i ndërtuar për të siguruar vazhdimisht pasardhës meshkuj për dinastinë e Osmanëve, ngjan më shumë si ‘shkollë vajzash e stilit të vjetër’, sesa si “sallë banjash erëmirë plot me gra lakuriq”, ashtu siç shkruan edhe Goodwin në kapitullin ‘Falënderime’. Sulltani i tmerrshëm Mahmudi II, i cili shkatërroi jeniçerët ka vdekur dhe i biri, pasardhësi gjashtëmbëdhjetëvjeçar po shkon në pallat: jo në pallatin mbretëror në Topkapi, por në një tjetër modern, në Beshkitash ndërtuar nga Mahmudi. Megjithatë, sulltani i vjetër nuk e ka braktisur ende një traditë: mbajtjen e një haremi të stërmadh, i cili tani duhet të ripopullohet ose të zbrazet me ardhjen e sunduesit të ri, i cili do të sjellë gratë e veta të shumta. Në pallatin e vjetër mbetet vetëm Valideja, nëna e sulltanit, bashkë me shpurë të vogël përbërë nga të tjerë anëtarë të moshuar të haremit. Jashimi, një mik i vjetër i Validesë, kalon shumë kohë duke ngarendur ndërmjet dy pallateve, duke u munduar të zbulojë lidhjet e fshehta ndërmjet ardhjeve të reja në harem, hierarkisë së grave të moshuara të haremit dhe një fëmijë futur mes tyre në mënyrë të mistershme. Ai duhet të gjejë kush e ka “syrin e keq” që ka sjellë lindjen e një fëmije me cene, një shtatzëni histerike vdekjeprurëse dhe një sëmundje që pllakos mbi një nga muzikantet e pallatit. Jashimi përpiqet edhe të gjejë përse admirali i flotës osmane, Fevzi pasha, ka tradhtuar sulltanin duke dorëzuar flotën në duart e egjiptianëve në Aleksandri, duke e lënë Stambollin nën mbrojtjen ‘dashamirë’ të rusëve. Dikur Fevziu kishte qenë tutori i Jashimit dhe e kupton që dyshimet e dikurshme për pashain kishin qenë të vërteta. Jashimi vazhdon hetimin duke u prehur herë-herë në shtëpizën e tij në Stamboll, ku rifiton ekuilibrin nëpërmjet gatimeve të thjeshta autentike. (Recetat për këto gatime osmane Goodwin i ofron edhe në faqen e tij në internet.) Ai viziton mikun e tij të vjetër, ambasadorin polak Palevski, i cili është bërë njeri pa atdhe, pasi perandoria gjermane, austriake dhe ajo ruse e kanë ndarë Poloninë mes tyre dhe e kanë zhdukur nga harta. Veç ambasadorit, ai gjen mbështetje edhe tek një tjetër mik, kërcimtarin travestit Prin. Kjo është bota e vogël e Jashimit e cila mbetet e pandryshuar në të gjitha seritë, përfshirë edhe “Guri i Gjarprit” dhe “Portreti i Belinit”. Personazhi i Palevskit, në këtë libër është lënë disi në hije. Libri gjithashtu ndjek edhe modelin e caktuar në tre librat e parë, ku Jashimi nuk bie në dashuri me bukuroshet. Mbase autori është bërë i vetëdijshëm që kjo gjë e huton lexuesin, i cili nuk e kupton se si është jeta seksuale e një eunuku. Autori ka skicuar njërën nga temat dytësore të gjendjes së Jashimit, duke përshkruar tredhjen e tij kur ishte fëmijë, si pjesë e një sulmi mbi familjen e tij nga armiq të të atit. Në këtë roman, Jashimi zbulon një informacion të ri në lidhje me atë gjëmë që i ka ndodhur. Goodwin përshkruan ankthin dhe pështjellimin e Jashimit për gjendjen e tij, por në të katër seritë ka shmangur përshkrimin në thellësi të jetës emocionale të eunukut. Ai duket më shumë i kënaqur që trillimin e tij e mban në kornizat e një versioni osman të një misteri me vrasje, sesa ta mveshë me tipare të tjera letrare. Shkrimtari anglez Goodwin, i cili ka studiuar histori bizantine në universitetin Cambridge, ia ka dalë mbanë të shndërrojë magjepsjen e tij për Perandorinë Osmane në një seri tërheqëse me detektivë. Filloi të shkruante një libër me kujtime për udhëtimet e tij nëpër Europë, “Më këmbë deri në Bririn e Artë” dhe vijoi me një histori të osmanëve, “Zotët e Horizonteve”. Ishte motra e tij, producente televizive, Daisy Goodwin, siç shpjegon autori në falënderimet e tij në librin “Pema e Jeniçerëve”, e cila e nxiti që në lidhje me historinë e osmanëve të kishte një qasje të tipit histori me detektivë. Jashimi është edhe një kuzhinier i shkëlqyer që të ngjall dëshirën të provosh shumë prej recetave të tij të gatimit.

