Quantcast
Channel: Kulturë – Gazeta SHQIP Online
Viewing all 4020 articles
Browse latest View live

Nuk është dhuna që i ka bërë shqiptarët myslimanë

$
0
0

Pax Albanica, në të gjitha libraritë nga shtëpia botuese “Saras” 

Mustafa Nano

Autori Mustafa NanoTeza, sipas së cilës ky konvertim është bërë me dhunë, ka rënë prej kohësh, s’ka gjë se në periudha të caktuara, para e pas arritjes së pavarësisë, është mbrojtur me këmbëngulje nga pothuaj të gjitha historiografitë kombëtare të vendeve që kanë qenë të sunduara nga turqit. Bullgarët, fjala vjen, si provë të islamizimit të dhunshëm në Rodopet Qendrore e Perëndimore kanë dhënë tri shënime të lëna nga dëshmitarë okularë që kanë qenë të pranishëm gjatë një fushate ushtarake në vitet 1660. Por nuk ekziston origjinali i asnjërës prej këtyre dëshmive, dhe Ali Eminovi është i sigurt se ato janë shpikur nga nacionalistët bullgarë në fund të shekullit XIX, në mënyrë që – po e perifrazoj idenë e tij – t’i nxirrnin bullgarët në një dritë heroike e t’ua bënin më të lehtë luftën me ndërgjegjen e tyre prej renegati.

Historiografia shqiptare nuk dihet të jetë mbështetur në falsifikime të tilla, por deri vonë, sidomos në tekstet shkollore, i është mëshuar tezës se pushtuesi turk ka qenë mizor dhe se rezistenca e shqiptarëve nuk ka reshtur në asnjë rast dhe me këtë është lënë të nënkuptohet një konvertim në Islam në rrethana shtypjeje e presioni të dhunshëm. Në të vërtetë, rezistenca antiosmane e shqiptarëve është një sendërgjí e natyrës patriotike. Është një gjë që nuk është e dokumentuar. Madje, çfarë është dokumentuar është bash e kundërta, d.m.th. një mirëkuptim, e shpesh një njëjtësim, i plotë i shqiptarëve me osmanët. Historianët tanë kanë folur e flasin për kryengritje të armatosura antiosmane, për akte të qëndresës ndaj Stambollit etj., etj., dhe anashkalojnë ngjarje të tjera ku e ku më të rëndësishme që kanë treguar se shqiptarët kanë qenë të shkrirë brenda perandorisë. Është e çuditshme, fjala vjen, që në tekstet tona të historisë, si në ato që u jepen në duar nxënësve të shkollave, ashtu edhe në ato me natyrë studimore e akademike, nuk përmendet beteja e Jaffa-s (Joppa), qytetit që i përket Izraelit në ditët tona, por që në fund të shekullit XVIII, kur Napoleon Bonaparti urdhëroi një nga gjakderdhjet më absurde në historinë moderne, ishte pjesë e Sirisë osmane. Ish koha kur korsikani nuk ishte bërë ende sundimtar a perandor i Francës, por ai ish bërë i famshëm, ndërkohë, ngaqë kish udhëhequr ushtrinë franceze në pushtimin e Italisë së Veriut dhe kish drejtuar ekspeditën egjiptiane (pjesë e kësaj të fundit ish dhe një ushtri dijetarësh e studiuesish, të cilët nja dhjetë vjet më pas do të publikonin një libër me zbulimet që kishin bërë, e me këtë do të përuronin një fushë të re studimi me emrin ‘egjiptologji’ ose, në stilin edwardsaid-ian, ‘orientalizëm’). Në një moment të caktuar të kësaj ekspedite, nën frikën e një kundërsulmi otoman, ai bëri të pushtonte Jaffa-n strategjike që mbrohej nga një garnizon prej 5 mijë vetash. Mes trupave mbrojtëse kish magrebinë, sudanezë e mamlukë të Egjiptit, por të shumtët ishin shqiptarë.

Kronikat e historisë kanë folur qysh në krye të herës për një qëndresë të fortë në mbrojtje të këtij qyteti. Trupat franceze, të tërbuara prej rezistencës së bërë, por edhe prej gjesteve të sfidës nga ana e osmanëve, d.m.th. shqiptarëve (këta të fundit, dy të dërguarve të Bonapartit që kishin shkuar për t’u kërkuar të dorëzoheshin me të mira, u prenë kryet e ua mbajtën në majë shtizash; ndërsa trupat ua varën në muret e kështjellës), me ta pushtuar, u lëshuan pa mëshirë mbi tetë mijë banorët e qytetit. Ajo që ndodhi atë ditë ishte një orgji e paparë gjaku, krimi, përdhunimesh, plaçkitjesh. Ushtarët francezë nuk ndaleshin as përpara urdhrave për vetëpërmbajtje të oficerëve të tyre. Madje, u kanoseshin këtyre të fundit. Ishte 7 marsi i vitit 1799.

Mbi dy mijë luftëtarë osmanë që ishin tërhequr brenda kështjellës dhanë shenja se donin të dorëzoheshin në këto rrethana. Dhe u dorëzuan. Prisnin që të trajtoheshin si robër lufte, por – këtë shpjegim jep një dëshmitar okular, Louis Antoine Fauvelet de Bourrienne, sekretari privat i Bonapartit, në librin e tij “Memoirs of Napoleon Bonaparte” – ngaqë nuk kishin se ku t’i çonin apo me se t’i mbanin, i vinin përpara togash pushkatimi. Një pjesë i çanë me thika e bajoneta. Kufomat buzë detit u bënë pirgje-pirgje. “Kjo skenë e tmerrshme ma ngjeth mishin edhe tani; do të doja ta kisha harruar, por ja tek e gjej veten duke e përshkruar”, thotë Bourrienne në librin e tij. Dhe nuk është vetëm ky që dëshmon lidhur me këtë masakër. Ka dhe shumë të tjerë. Dhe askush nuk harron të bëjë nënvizimin se robërit e masakruar të luftës ishin shqiptarë. Ndërsa historianët tanë, të paktën në dijeninë time, nuk e kanë përmendur kurrë. Në fund të librit “Historia e popullit shqiptar”, në faqet 737-757, jepet sipas rendit kronologjik një listë e të gjitha ngjarjeve, dhe viti 1799 është veçuar, për faktin që “Ali Pashë Tepelena nënshtroi Mustafa pashë Delvinën” dhe për faktin tjetër që, “Ibrahim pashë Bushatlliu mori gradën e Vezirit”. Për autorët e këtij publikimi nuk ka asnjë ngjarje tjetër që të lidhet me vitin 1799. Ploja e kryer mbi dy mijë shqiptarë nuk u është dukur një ngjarje që mund të merrej në konsideratë. Është një gjë e pabesueshme apo jo? Por e ka një logjikë. Autorët e studiuesit tanë nuk kanë dashur që të dalë në dritë osmanizimi fatal i shqiptarëve.

Ndërsa të huajt, që nuk kanë pasur skrupujt e kolegëve të tyre të Tiranës, kanë nxjerrë në pah pa të keq edhe këtë identitet perandorak, edhe pigmentin shqiptar brenda tij. T. W. Arnold, pasi argumenton e dokumenton islamizimin e shtruar të shqiptarëve në librin e tij “Preaching the Islam” (“Historia e Shqipërisë prej fundit të shekullit XV e deri në fillim të shekullit XIX, kur u shfaq Ali Pashë Tepelena, është thuajse një bosh”, ia bën saktësisht ai), nuk lë pa thënë se ata, “para se të ishin të krishterë apo myslimanë, kishin krenarinë prej racës së tyre skipetare”.

Do të ishte krejt e gabuar, megjithatë, që të nisur nga ngjarja e Jaffa-s apo edhe nga ngjarje të tjera që e dëshmojnë po njësoj këtë “osmanizim fatal” të shqiptarëve apo edhe nga nënvizimi se konvertimi i shqiptarëve në fenë islame nuk është bërë me dhunë apo edhe nga “vrima e zezë” arnold-iane e shekujve XV-XVIII të historisë së Shqipërisë, të arrinim në përfundimin se ky konvertim është bërë nga qejfi, a mes haresë. Jo, kjo gjë as që mund të mendohet. Konvertimet në të shumtën e rasteve kanë qenë nga halli e jo nga qejfi. Nga ana tjetër, raste të apostazisë, për shkak të dhunës, nuk është se kanë munguar. Fjala vjen, albanologu austriak, Johann Georg von Hahn, tregon për banorët e Gjilanit që guxuan, me gjasë të inkurajuar nga reformat e Tanzimatit, të rikthehen në fenë katolike, e për këtë u torturuan dhe u syrgjynosën në Azi; veç pas protestës së diplomacive të huaja, qeveria turke u detyrua t’i kthejë sërish në vendin e tyre, në Gjilan pra, mirëpo u kthyen të dhjetuar; shumë syresh kishin vdekur rrugës nga torturat e nga klima e keqe në Azi. Ka pasur edhe raste të tjera të tilla, por, prapëseprapë, konvertimet e dhunshme apo reagimet e dhunshme ndaj atyre që donin të ribëheshin të krishterë, kanë qenë të rralla. Osmanët, si rregull, kanë qenë tolerantë ndaj feve të tjera, edhe pse perandoria që ata ngritën ishte në thelb teokratike. Mehmet Maksudoglu, osmanolog dhe osmanoman, çdo pushtim të kryer në periudhat e zgjerimit e të konsolidimit të perandorisë e quan, ngaqë kështu shihej, “hapje ndaj Islamit”. Ndërsa Tursun Beu, çdo vend të pushtuar e quante truall të Islamit.

Ky i fundit flet në dëshmitë që ka lënë – dhe siç është e kuptueshme, e bën me krenari – për mizoritë e turqve ndaj popujve të mundur e të nënshtruar, por në kronikat e tij, ku thuhej se bënte aq vapë në Vllahi, sa “mbi parzmoret e çelikta të veshura prej gazinjve mund të piqje mishin”, apo se “[anijet që u ndërtuan nga osmanët me synimin për të pushtuar ishullin e Lesbos] dukeshin si male që ngriheshin prej detit e preknin retë”, apo se “[bëmat e Sulltan Mehmetit janë aq të shumta e të mëdha sa], nëse do të tregoheshin me hollësi, edhe sikur deti të bëhej bojë shkrimi, boja prapëseprapë nuk do të mjaftonte”, në kronikat e tij pra nuk di ç’të besosh. Kështu që edhe përshkrimi i mizorive nga ana e tij, sidomos kur flet për lumenj gjaku, duhet marrë me rezerva.

Bernard Lewis, që për Edward Said-in ishte një orientalist plot paragjykime mbi botën arabe e islame, nuk ka ndërdyshje kur shkruan (në ‘Ku është gabuar?’) se “në Europën e krishterë [të shekujve XV e XVI] s’gjeje dot diçka të krahasueshme me tolerancën që praktikonin myslimanët [e Perandorisë Osmane]; secila nga bashkësitë fetare – miletet, nëse përdorim terminologjinë osmane – gëzonte të drejtën që të ushtronte besimin e vet; dhe akoma më e veçantë ishte e drejta që bashkësitë kishin për të pasur institucionet e tyre përfaqësuese, të drejtuara nga udhëheqësit e tyre fetarë, të cilët organizonin shkollimin dhe jetën e tyre shoqërore, sipas traditave, duke zbatuar ligjet e tyre, me kushtin që ato të mos binin në kundërshtim me ligjet bazë të perandorisë”.

Kjo tolerancë ndaj feve të tjera, pas pushtimesh, është verifikuar qysh në periudhat e hershme të historisë së Islamit, madje qysh në kohët kur Muhameti ish gjallë e kur ai, tok me ndjekësit e vet nga Medina, luftonin për të marrë Mekën e për të mposhtur meka-nët. Në një moment, këta të fundit u dorëzuan, e në kundërshtim me çfarë pritej pas kësaj, Muhameti shpalli një amnisti të përgjithshme e i deklaroi të lirë të gjithë banorët e Mekës (sipas ligjit të atëhershëm, ata, si të mundur, do të duhej të shndërroheshin në skllevër). “Vetëm gjashtë burra e katër gra u dënuan me vdekje për krime të ndryshme, dhe askush nuk u shtrëngua të konvertohej, ndonëse secilit iu kërkua një betim besnikërie, sipas të cilit nuk do të ngrihej më kundër Profetit”, shkruan studiuesi i feve, Reza Aslan, në librin e vet “No god but God” (S’ka zot, veç Zot). Kurani ende nuk ishte shkruar, por ndërkohë ish gjallë Muhameti, që e dinte më mirë sesa ata që do ta shkruanin më vonë porosinë e Zotit – përkthimi është i autorit M. N.; dhe është krejt i çlirët – “për të luftuar deri sa paganët e politeistët të mos kenë më ndikim e derisa ligji i Zotit të triumfojë; [dhe] nëse armiqtë dorëzohen, atëherë ata nuk duhet të trajtohen me ashpërsi” (2:193).

Në librin e tij, Reza Aslan rrëfen dhe një ngjarje interesante. Kur Meka ra në duart e njerëzve të Muhametit, ky i fundit u drejtua për nga Qabeja. Me ndihmën e kushëririt e dhëndrit të vet, Aliut, ai hoqi perden e rëndë nga dera e hijerores kubike, që më pas do të bëhej vendi më i shenjtë për të gjithë myslimanët, dhe hyri brenda ku, në prani të turmës, i merrte një e nga një imazhet e idhujve që ishin vendosur aty, i ngrinte lart, e pastaj i përplaste në tokë, duke i bërë një mijë copa. Piktura të ndryshme të zotave dhe të profetëve merreshin dhe laheshin, më saktë shpëlaheshin, me ujë që e merrnin nga një pus atypari, pusi ‘Zamzam’. Dhe Reza Aslan shkruan: “Por ish një pikturë që nuk u prek. Ishte ajo e Jezusit me të ëmën, Marinë. U pa Muhameti që me respekt e drojë (reverently) vuri dorën mbi imazhin e tyre, dhe tha: ‘Këtë pikturë mos ma prekni!’”.

Dhe nuk janë vetëm burimet arabe apo islame që e thonë një gjë të tillë (Një saktësim: Reza Aslan është një studiues amerikan me origjinë iraniane). Edward N. Luttwak, që nuk besohet të ketë ndonjë simpati për Islamin, e shpjegon përparimin arab në shekullin VII me taksat e ulëta që ata u impononin popullsive të nënshtruara (popullsitë jomyslimane, ashtu siç ndodhte më vonë edhe nën sundimin osman, diskriminoheshin në raport me ato myslimane, por taksat e reja ishin hiç gjë, sidoqoftë, krahasuar me taksat që paguanin nën Bizantin e nën sasanidët e Persisë), dhe me tolerancën ndaj besimtarëve të feve të tjera. Me paganët që nuk binin dakord të konvertoheshin në Islam nuk ishin të mëshirshëm, por “popujve të skripturave” (Peoples of the Book), d.m.th. të krishterëve dhe hebrenjve, iu garantua e drejta dhe liria e besimit të tyre. Diskriminimi pozitiv që u bëhej “popujve të skripturave” e ka burimin te fakti që në Kuran përmenden disa herë, dhe në mënyrë mirëkuptuese, siç ndodh, fjala vjen, tek ajeti kuranik i kapitullit ‘Ala-Baqarah’, që thotë se “myslimanët dhe ata që praktikojnë Judaizmin dhe të krishterët dhe sabianët, ata që besojnë në Zot dhe në Ditën e Fundit dhe sillen ashtu si duhet, do të shpërblehen prej Zotit; ata nuk ka pse të kenë frikë e nuk ka pse të jenë të pikëlluar (përkthimi është gjithnjë i autorit M. N.).

Ndërsa Hugh Kennedy, në librin e tij “The Great Arab Conquests: How the Spread of Islam Changed the World We Live In” (Pushtimet e mëdha arabe: Si e ndryshoi përhapja e Islamit botën në të cilën ne jetojmë), e ilustron këtë tolerancë me atë që ndodhi pas pushtimit të Jerusalemit prej kalifit Omar. Me të marrë vesh se patriarku i kishës së krishterë, Sofroni, nuk donte të dorëzohej e as ta dorëzonte qytetin e shenjtë nëse Omari nuk shkonte vetë që ta merrte në dorëzim qytetin, kalifi, i shoqëruar veç nga një sejmen dhe hipur mbi një gomar, u dha në hyrje të Jerusalemit, ku e priti vetë Sofroni. Nuk pranoi të futej në kishë e të lutej, sipas dëshirës së këtij të fundit; përkundrazi, u lut jashtë, dhe në po atë vend ku ai u lut, është ngritur më vonë xhamia e kalifit Omar. Por pakti i pas pushtimit, i nënshkruar mes tij e patriarkut Sofron, është një dëshmi e qartë e qasjes tolerante të arabëve. Omari i jep garancitë në këtë pakt, siç është e udhës në çdo marrëveshje mes të paktën dy palësh, duke iu referuar vetes në vetë të tretë: “Shërbëtori i Perëndisë, Omari … i garanton banorët e Jerusalemit se do t’u mbrohet prona, kisha, kryqet … ritualet e fesë së tyre; kishat e tyre nuk do të zaptohen prej myslimanëve e nuk do të shkatërrohen”.