Ky shkrim Rikthehet detektivi Jashim u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Naipaul: Vjen në shqip shkrimtari i errësirës

$
0
0

Shtëpia botuese “Saras” prezanton nesër, në orën 14:00, në Panairin e Librit, katër botimet e reja: “Ali Pashë Tepelena, krime famëkeqe” nga Alexander Dumas, “Syri i keq” nga Jason Goodwin, “Qyteti bri lumit”, V.S. Naipaul, dhe “Hije mbi liqen” i autorëve Cocco & Magella

PrintV.S. Naipaul, një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XXI, fitues i çmimit “Nobel” në letërsi në vitin 2001, mund të quhet dhe surpriza e këtij panairi. Një prej romaneve më të mirë të 50 viteve të fundit, “Qyteti bri lumit” i cili vijon të shihet si udhëtimi që çdo njeri duhet të bëjë për të gjetur dritën, tashmë mund të lexohet në shqip nën përkthimin e Vladimir Markut, nën siglën e botimeve “Saras”. Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t’u shkolluar e më pas për t’u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit. Ky libër është një manual për ndryshimin, për atë ndryshim që shpesh dhemb, por që është i domosdoshëm në shumë shoqëri. Libri shoqërohet në shqip me një parathënie nga kritikja dhe shkrimtarja e njohur angleze Elizabeth Hardwick.“Qyteti bri lumit” është historia e një trazire historike dhe e një kolapsi social. Përplasja e kulturave në Indi, vendet islamike, Afrikë, Amerikë e Jugut dhe ishujt Karaibe janë burimet që Naipaul përdor për imagjinatën e tij krijuese, në letërsinë artistike dhe në librat e tij të udhëtimeve nëpër botë, udhëtime këto aq të ngadalta në kohë, e aq personale, saqë nuk mund të klasifikohen dot si libra udhëtimi.Ngjarjet zhvillohen në periudhën postkoloniale, në kohën e pavarësisë. NaipaulEuropianët janë shpërngulur nga aty, ose janë detyruar të shpërngulen, dhe skena është kaotike, gjithë dhunë, me luftime mes fiseve, injorancë e plotë, izolim, varfëri dhe një mungesë përgatitjeje për botën e re, në të cilën ata kanë hyrë, ose pjesërisht e supozuar si një lloj dekorimi. Siguria e verbër e administratës koloniale, me rregullat e saj, komercializimin e resurseve të disponueshme, me bulevardet e saj dhe me shtëpitë e bukura, e klubet për argëtimin e të ardhurve të huaj, çoi në bumin e shumë shteteve, që sapo e kishin fituar pavarësinë. Këtu aktualisht pushteti është në duart e presidentit, një luftëtar fisnor i kërcënuar nga ambiciet e luftëtarëve të fiseve të tjera.Libri është një akuzë për pushtet e dhunshme, përmes një personazhi që nuk nguron të përshkruajë dhe presidentin e vendit të tij. “Te ‘Qyteti bri lumit’ zvarritja, korrupsioni mbytës dhe shkatërrimi që e shoqëron ardhjen në pushtet të forcave fisnore, ose dhe komplotimin e tyre për të marrë pushtetin, pasiguria e zbatimit të marrëveshjeve, pakënaqësia e turmave të vendasve që vuanin për një kohë të gjatë, e që e përhapnin edhe në qytet këtë pakënaqësi: e gjitha kjo është panorama në të cilën zhvillohet romani. Pjesë e tij janë tregtarë indianë dhe pronarë të një biznesi apo të një tjetri, një çift europianësh të bardhë, një prift plak, belg, që ka shumë vite që jeton aty dhe afrikanë të shumtë, në kërkim të mundësive të reja. Romani është një ndërmarrje me disa rreziqe dhe pa rreziqe, të cilit Naipauli, i ka dhënë formën e një vepre të kryer, me një forcë imagjinuese, fort të gjallë”, thotë Elizabeth Hardwick. Përtej letërsisë së tij, e cila vijon të botohet çdo vit në çdo vend të botës, Naipaul është një shkrimtar që tërheq vëmendjen dhe me karakterin e tij. I quajtur “shkrimtari i errësirës”, mediat shohin një anë të errët dhe në raportin që ai ka pasur me të shoqen, me të cilën jetoi 41 vjet, anglezen Patricia Ann Hale, me të cilën u njoh gjatë një vizite në Spanjë në vitin 1952. Ata studiuan bashkë në Oksford dhe u martuan në Londër më 1955. Martesa e tyre zgjati 41 vjet, deri në vdekjen e Pat, ashtu si e thërrisnin miqtë e saj. Bashkëjetesa e tyre nuk ka qenë e lehtë dhe shpesh çifti ka qenë në qendër të medias, pas deklaratave të Naipaul se nuk mund “t’i shmangte dot prostitutat”, apo pas marrëdhënies së gjatë që ai ka pasur në të njëjtën kohë me Margaret Gooding. Ka pasur akuza në media mbi rolin që Naipaul ka pasur mbi vdekjen e Pat, pavarësisht se ajo vuante prej kohësh, pas gjetjes së shënimeve të saj mbi faktin që Naipaul ishte shpesh dhe i dhunshëm. Te “Qyteti bri lumit”, ne kemi pasazhe dhune, në një apartament në Londër, nga një çift dashnorësh, të ndarë mes pasionit dhe së vërtetës… Ndoshta ajo çfarë ka shkruar, forca për të dhënë dhimbjen deri në skajin e saj, e bën këtë autor nga më të rëndësishmit e shekullit XXI, të jetë shpesh dhe në qendër të këtyre akuzave, që mbeten thjesht të tilla.