Maria Rosa Menocal, profesoreshë në Yale, ka shkruar një libër, “The Ornament of the World: How Muslims, Jews and Christians Created a Culture of Tolerance in Medieval Spain” (Ornamenti i botës: Si myslimanët, hebrenjtë dhe kristianët krijuan një kulturë tolerance në Spanjën e Mesjetës), në të cilin – duket qysh në titullin kilometrik – mbron tezën se periudha e sundimit arab në Spanjë, sidomos deri në shekullin XI, është karakterizuar qartazi nga toleranca fetare, e ku thekson se kjo gjë ishte aq e vërtetë, sa hebrenjtë e shihnin Andaluzinë si një parajsë në krahasim me Europën e krishterë, e prandaj e linin këtë të fundit dhe shkonin në Spanjën e sunduar prej myslimanëve pra, ku kishin mundësi të bënin tregti e të praktikonin të pashqetësuar fenë e tyre. Menocal-i arrin deri atje sa ta quajë Al-Andalus-inë si një “botë plot dritë për hebrenjtë”, por ky nënvizim është ca i fortë, dhe ka shkaktuar parehatí akademike edhe tek ata që ia njohin tolerancën si tipar sundimit mysliman në Spanjë. Bernard Lewis, të cilin pak më sipër e citova të ketë veçuar tolerancën osmane në kontekstin europian të shekujve XV e XVI, ka pranuar po njësoj që sundimtarët islamikë në Spanjë kanë demonstruar respekt për besimtarët e feve të tjera monoteiste, por në të njëjtën kohë nuk ka harruar të theksojë se ky respekt u bëhej atyre që në thelb nuk ishin gjë tjetër – kuptohet, për shkak të këtyre sundimtarëve – veçse qytetarë të dorës së dytë.

 

Ekuacioni i konvertimit ka shumë pak të panjohura

Edhe sikur të ish e vërtetë se osmanët kanë praktikuar konvertime nëpërmjet dhunës, ky fakt nuk do të mund të na shpjegonte pse islamizimi masiv i shqiptarëve nuk është verifikuar edhe në vende të tjera të Rumelisë, përjashtuar Bosnjën. Në të njëjtën mënyrë mund të shihen edhe faktorë të tjerë që, në një masë a në një tjetër, kanë luajtur rol në procesin e islamizimit të shqiptarëve, e që po njësoj nuk i japin përgjigje pyetjes se “pse kombe të tjera nuk kaluan në fenë e pushtuesit në atë masë që kaluan shqiptarët”. Studiuesit përmendin, duke vënë në këtë pikë një theks të veçantë, praktikën osmane të devshirme-së, d.m.th. rekrutimin e fëmijëve jomyslimanë në Ballkan, të cilët shkëputeshin dhunshëm qysh në moshë të njomë prej familjeve të tyre, që fillimisht i përkisnin rëndom fisnikërisë lokale, dhe e gjitha kjo bëhej me qëllim që princërit e vendeve të pushtuara të mos ngurronin t’u përgjigjeshin nevojave të Portës për ushtarë, për pará (në formë taksash), e të mos e çonin në mendje idenë për të ngritur krye. Kjo praktikë rekrutimesh fëmijësh bëhej një herë në disa vjet, dhe fëmijët vetë, të quajtur içoglanë, derisa rriteshin, i nënshtroheshin një edukimi të rreptë me normat e moralit osman e islamik, në fund të të cilit ata ishin tërësisht të osmanizuar e të myslimanizuar, të gatshëm për t’i shërbyer perandorisë në poste të larta e në detyra të vështira e të rëndësishme ushtarake, administrative, e të oborrit të Sulltanit, gjë që u jepte familjeve në vendin e origjinës një motiv për ta ndier Perandorinë Osmane të afërt e të tyren. Francezi Voltaire i ka përmendur dhe në “Kandidin” e vet içoglanët, por duhet t’i ketë përfytyruar thjesht si ushtarë, ngaqë një prej personazheve të librit të tij, një baron fatzí nga Westphalia, teksa i tregon Kandidit, në hyrje të kapitullit XXVIII, peripecitë e jetës së vet, lë të kuptohet se ish tërhequr shumë pas formave fizike të një içoglani që ai e kish hasur në një rast në Stamboll; madje, kish ngrënëdhe njëqind fshikuj në shputat e këmbëve, ngaqë kadiu, mbi bazën e ligjeve të vendit të vet, e kish vlerësuar si vepër penale faktin që ai, një i krishterë, ish gjetur lakuriq, në një hamam, vetëm për vetëm me një djalë të ri mysliman, me içoglanin pra.

Skënderbeu është ilustrimi më spektakolar i kësaj dukurie, ngaqë nga içoglan u shndërrua në një hero kombëtar. Por duhet thënë se devshirme-ja nuk u aplikua veç në Shqipëri. E duke qenë se së pari fisnikëria shqiptare u islamizua shumë shpejt, qysh në gjysmëshekullin e parë të sundimit osman, dhe se së dyti devshirme-ja vijoi si praktikë deri nga mesi i shekullit XVII, i bie që prej saj ta kenë pësuar më shumë elitat feudale të popujve që mbetën të krishterë. Edhe nëse devshirme-në e shohim të shtrirë e të aplikuar në familje të krishtera të një rangu të ulët, siç edhe ka qenë në të vërtetë pas islamizimit të fisnikërisë, i bie prapë që popujt e krishterë të Ballkanit, sidozot serbët, grekët etj., të kenë qenë më gjatë në gjeratoren e saj. Dyqind mijë fëmijë ballkanas kishin kaluar përmes sistemit të devshirme-së gjatë dy shekujve, në harkun e të cilëve kish funksionuar, thotë studiuesi Peter F. Sugar, dhe shumica e tyre ishin sllavë. Është aq e vërtetë kjo, sa gjuha serbo-kroate (dhe ajo bullgare, që ish e ngjashme me të) ishte shumë e përdorur në zemër të perandorisë. Ishte gjuha e jeniçerëve ngaqë – thotë Noel Malcolm duke iu referuar autorëve të ndryshëm – sllavët dominonin në pikëpamje numerike në këtë trupë ushtarake, dhe në oborrin e Sulltanit mezi dëgjohej turqishtja, ngaqë i gjithë oborri, e shumica e renegatëve, vinin nga viset sllave.

Historiani dhe albanologu Georg Stadtmuller, i cili në studimin e tij me titull “Islamizimi tek shqiptarët” përmend shqiptarin renegat Gedik Ahmet Pashën, që u bë Vezir i Madh qysh në kohët e para të pushtimit turk (mbi origjinën e këtij veziri, që u vra nga Sulltan Bajaziti II në vitin 1482, ka pretendime të tjera po njësoj mbushamendëse, se ishte grek e serb), i mbahet tezës se kanë qenë shqiptarët ata që, më shumë se të tjerët e para të tjerëve, kanë fituar zemrën e sulltanëve dhe të Portës së Lartë. Dhe Stadtmuller-i vijon: “Deri në gjysmën e dytë të shekullit XVI, raste renegatësh në funksione të larta mbeten të izoluara. Por më pas, një numër i madh shqiptarësh të ‘turqizuar’ kanë luajtur një rol të dorës së parë në ushtrinë e në administratën e Perandorisë Osmane. Shtresa e lartë e funksionarëve renegatë në Stamboll e kish origjinën prej kombeve të ndryshme, por mes tyre ishin shqiptarët të parët për nga numri e rëndësia; pas shqiptarëve vinin boshnjakët. Në Stamboll, në fund të shekullit XVI, ishin me origjinë shqiptare, përveç të tjerësh, dy pashallarë, një Hasseki (gruaja e parë e haremit të Sulltanit, më e afërta pas Validesë, nënës së tij), një dhëndër i Sulltanit”. Por Faik Konica, duke folur në (për) një periudhë shumë më të vonë, lë të kuptohet se ky pretendim ish i gjithi një mufkë; dhe për ta nxjerrë të tillë, i mjafton të shtjerë në punë një logjikë të thjeshtë aritmetike: “Dy milionë shqiptarë janë 1/14 e gjithë popullsisë së perandorisë; në 80 vilajete që janë gjithsej, vetëm 6 valinj janë me origjinë shqiptare; ndër 250 mytesarifë, vetëm 7 janë shqiptarë; në 300-400 gjeneralë, nja dhjetë duhet të jenë shqiptarë; në diplomaci vetëm një kryeshkronjëtor është shqiptar, dhe vendet e mira janë zënë nga turqit, grekët, armenët; shqiptarët e shumtë janë në detyra të ulëta, janë zaptije e çaushë”. Pas kësaj, pyetjen ua lë të tjerëve ta bëjnë: “Si na dalka që perandoria është në duar të shqiptarëve?”. Këto Konica i ka shkruar në vitin 1903.

Duhet thënë megjithatë se, nëse merret në shqyrtim e gjitha periudha e sundimit osman, atëherë teza që shqiptarët kanë pasur nën komandë një pjesë të mirë të perandorisë, nuk është pa gjë. Në këtë përfundim ka arritur edhe Stavro Skëndi, dhe si ilustrim të kësaj peshe të shqiptarëve në kuadrin perandorak përmend “më shumë se 30 kryevezirë me origjinë shqiptare”. Eqrem bej Vlora flet saktësisht për 35 vezirë e për më shumë se 100 mjeshtër të mëdhenj të jeniçerëve në 350 vitet e fundit, ndërsa Mehdi Frashëri provon të bëjë një listë të këtyre vezirëve, por nuk i shkon deri në fund: Ibrahim Pasha nga Parga e Çamërisë, dy Sinan Pashët, Qypërli Mehmet Pasha me të birin Fazil Ahmet Pashën ….

Stavro Skëndi jep dhe prova të tjera: “Shumica e renegatëve që arritën në pozita të larta gjatë regjimit të Mehmetit II qenë shqiptarë”, “shumë nga içoglanët, pazhë në oborrin e Sulltanit, të stërvitur jo vetëm në mjeshtërinë e oborrtarit, por edhe atë të administratorit e komandantit, ishin shqiptarë”, “djemtë më të fortë, në kuadër të devshirme-së, vinin nga Shqipëria”, “familja e Qyprillinjve, pjesëtarët e së cilës, në gjysmën e dytë të shekullit XVII, shpëtuan perandorinë nga shkatërrimi, qe me origjinë shqiptare”. Ka pasur dhe një familje sllave, në fakt, nga e cila kanë dalë disa kryevezirë; është fjala për familjen Sokolloviç që, në ndryshim nga kjo e Qyprillinjve, e shfrytëzoi ndikimin e vet në Stamboll edhe për të mbrojtur interesat e kishës ortodokse serbe; përveç kësaj, një Sokolloviç ishte ai që rithemeloi patriarkanën e Pejës më 1557; quhej Mehmet Pashë Sokolloviç, dhe në postin e patriarkut emëroi, me fuqinë e ndikimin që kish në Stamboll, vëllain e tij, Makariosin.

Autorët që kanë bërë nënvizimin se shqiptarët kanë qenë kanakarët e Portës, e kanë pasur të lehtë më pas për të dalë tek ideja se ata, shqiptarët e rëndësishëm të perandorisë pra, kanë qenë, për shkak të ndikimit e pushtetit mbi shqiptarët e tjerë, një faktor i fuqishëm islamizimi. Por, përpara këtyre, një faktor i tillë kanë qenë prijësit shqiptarë që, pas pushtimit osman, për të ruajtur pronat e privilegjet, për t’iu shmangur devshirme-së, për t’u bërë bisht taksave që ishin më të larta për jomyslimanët, e për të pasur mundësinë të bënin atë që kishin bërë deri në atë moment, d.m.th. të qeverisnin në viset e tyre, por këtë herë në emër e për interesa të perandorisë, s’e patën për gjë të merrnin fenë e pushtuesit. Ajo pjesë e fisnikërisë shqiptare që i mbijetoi pushtimit osman e që nuk preferoi emigrimin në Itali, a gjetkë në botën e krishterë, ish e tëra e islamizuar qysh në fillim të shekullit XVI, dhe ishin këta që, me pragmatizmin e tyre, u bënë shembull për rajanë. Duket se konvertimi në Islam i princërve feudalë është një nga më të rëndësishmit ndër faktorët që kanë ndikuar në islamizimin e shqiptarëve.

Faktorë të tjerë po kaq të rëndësishëm kanë qenë së pari përçarja mes këtyre princërve lokalë, së dyti mungesa e një tradite “shtetërore” a “mbretërore”, gjë që e kanë pasur kroatët, serbët, bullgarët etj., së treti prania e dy feve të krishtera bajagi kompetitive këtyre anëve, gjë që edhe e relativizonte rëndësinë e ndjenjës fetare te shqiptarët, edhe i pengonte këta të fundit të realizonin, ashtu si pjesa më e madhe e fqinjëve të tyre, njëjtësimin fetar, që atëbotë luante rol, më shumë se çdo gjë tjetër, në krijimin e një përkatësie identitare kolektive, së katërti kleri i krishterë i përçarë, i dobët, injorant e i korruptuar (lidhur me këtë, është interesante një polemikë e Nolit me ata që shprehnin bindjen se “ish kisha që e mbajti fenë e të parëve”. Dhe thotë Noli: “Po atëherë, si dreqin u bënë myslimanë shumica e shqiptarëve? Mos do na thoni nga shtrëngimi? Po historia na thotë që u bënë nga padija, se kleri i kishës së madhe kurrë s’u përpoq t’u tregojë shqiptarëve se ç’është feja e krishterë. Pastaj kini paturpësinë të na thoni se kisha na ruajti gjuhën e kombësinë. Po atëherë si na qenka e mundur që myslimanët shqiptarë e ruajtën gjuhën e kombësinë e tyre?”), dhe së pesti është etosi i shqiptarëve, d.m.th. natyra primitive, e dobët e spitullaqe e tyre, që i bënte të rendnin e të jepeshin pas autoritetit sundues apo në përgjithësi pas një statusi publik, gjë që nuk mund ta kishe pa qenë mysliman gjatë sundimit osman. Ka një pasazh në librin e Eqrem bej Vlorës “Nga Berati në Tomor e kthim”, në të cilin flitet edhe për rendjen që shqiptarët bëjnë pas karrierës e statusit në kuadrin e Perandorisë Osmane, por edhe për xhelozinë, me të cilën ruhet e mbrohet ky status. Jusuf Shegani, një shërbëtor për tridhjetë vjet me radhë në shtëpinë e Nurçe bej Kamshishtit, për shkak të trimërisë që kish demonstruar në luftime bëhet oficer i lartë, dhe erdhi puna një ditë që Nurçe beu, i thirrur nën armë, e pa veten nën urdhrat e shërbëtorit të tij. Dhe dufin e zbrazi me një vjershë: “T’i qish t’ëmën këtij zemani / Që u bë qeni langua / Po më urdhëron Jusuf Shegani / Pse s’më ha një mortje mua?” “Zeman” do të thotë “epokë, kohë”.

E fundit, por jo më e pakta, është dhe natyra luftarake e shqiptarit, gjë që e bënte këtë të fundit të shihte si më të rëndësishme të drejtën për të mbajtur një armë, që veç myslimanët mund ta gëzonin sesa të drejtën për të praktikuar fenë e vet. “Ku është shpata, atje është feja”, kjo është një shprehje e moçme shqiptare. Thuhet se është përdorur si kredo nga Gjon Kastrioti, por autori e udhëtari britanik Henry Fanshawe Tozer, ndërsa njeh autorësinë shqiptare të proverbit (ai e sjell në anglisht në formën “Where the sword is, the creed is also”), nuk ia atribuon të atit të Skënderbeut. Ndërsa Johann Georg von Hahn, po. E bën vaki që Von Hahn të jetë i pari që e mbron këtë tezë, e më pas është Georg Stadtmuller, e të tjerë. Sami Frashëri ynë e ka toskëzuar: “Tek është kordha, është besa”.

“Të gjithë të rinjtë mbajnë armë me vete, ngaqë – Zoti na ndihmoftë – e tillë është Shqipëria, e nuk ka asgjë që nuk shkon në këtë mes”, thotë Evliya Çelebi. Është viti 1670. E nuk është duke folur për malësorët e Dukagjinit. Është duke folur për beratasit e urtë të fushës së Myzeqesë.

Më pas, nuk kanë të numëruar autorët që e kanë vënë re këtë pasion të shqiptarëve për armët. “Një shqiptar kënaqet me hiçgjë; pak bukë kallamboqi, një qepë, dhe pak djathë dalin e teprojnë për të; po ta ndërrojë veshjen e tij një herë në dy-tre muaj, mund të quhet me fat”, ia bënte Charles Cockerell në shënimet e veta me titull “Travels in Southern Europe” (Udhëtime në Europën Jugore),të shkruara në vitin 1814 (si shumë të tjerëve, edhe këtij nuk i është ndenjur pa i bërë një vizitë Ali Pashës). Dhe pastaj dilte në temë: “Po të ketë një thikë e një pistoletë në brez, dhe një armë në sup, ai mund të bëjë një gjumë të thellë edhe në mes të rrugës, me kryet mbështetur në një gur e me anën e xhaketës hedhur mbi fytyrë”.