 

 

 

Box

 

Shkrimtari i botës

 

Vidiad-har Suraxhprasad Naipoli (Vidiadhar Surajprasad Naipaul), një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të anglishtes së sotme, lindi në Trinidad, nga prindër indianë, më 17 gusht 1932. Gjyshi i tij ishte një induist nga veriu i Indisë, që emigroi në ishujt Karaibe, si një punëtor me kontratë. I ati ishte gazetar dhe ai e frymëzoi Naipaulin e ri për atë që do të ndiqte më vonë. “Në të vërtetë, që prej një moshe fare të hershme, e mendoja veten si shkrimtar… për shkak të idesë së parezistueshme të këtij profesioni fisnik”, – kujton ai. Në vitin 1938, familja u vendos në qytetin e Portit të Spanjës, ku Naipauli ndoqi shkollën fillore dhe të mesme. Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, emigroi në Angli, me një bursë për në kolegjin universitar të Oksfordit. Pasi arriti të merrte diplomën për letërsinë angleze, në vitin 1953, ai shkoi në Londër për të punuar si redaktor për Caribbean Voices-in, një program radioje i BBC-së, që transmetohej në Indinë Perëndimore. Karriera e tij si shkrimtar pati një fillim të mbarë me botimin e romanit Masazheri misterioz, në vitin 1957. Një roman pikaresk, rreth një njeriu kontradiktor, i cili u bë burrë shteti në Trinidad. U nderua me çmimin John Llewellyn Rhys Memorial. Urata e Elvirës (1958) dhe Rruga “Migel” (1959), një përmbledhje me tregime që fitoi çmimin “Somerset Maugham”, pasqyrojnë gjithashtu idiotësitë e shoqërisë në Indinë Perëndimore. Botimi i “Një shtëpi për Z. Bisuas” (1961), një roman tragjikomik që të kujton Dikensin, ishte një kthesë e madhe në veprën e Naipaulit. E respektuar gjerësisht si kryevepra e tij, ky roman është një raport imagjinar i jetës së të atit, i cili bën një jetë të dyfishtë dhe me këtë simbolizon vuajtjet në periudhën koloniale. “Z. Ston dhe shoqëria e kalorësve” (1963), romani i tij i parë, ngjarjet e të cilit vendosen në Angli, e bëri të fitonte çmimin Hawthornden. Naipauli e filloi serinë e veprave të tij rreth kombeve afrikane që kishin ardhur në ekzistencë nëpërmjet pavarësive të tyre politike, duke e përshkruar botën e pas periudhës koloniale me Kalimin e mesit (1962). E hartuar në formën e kujtimeve të udhëtimeve, kjo vepër shpreh pikëpamjet e shoqërisë britanike, franceze dhe holandeze të Indisë Perëndimore dhe të Amerikës së Jugut. Pas një udhëtimi njëvjeçar nëpër Indi, ai shkroi “Një rajon i errësirës” (1964), një portretizim kontradiktor i atdheut të të parëve të tij. Më vonë, Naipauli bëri një gërshetim mes përshkrimit artistik dhe atij joartistik, në