Benjamin Disraeli, përpara se të bëhej anëtar i Dhomës së Komuneve e kryeministër (dy herë), ka bërë një udhëtim, përveç të tjerash, në Shqipëri, dhe prej aty i dërgon të atit një letër, në të cilën i shkruan se “të gjithë këta shqiptarë janë të armatosur deri në dhëmbë, me kama, pistoleta, armë, të zbukuruara në mënyrat nga më të ndryshmet dhe rëndom me qyta të lara e të qëndisura me argjend”.

Në librin e tij me titull “History of the Greek Revolution” (Historia e revolucionit grek), historiani britanik George Finlay veçon si një cilësi të shqiptarëve faktin që “këta i kanë mbushur mendjen vetes se kanë lindur për të mbajtur armë; pronarët e tokave, të mëdhenj a të vegjël qofshin, mbajnë pas vetes njerëz të armatosur; çdo shqiptar që nuk i ka për zemër mundimet e jetës e mbijetesës, i mban sytë nga armët dhe kështu, sa herë që autoriteti qendror është i dobët, punët zgjidhen me gjakmarrje; në fillimet e këtij shekulli, anarkia ish një gjendje normale në shoqërinë shqiptare; gegë, toskë, tribu, farë e fise, qytete e fshatra, jetonin në mes të një armiqësie të pafundme me sho-shoqin”. G. Finlay i ka shkruar këto rreshta në vitin 1861.

Ndërsa Henry Brailsford, pasi thotë në librin e tij “Macedonia, ist races and their future”, se “shqiptarët i gjen brenda Perandorisë Osmane në të gjitha ato pozicione që i vendos ata në kontakt me europianët, si guvernatorë e oficerë të lartë ushtrie”, shton se “për sa u takon shtresave të ulëta, zanati i tyre tipik është ai i cavass-it (është e habitshme se si termi cavass, kaq i lidhur me shqiptarët, nuk ka mbetur në gjuhën shqipe),d.m.th. i zyrtarit të armatosur, gjysmëkorrier e gjysmërojë trupi; ose në raste të tjera i gjen në shërbim të ndonjë europiani të kamur; nëse syri ju kap ndonjë rob të veshur në mënyrë piktoreske e të ngrefosur, që ka për dekor një numër armësh në duar, që sillet me përtaci e tangërllik në dyer konsullatash e bankash, që çon pará apo mesazhe nga një vend në tjetrin, e që është i gatshëm për të shërbyer në këmbim të parave si shoqërues e rojë trupi udhëtarësh, dijeni se ai është padiskutim një shqiptar”.

Me shqiptarët mund ta prishje veç po t’u merrje armët, gjë që osmanët edhe e kanë provuar në ndonjë rast në rrethanat që po dëboheshin nga Rumelia, andej nga fillimi i shekullit XX. “Shqiptarëve u morën armët [në një kohë që] ata janë karakolli i fortë i Perandorisë e që armët i kanë më të dashura se shpirtin e tyre. Me një politikë të mençur e të matur, këto armë, në rast nevoje, do të përdoreshin kundër armikut, kurse ato u morën nga duart e shqiptarëve, gjaknxehtësia e krenaria e të cilëve është e famshme; [dhe ua morën armët] duke i rrahur e i ofenduar në sy të grave, të nënave e të vajzave të tyre; … një sjellje më e çmendur sesa kjo nuk mund të mendohej”. Këtë vëzhgim e ka bërë një shkrimtar politik i osmanëve, Lutfi bej Simavi, në veprën e tij me titull “Sarayinda Gorduklerim” (Ç’pashë në Pallat), së cilës i referohet Syrja Vlora në “Kujtimet” e veta.

Ky pasion belligjerent që ka mbetur deri në ditët tona, ka sjellë edhe një idilizim të vdekjes që vjen prej një arme në krahasim me vdekje të provokuara ndryshe. Të vdesësh nga një armë është më e fisme sesa të vdesësh në rrethana të tjera. Ose anasjelltas, të vrasësh me armë është më e falshme e më e kuptueshme, në mos më e admirueshme sesa të vrasësh me mënyra të tjera. Është shumë domethënëse, në këtë diskutim, një anekdotë e treguar nga sekretari i princ Wied-it, Heaton Armstrong: “Kur komandanti i Durrësit (që në vitin 1914 ish kryeqytet i Shqipërisë), Johan M. Sluys i bëri një vizitë në shtëpi Esat Pashë Toptanit, me qëllim që të protestonte kundër emërimit të italianit Moltedo në komandën policore, Esati urdhëroi një prej shërbëtorëve të tij që t’i hidhte helm kafesë që po bëhej me atë rast për holandezin zemërak, mirëpo ky i fundit, shërbëtori pra, ndonëse i prerë, i prirur e i dëshiruar për t’i shërbyer padronit të vet, u step dhe e kundërshtoi. ‘Unë s’e kam fare problem t’i fus një koqe plumbi, por këtë që po më kërkoni nuk mund ta bëj; nuk mund ta helmoj; është gjë e ulët për mua; më mirë më vrit sesa t’më kërkosh një gjë të tillë’, thuhet t’i ketë thënë shërbëtori”. Dhe Esati nuk ia prishi. Me të ikur majori, e vrau. Dhe të bëhet të mendosh se ishte një zgjidhje në lartësinë e dinjitetit të shërbëtorit. Esati, për ta poshtëruar, edhe mund ta helmonte.

Është edhe një ngjarje e rrëfyer prej Justin Rrotës në “Ditët e mbrame të Turqisë në Shkodër …” që flet më qartë se çdo gjë tjetër për idealizimin që shqiptari i ka bërë pushkës. Në ditët e vështira të Shkodrës së rrethuar nga serbo-malazezët, “një burrë i dëshpruem shprehu dëshirën me vra veten”. Xhandari që ndodhej pranë, “pa e peshue situatën, i thotë: ‘Qe pushkën ku e ke, vraje veten’”. Dhe i lë pushkën e vet në duar. Burri nuk e bën të gjatë. Ia merr pushkën xhandarit, dhe me të qëllon veten. E të vetmin merak që kish para se të vdiste, pati fuqi t’ia shprehte atij që iu ndodh më pranë: “Ktheja pushkën të zotit, dhe falju nderës prej meje”.

Gjatë regjimit komunist, popullsia u çarmatos tërësisht dhe kjo ishte hera e parë në histori që shqiptarët mbetën pa armë. Por 45 vjet nuk ishin shumë për të zhbërë një traditë qindravjeçare. Pas përmbysjes së komunizmit në vitin 1990, sidomos pas krizës së vitit 1997 që u shoqërua me rënien e shtetit e me – vini re! – shpërthimin e depove të armëve, popullsia u armatos sërish. Kronikat televizive atëmot tregonin mijëra njerëz që iu sulën depove, rrëmbenin armë e municione, dhe qëllonin në ajër me tërsëllëm. Ishte një histeri që dukej sikur vinte edhe prej një pasioni të rigjetur apo prej nevojës për një shpërmallim pas asaj paranteze moderniteti, që kish prurë dhunshëm komunizmi. Një pjesë i dorëzuan armët pas mbylljes së krizës, por të shumtët parapëlqyen t’i mbanin fshehur

Ky shkrim Nuk është dhuna që i ka bërë shqiptarët myslimanë u publikua me pare te Gazeta SHQIP.


Nano: Shqiptarët duhet të ruajnë harmoninë fetare

$
0
0

Shtëpia botuese “Saras” prezantoi dje në qytetin e Fierit librin Pax Albanica të analistit Mustafa Nano

Promovimi Pax Albanica Fier (1)
Promovimi Pax Albanica Fier (2)
Promovimi Pax Albanica Fier (3)

“Pax Albanica”, i pari botim në këto dy dekada postkomunizëm kushtuar historisë së fesë në Shqipëri ndër shekuj, vazhdon të tërheqë vëmendjen e lexuesit për vetë tezat që mbart. I shkruar me stilin e një gazetari të grishur prej historisë, ai të tërheq me vetë shtjellimin që autori Mustafa Nano bën, por dhe me pyetjet që ndihen në faqet e tij. Pasi ke lexuar vetëm disa faqe të librit, çdo lexues e ndien veten të tërhequr nga historia. Dje, shtëpia botuese “Saras” e ka prezantuar librin përpara lexuesit të qytetit të Fierit, në një aktivitet të mbështetur nga Bashkia e Fierit, Art Galeri Librari “Frashëri”, si dhe Biblioteka Publike e qytetit. Në takim merrnin pjesë të zgjedhur vendorë, kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqo, prefekti i Qarkut Fier, Xhevit Bushi, deputetja e Kuvendit, Majlinda Bufi, si dhe mjaft figura të jetës kulturore në këtë qytet. Fjalën e hapjes dhe moderimin e aktivitetit e mbajti zv.kryetari i Bashkisë Fier, Haxhi Kalluci. Duke vlerësuar botimin e këtij libri në sferën e botimeve vitet e fundit, Kalluci bëri për të pranishmit një portret të autorit Nano, në optikën e një gazetari të lirë dhe rebel, në sensin e përballjes me fenomenet shqiptare, të cilat gazetaria shqiptare shpeshherë i anashkalon për të mos u hyrë në pjesë palëve. Më pas, të ftuarit i përshëndeti drejtori i Bibliotekës Publike në Fier, Petrit Nika, i cili në fjalën e tij u ndal në një zbërthim analitik të brendisë së librit, duke vënë në dukje luhatjen e rrezikshmërisë dhe domosdoshmërisë së hapjes së këtij diskursi mbi religjionin në Shqipëri. Më pas mbi librin foli dhe shkrimtari fierak, Maku Pone, i cili e vlerësoi këtë sipërmarrje si të vështirë dhe të guximshme dhe vuri në dukje punën voluminoze që i është dashur autorit të bëjë në fushën e kërkimeve historike për të sjellë një argumentim të tillë historik në librin e tij. Më pas, botimin e këtij libri e përshëndetën deputetja e Qarkut të Fierit znj. Majlinda Bufi, kryetari i Unionit të Gazetarëve të degës së Fierit z. Vladimir Muçaj, biznesmeni i njohur, Nimet Musai e të tjerë. Për drejtorin e botimeve “Saras” Besnik Myftari, botimi i këtij libri është një kontribut në njohjen më mirë të së shkuarës sonë, përmes vështrimeve që të huajt i kanë bërë religjionit tonë fetar, por dhe mesazhit që ndihet në vazhdimësi në raportin që shqiptarët kanë pasur me fenë, që është harmonia fetare. Publicisti Mustafa Nano foli për arsyet që e shtynë të shkruante këtë libër dhe vështirësitë që e kanë shoqëruar në përgatitjen e tij. Nano tha se harmonia fetare ka ekzistuar në Shqipëri, me pak përjashtime sporadike, por shqiptarët duhet të punojnë që kjo harmoni të funksionojë unitare edhe më tej. “Pax Albanica” është një vështrim i kujdesshëm i raporteve historike që shqiptarët kanë pasur me fenë. Një vështrim ky, që nuk ka qenë asnjëherë i çuar deri në fund si analizë nga shumë historianë, apo figura të njohura të mendimit shqip. Kjo e bën Nanon jo vetëm një analist të guximshëm, por dhe një autor që me botimin e tij ka sjellë një ndihmesë në historiografinë shqiptare, në njohjen e kësaj pjese disi të brishtë të identitetit tonë.

 

Ky shkrim Nano: Shqiptarët duhet të ruajnë harmoninë fetare u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Librat e rinj

$
0
0

Charlotte Bronte

Xhejn Er

Përktheui: Alina Karaulli
Botimet: “Pegi”

xhejn-er-charlotte-bronte‘Mendoni se mund të rri e të bëhem një hiç për ju? Mendoni se jam robot? Makinë pa ndjenja? Dhe se mund të duroj të ma rrëmbejnë kafshatën nga goja dhe të paktin ujë jetëdhënës nga kupa? Mendoni se, meqë jam e varfër, e panjohur, e shëmtuar dhe e vogël, jam pa shpirt dhe pa zemër? E keni gabim! Kam po aq shpirt sa ju dhe zemrën po aq të madhe! E nëse Zoti do të më kishte dhuruar bukuri dhe pasuri, do t’jua kisha bërë të vështirë të më linit, siç e kam tani unë të vështirë t’ju lë. Tani nuk po ju flas sipas zakoneve, traditave, madje, as nëpërmjet trupit vdekatar; është shpirti im që i drejtohet shpirtit tuaj, si të kishim shkuar të dy përtej varrit dhe të qëndronim para këmbëve të Zotit, të barabartë: ashtu siç jemi. Unë nuk jam zog dhe nuk ka rrjetë që të më zërë në grackë. Unë jam një qenie njerëzore e lirë, me vullnet të pavarur”, pjesë nga libri.

Johannes Mario Simmel
Klounët që sollën lot
Përktheu  Ervin V. Ibro
Botimet: “EBG sh.p.k”

Johannes Mario Simmel përshkruan me saktësi dhe vërtetësi për ata që kanë kohë që përgatiten në botë për kërkimin e së nesërmes, e cila në çdo moment mund të bëhet realitet i tmerrshëm dhe për të cilën vetëm një grusht njerëzish mund të jenë në dijeni. Menjëherë pas fillimit të kërkimit të saj, Norma njeh biokimistin polak, Jan Barski, nga tani e tutje, shoku i saj është ndërmjet një makthi, me gjithnjë e më shumë ngjarje e ndodhi, në fund të të cilave qëndron njohuria e tmerrshme: ajo që zbuluan hulumtuesit e gjeneve nga rastësia do ishte në dorën e një prej dy superfuqive, çelësi i zotërimit të botës.

Një luftë e pamëshirshme fillon për armën sekrete. Jani dhe Norma duke u përkrahur nga miku i saj prindëror, Alvin Vesten, ish–ministër që ka lidhje në mbarë botën, dalin si avokatët e fundit të përgjegjësisë morale, armiq deri në vdekje të të gjithë shërbyesve pa skrupuj të pushtetit politik.

Aleksandër Sollzhenjicin

Pavijoni i kancerozëve
Përktheu: Nikolla Sudar
Botimet: “Fan Noli”
Nga një sëmundje e pashërueshme vdesin njerëzit dhe rrënohet vendi. Shërimi mund të ndodhë vetëm nga ndonjë mrekulli. Mbase në mos njerëzit, por të paktën vendi, mund të shërohet nga sëmundja vdekjeprurëse e frikës?

Aleksandër Sollzhenjicin është shkrimtari më i madh rus i gjysmës së dytë të shekullit XX. Ai është fitues i çmimit Nobel të Letërsisë. Mjeshtëria krijuese e tij të mahnit jo vetëm me forcën e talentit, por edhe me qëndrimin e tij të palëkundur prej qytetari.

Luca Filippi
LABIRINTI i FSHEHTË
Përktheu: Virgjil KULE
Botimet:”Ombra gvg”

Para syve të tij materializohen fragmente të një realiteti gjysmëndërr, ende një mundësi. Sidoqoftë, ai arriti ta shihte deri në detaje. Zinxhiri i ngjarjeve i formuar për shkak të atij krimi enigmatik është pështjellues. Njëra pas tjetrës taselet e ngjarjes nisin e ngjiten, duke formuar kështu një pamje më të plotë të mozaikut. Dikush duhej ta merrte detyrën për të hetuar rreth krimit. Nuk mbetej gjë tjetër veçse të pritej me kureshtje. Nga buzët ati i gurgullojnë nënqeshje. Mbas priti një copë herë, mbuloi fytyrën me kapuç, e u zhduk.