lidhje me identitetin kulturor. Në vitin 1967, ai botoi romanin shumë të rëndësishëm, “Imituesit”, një vepër rreth pasojave të imperializmit britanik, i cili bëri që të fitonte çmimin W. H. Smith, dhe “Një flamur në ishull”, një përmbledhje e dytë me tregime. Në vijim ai përshkoi origjinën e Trinidadit të sotëm, me elemente të shumta personalë, te “Humbja e El Dorados” (1969). Në një shtet të lirë, një vepër novatore që u referohej emigrantëve britanikë në një vend afrikan me konflikte të shumta, u nderua me çmimin prestigjioz të Anglisë, “Booker”, në vitin 1971. “Barrakuni i mbipopulluar dhe artikuj të tjerë” është një kompilim i gazetarisë personale dhe politike, i cili doli në qarkullim vitin e ardhshëm. Botimi i “Guerilja” (1975), një roman gjuetie njerëzore, vrasjesh e revolucioni në një ishull të Karaibeve, të çliruar së fundi nga sundimi kolonial, e përforcoi ndjeshëm reputacionin e Naipaulit në Shtetet e Bashkuara. Pasi e rivizitoi Indinë, gjatë kohës së emergjencës (1975), ai solli një tjetër vështrim të kontinentit të vogël me veprën India: “Një qytetërim i plagosur” (1977). Në vitin 1979, ai botoi “Qyteti te kthesa e lumit”, një përshkrim i thellë që rrëmon po aq thellë, çështjen e shpërnguljeve në një epokë neokoloniale.

Gjatë viteve ’80, Naipauli u përqendrua kryesisht te letërsia joartistike. Ai shkroi një sërë trajtesash të shkurtra: “Kthimi i Eva Peronit dhe vrasjet në Trinidad” (1980), “Mes besimtarëve: Një udhëtim islamik” (1981), një studim rreth rilindjes islamike në Iran, Pakistan, Malajzi dhe Indonezi; dhe “Duke gjetur qendrën – dy rrëfime” (1984), një trajtesë autobiografike dhe një trajtesë rreth Bregut të Fildishtë. “Enigma e mbërritjes” (1987), romani i tij i vetëm i asaj dekade, është ndoshta më autobiografiku i tij. Veç kësaj, ai shkroi “Një kthim në Jug” (1989), shënime rreth udhëtimeve të tij nëpër Amerikën e Jugut. Në vitin 1990, ai u shpall kalorës prej mbretëreshës Elizabetë II. Në të njëjtin vit, ai botoi “India: Një milion kryengritje tani”, një vizion më optimist i këtij kombi për ditët e sotme. Në vitin 1993, ai u nderua me çmimin britanik për letërsinë, David Cohen. Romani më i fundit i Naipaulit, “Një rrugë në botë” (1994), është një gërshetim i elementeve autobiografike dhe përsiatjes, një rrëfenjë madhështore e rikthimit në identitet. “Për begatinë e tij origjinale, vështirë se ka ndonjë shkrimtar të gjallë që ia tejkalon V. S. Naipaulit, – shkroi ‘The New York Times Book Review’. – Ai është shkrimtari i botës, një mjeshtër i gjuhës dhe i perceptimit”.