 

Ky shkrim Librat e rinj u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Harry Martinson: Vajza e së martës

$
0
0

Alda Bardhyli

martsonosnDhjetë vjet më parë, para asaj të marte, ai dëgjonte rrëfimin e saj në një lokal të thjeshtë të Stokholmit. Duart e saj lëviznin lehtë fletët e librit, teksa i fliste për poezitë e tij. Kur askush nuk mund të besonte në blloqet e vogla të mbushura me shënime dhe vargje, të djaloshit që sapo kishte lënë jetën e tij deteve, ajo e shihte atë si një poet. Shëtisnin bashkë rrugëve të ndriçuara të qytetit, duke folur për vargjet dhe librat e së ardhmes. Ai nuk mund ta prekte atë. Flokët e drejta të zeza që i binin nën qafë, as t’i lëvizte lehtë shallin. Bisedat e bënin aq të largët, sa Harry Martinson thjesht zhytej mbrëmjeve në ëndërrime. Të nesërmen ndodhte e njëjta gjë. Takimet në barin e zhurmshëm, leximi i vargjeve dhe shëtitja nën dritën e hënës. Kjo, derisa një ditë ai nuk e pa më. Nuk e kërkoi i bindur se muret që ajo i kishte vendosur aq lehtë, ishin të vështira për t’u shembur nga një 20-vjeçar. Tashmë dhjetë vjet më vonë, ai pret me padurim ardhjen e saj. Në apartament ka ndezur qirinj, ndërsa një dridhje e lehtë i ndihet nën lëkurë. Tashmë ai është një poet. Poezitë e tij lexohen kudo, dhe për të kritika suedeze ka nisur të shkruajë. Ajo, silueta e së cilës i është orvatur shpesh mbi fletë, tashmë është shfaqur sërish në jetën e tij, ashtu e largët me fustanin e saj të zi. Qëndron e heshtur bri tij në divanin e madh, duke folur për ato çka lexuar, derisa duart e tij e prekin ndryshe, dhe u deshën pak, shumë pak, që gjithë ai mur i ndërtuar në vite, të humbte nën dritën e qirinjve. Ajo vinte çdo të martë. Bisedat për poezinë u shndërruan në një vallëzim modern trupash, i zhytur në heshtje, pasi ajo nuk mund të fliste më. Harry Martinson, një nga reformatorët më të rëndësishëm të poezisë suedeze të shekullit XX, të martave hedh një varg për vajzën pa emër në bllokun e tij. Pavarësisht ku ajo është, ai vazhdon ta sjellë afër, përmes një rreshti si për të justifikuar pafuqinë e tij për ta mbajtur. E marta ishte dita më e bukur se të gjitha perëndimet që kishte parë nga bordi i anijes, që zhyteshin në det. Harry Martinson, lindi në Nyteboda, Blekinge më 6 maj, 1904. Në moshë të vogël ai humbi të dy prindërit dhe u birësua nga një familje që jetonte në një fshat të Suedisë. Në moshën 16-vjeçare u arratis nga familja dhe do t’i kalonte disa vite duke udhëtuar në bordin e një anijeje, që ndalonte në Brazil apo Indi. Disa vjet më vonë, problemet me mushkëritë e detyruan të vendosej në breg në Suedi, ku jetoi për disa kohë si endacak pa asnjë punë të qëndrueshme. Në moshën 21-vjeçare në qytetin e Malmos ai u arrestua si endacak. Në vitin 1929 ai do të debutonte për herë të parë si poet. Bashkë me Artur Lundkvist, Gustav Sandgren, Erik Asklund dhe Josef Kjellgren ata do të sillnin një frymë moderne në poezinë suedeze. Poezia e Martinson ishte një përzierje mes ndjesive të natyrës dhe ato njerëzore. Martinson shkruante poezi si një tregim. Nëse lexoje vargjet e tij ishte sikur kishe para një gjendje të natyrës. Suksesi i tij do të vinte në vitin 1935 me botimin e autobiografisë “Lulëzimi i manaferrave”. Libri u përkthye në më shumë se 30 gjuhë. Gjatë gjithë jetës së tij, Harry shkroi kujtime. Fëmijëria e vështirë, dhe rinia jo e lehtë e bënin atë të kujtonte pasazhe që e kishin vënë jo pak herë përballë situatave jo të lehta. Kishte takuar njerëz dhe kishte prekur ngjarje që nuk do të mund t’i shihte nëse do të kishte bërë një jetë normale, në kolegj apo universitet. Në vitin 1928-1940 ai martohet me gazetaren Moa Martinson. Ata u takuan në një darkë shtruar nga një revistë letrare. Kur darka mbaroi ata i premtuan njëri-tjetrit se do të mbanin kontakte përmes letrave. Moa ishte e martuar dhe lidhja me Harryn do ta bënte të shoqin të vriste veten, pasi nuk donte ta humbte atë. Takimet e fshehta, udhëtimet nga një qytet në tjetrin për të parë njëri-tjetrin, do ta bënin Harryn t’i kushtonte një cikël të tërë poezish kësaj gruaje. Lidhja me Martinson do ta shtynte Moan drejt shkrimit. Kështu nisi të shkruante tregimet e para që më pas do të ktheheshin në romane. Lidhja e tyre nisi krisjet e para pas problemeve nervore të Moas, pas një aborti. Harry nuk ia fali asnjëherë faktin që ajo ia mohoi të drejtën për të pasur një fëmijë. Pas ndarjes me Moan, ai u njoh me Ingrid Lindcrantz me të cilën lidhi kurorë në vitin 1942. Nga kjo martesë ai pati dy vajza. Nga kjo martesë duket sikur më në fund poeti i deteve kishte gjetur paqen, dhe mund t’i përkushtohej vetëm të shkruarit. Një nga librat më të njohur të Martinson është “Aniara”, e cila përfshin 103 poezi që flasin për udhëtimin e një anije kozmike me 8000 njerëz që më parë shpëtuan nga një fatkeqësi bërthamore e cila shkatërroi Tokën. Ndër veprat e tij të rëndësishme, ka edhe një tregim me temë udhëtimin, Lamtumirë Cape (1933), dhe romani Nisja (1948). Në vitin 1949 ai u zgjodh anëtar i Akademisë Suedeze dhe në vitin 1974 u vlerësua me çmimin Nobel në letërsi, bashkë me poetin Eyvind Johnson, me motivacionin “për shkrimet e tij të cilat pasqyrojnë universin në një pikë vesë”. Marrja e këtij çmimi solli debate, pasi në atë vit kandidatët për të marrë këtë çmim ishin shkrimtarët Graham Greene, Saul Bellow dhe Vladimir Nabokov. Kjo ka qenë një periudhë e vështirë për poetin, të cilit i duhej të lexonte kritikat në shtyp, që shpesh i çonin në mendje dhe idenë e vetëvrasjes. Në vitin 2004, Suedia festoi 100-vjetorin e lindjes së poetit. Martinson ndërroi jetë më 11 shkurt 1978.

 

Ky shkrim Harry Martinson: Vajza e së martës u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Gjaku i shqiptarëve nuk shkoi në favor të tyre!

$
0
0

Intervista

Ky është fati i popullit shqiptar sot. Jo aq fati i popujve të vegjël sesa fati i popujve të pazhvilluar dhe tepër të paarsimuar. Komunizmi në Shqipëri ishte shumë radikal, edhe për shkak të këtyre faktorëve dhe përpunimi i opinionit publik ishte dhe më i lehtë sesa në të gjithë Europën Lindore

BETEJA JONË

Një bashkëbisedim me prof. dr. Beqir Metën

Nga MONIKA SHOSHORI STAFA

beqir-metaLufta e Dytë Botërore te ne nuk mund të shihet vetëm në një drejtim të përcaktuar politik. Por as nuk mund të pretendohet të rishihet siç disa të tjerë duan ta shohin, si një krenari apo epërsi të madhe. Kjo, për një arsye të thjeshtë, sepse ende kjo pjesë e historisë qëndron e pashkruar mirë dhe gjaku i të rënëve tronditet sa herë ka përvjetorë. Ne nuk ditëm të bënim pjesë bukur në arenën e kësaj lufte krahas forcave të boshtit, megjithëse u radhitëm njësh me të. Nuk ditëm të luanim, sepse edhe atëherë si tani, priremi të jemi më shumë lokalë dhe provincialë në përbërjen tonë, sesa globalë dhe dritëgjatë. Lufta te ne është një fenomen shumë kompleks, duke filluar nga ardhja e pushtuesit të parë italian, deri në largimin e gjermanit të fundit. Ajo është si një monedhë që ka në njërën anë të pasme partizanin që shtrin gjermanin e plagosur në tokë, por dhe tjetrën të saj, atë të padukshmen, vrasjen mes sho-shoqit, partizanë mes partizanëve dhe atë mes elitës politike komuniste të mësuar nga jugosllavët përballë ballistëve, legalistëve e të tjerë bajraktarëve e socialdemokratëve, që kërkonin fillimisht çlirimin e vendit e më pas vendosjen e pushtetit me anë të zgjedhjeve të lira e demokratike. E keqja është se duhet të kuptojmë që gjaku i shqiptarëve në vend që të shkonte në favor të tyre, shkoi në të kundërtën. Ky është fati i popullit shqiptar sot. Jo aq fati i popujve të vegjël, sesa fati i popujve të pazhvilluar dhe tepër të paarsimuar. Komunizmi në Shqipëri ishte shumë radikal, edhe për shkak të këtyre faktorëve dhe përpunimi i opinionit publik ishte dhe më i lehtë sesa në të gjithë Europën Lindore. Ndaj dhe për të ndërtuar struktura demokratike në këtë lloj mjedisi pas rënies së komunizmit, ka qenë një situatë shumë e vështirë. Ndaj ne sot vuajmë ende një tranzicion kaq të gjatë.

beteja2
beteja1
beteja

Profesor, historia ka njohur dy versione të prishjes së Marrëveshjes së Mukjes. Ajo komuniste ka shkruar se marrëveshjen e prishën ballistët, për shkak të kompromiseve që kërkonin të vendosnin në anë të tyre. Është një rrymë tjetër që shkruan se marrëveshja u prish nga jugosllavët, për shkak të interesave dhe qëllimeve të tyre shoviniste ndaj Shqipërisë. Sipas jush, cilat kanë qenë disa nga arsyet e dështimit të Marrëveshjes së Mukjes? Përse elementi jugosllav ndërhyri në ecurinë e mëtejshme të vendimeve që u morën aty? Cili ishte realisht qëllimi i tyre?