Ky shkrim Naipaul: Vjen në shqip shkrimtari i errësirës u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Mustafa Nano, në stendën e shtëpisë botuese “Saras”

$
0
0

Autori Mustafa NanoPublicisti Mustafa Nano do të jetë çdo pasdite nga ora 17:00 deri në orën 19:00 në stendën e botimeve “Saras” për të nënshkruar për lexuesin librin e tij “Pax Albanica”. I konsideruar si një nga librat më të mirë, ku përzihet historia me publicistikën, “Pax Albanica” tenton të shtjellojë për herë të parë raportin historik që kanë pasur shqiptarët me besimin. Nano ka shtjelluar teza të guximshme, të cilat shumë historianë apo publicistë, duke nisur nga Konica, i kanë lënë në gjysmë. Pse e ndërruan shqiptarët fenë e të parëve, si ndodhi konvertimi në myslimanizëm … dhe si e kanë parë marrëdhënien e shqiptarëve me fenë shumë udhëtarë e studiues të huaj, që kanë ndaluar në Shqipërinë e shekujve më parë. Me një elegancë në të shkruar, libri të tërheq duke të çuar tej në histori, nga ku nuk do më të dalësh. Por ajo çfarë shihet në kontekstin e gjerë të këtij botimi, është fakti që harmonia fetare është një vlerë, të cilën shqiptarët kanë ditur ta ruajnë ndër shekuj, duke vendosur kështu një rregull të pashkruar që e vendos bashkëjetesën mes besimeve në harmoni.

Ky shkrim Mustafa Nano, në stendën e shtëpisë botuese “Saras” u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

“Saras” sot prezanton botimet e fundit

$
0
0

qyteti bri lumit kopertinaShtëpia botuese “Saras” do të prezantojë sot, në orën 14:00, në sallën e promovimeve në Panairin e 17 të Librit, botimet e saj më të reja. Është ngjarje për panairin dhe për botimet “Saras” ardhja në shqip e një prej autorëve më të njohur të shekullit XXI, V.S. Naipaul me romanin “Qyteti bri lumit”. Libri ka ardhur në shqip nën përkthimin e Lavdimir Markut. Një nga librat më të mirë dhe më të diskutuar mbi figurën e Ali Pashë Tepelenës, “Ali Pasha, krime famëkeqe” shkruar nga shkrimtari i njohur francez Alexandre Dumas, do të prezantohet sot për lexuesin, përkthyer nga Blendi Lami. Shqipëria e fillimshekullit XIX, vjen përmes jetës së një personazhi që ishte ndoshta nga të parët që çoi në mendje autonominë e vendit. I pamëshirshëm, por dhe diplomat, të gjitha prapaskenat e jetës së një njeriu që depërtoi në zemër të Perandorisë Otomane, dhe kryesoi për shumë kohë Janinën, mund të lexohen në librin e Dumas. Libri është shkruar në një narracion artistik, çka nuk mund të shmangej nga një shkrimtar i kalibrit të Dumas. Cocco & Magella, dy autorë të njohur bashkëkohorë italianë sot, vijnë nga botimet “Saras” me romanin e tyre “Hije mbi liqen”. Është historia e Stefani Valentit një detektiveje të re italiane, e cila hedh dritë mbi një ngjarje të ndodhur në Italinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Libri vjen i përkthyer nga Ardian Beshaj. Detektivi osman Jashim, rikthehet në këtë panair me udhëtimin e tij joshës në Perandorinë Otomanë të vitit 1839. Saga e famshme e shkruar nga shkrimtari i njohur Jason Goodwin vazhdon me botimin më të fundit “Syri i keq”, përkthyer nga Fari Laçka.

Ky shkrim “Saras” sot prezanton botimet e fundit u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Viewing all 4020 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>