Kishte disa arsye që çuan në prishjen e Marrëveshjes së Mukjes. E para, dobësia e strukturave politike të udhëheqjes së PK, e cila sigurisht ishte refuzuesja e marrëveshjes. Partia Komuniste ishte një forcë e re politike, një grup politikanësh pa ndonjë eksperiencë që sigurisht kishin një ndikim të fuqishëm nga drejtuesit e tyre jugosllavë. Elementët jugosllavë sollën në PKSH programe dhe platforma të studiuara mirë qoftë nga Kominterni, qoftë nga Partia Komuniste Jugosllave. E kjo ndërhyrje kishte dy qëllime kryesore: e para, të mos realizohej bashkimi i forcave politike në Shqipëri, sepse çdo lloj bashkimi i forcave politike rrezikonte dy objektivat permanente të jugosllavëve. E dyta ishte që komunistët të vinin në pushtet në fund të luftës, pasi ishin aleatët e tyre dhe ishin komunistët jugosllavë që drejtonin dhe mbështesnin PKSH-në. Dhe gjithashtu përmes kësaj të mos kishte një bashkëpunim të gjerë shqiptar, sepse rrezikohej Kosova. Pra kështu ata shmangnin shkëputjen e Kosovës nga Serbia dhe njëkohësisht hapeshin perspektivat për të vënë nën kontroll Shqipërinë politike. Ka qenë një politikë e përhershme jugosllave ndikuese në veprimtarinë politike të PKSH-së. Jugosllavët kishin qenë gjithmonë në rivalitet me Italinë se cili mund të vendoste kontrollin mbi shtetin shqiptar. Me mbështetjen e komunistëve hapej kjo perspektivë për jugosllavët. Dhe PK jugosllave në shumë drejtime vazhdonte të ndiqte politikën e vjetër të Jugosllavisë së vjetër.

Çfarë ndodhi më tej me ta? Cila ishte qasja e tyre?

Fillimisht Marrëveshja e Mukjes u konceptua prej tyre si një gjë pozitive. Ishte një bashkëpunim mes forcave të ndryshme politike në Shqipëri që do të hapte perspektivën për bashkëpunimin e tyre në të ardhmen në luftë. Por pas kësaj ndërhyrjeje jugosllave, në radhë të parë atyre iu përkëdhel sedra e pushtetit. Jugosllavët sigurisht luajtën me udhëheqjen e re politike shqiptare, e cila ishte pa ndonjë eksperiencë të madhe në këtë drejtim. Tashmë kjo ishte një udhëheqje politike e fokusuar te pushteti duke e shkelur mbi parimin themelor që kishin vendosur vetë dhe kishin pranuar në Konferencën e Pezës, ku do bashkoheshin me çdo lloj grupimi politik apo jo politik, pa dallim feje, bindjesh politike etj., në një front të përbashkët lufte kundër çdo okupatori të huaj. Mukja ishte zhvillimi i kësaj ideje dhe konsolidimi i idesë së frontit të përbashkët në luftë. Tashmë duke u futur një grup i fuqishëm nacionalistësh, që ishte në formën e një fronti apo minifronti ose partie politike, siç ishte Balli Kombëtar, hapej perspektiva që me të vërtetë ai të krijonte një simetri të gjerë duke krijuar avantazhe, qoftë për zhvillimin e luftës, por mbi të gjitha për zhvillimet në fund dhe pas saj.

Si u gjendën nacionalistët në këtë betejë të dyfishtë politike të komunistëve? Me çfarë pretendimesh do të bëhej ai pjesë e luftës kundër okupatorit të huaj?

Shqiptarët kishin interes që të qëndronin të bashkuar deri në fund të luftës për të përballuar rrezikun që vinte nga Jugu dhe nga Veriu. Pra, Greqia po vazhdonte të kërkonte aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Ajo po lëvizte të gjitha gurët mes aleatëve të saj për ta paraqitur Shqipërinë si aleate të boshtit fashist para dhe pas Mukjes. Dhe ky ishte një rrezik evident. Po kështu, forcat politike shqiptare synonin, natyrisht më shumë nacionalistët sesa komunistët, që në fund të luftës të përfitonin për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Kjo pretendohej bazuar në parimet e Kartës së Atlantikut, e cila propagandonte vetëvendosjen. Shqiptarët e reklamuan këtë si një mundësi që Kosova mund të shprehej vetë për të ardhmen e saj, por sesa realiste do të ishte kjo, mbetej të shihej sërish. Në fakt, Fuqitë e Mëdha antifashiste nuk e kishin këtë projekt në kokë për Kosovën, por shpresonin më së shumti që shqiptarët të qëndronin të bashkuar dhe të shkonin në fund të luftës drejt kutive të votimit, ku të vendosnin lirisht sistemin politik dhe forcën që do të qeveriste Shqipërinë, me zgjedhje të lira dhe demokratike. Mos të harrojmë që BK-ja ishte një forcë që ka qenë kundërshtare e monarkisë dhe ithtare e republikës. Ai mendonte që me anë të kësaj marrëveshjeje politike me komunistët të shkonte deri në fund të luftës, më pas t’i jepej shansi i një referendumi, zgjedhje për formën e regjimit, ku të dyja palët të ishin ithtarë të republikës.

Cila ishte qasja e komunistëve para se të hynin në luftë? Kur ata hynë në luftë dhe kur nacionalistët filluan të demonstronin forcën e tyre të aksionit? Cilët ishin të parët që nisën aksionin luftarak kundër okupatorit të huaj?

Secila palë kishte objektivat e veta, por dy ishin themelore. Ishte ndërhyrja jugosllave që synonte Kosovën dhe kontrollin mbi Shqipërinë, si dhe interesi i komunistëve për të fituar pushtetin në fund të luftës. Komunistët mendonin të shkonin në luftë, por ata u futën në luftë kur u fut edhe Bashkimi Sovjetik. Dhe ka një ndryshim midis pikëpamjes së tyre dhe nacionalistëve. Ata hynë në luftë si një forcë në radhë të parë, në një moment internacionalist kur u godit Bashkimi Sovjetik. Ndërsa nga krahu nacionalist ka pas demonstrime më të forta, më të qëndrueshme ndonëse jo qëndrime kushedi çfarë të armatosura. Me futjen e Bashkimit Sovjetik në kuadrin e të gjitha fronteve që u krijuan në Europë drejtuar nga Kominterni, Bashkimi Sovjetik ishte financuesi kryesor i të gjitha lëvizjeve politike dhe luftarake komuniste. Komunistët shqiptarë, me ndikimin e jugosllavëve, themeluan partinë e tyre dhe u radhitën në luftë kundër pushtuesit. Sigurisht ata ishin shumë më të vendosur për ta kryer këtë luftë, sepse kishin në radhë të parë motivin, motiv që kishte angazhuar të gjithë komunistët kundër fashizmit italian. Jo vetëm një motiv ideologjik, por dhe një sistem politik kundër një tjetri, komunizmin kundër fashizmit. Por ka një dallim midis elitës politike drejtuese të komunistëve dhe atyre partizanëve të thjeshtë që ishin me qindra apo mijëra, që mbushnin radhët e çetave dhe pastaj të njësive më të mëdha. Sigurisht te partizanët e thjeshtë nuk është se kemi depërtim të ideve komuniste, por te drejtuesit po. Këta ishin dhe vendimmarrësit, ndërsa tek ushtarët e thjeshtë, te shumica dërrmuese e tyre mbizotëronte patriotizmi, ideja për të çliruar Shqipërinë kundër pushtuesit të huaj, kundër pushtuesve italianë dhe atyre gjermanë. Ndaj dhe sot kemi një kontradiksion të madh. Nuk kuptohet në Shqipëri se cilat janë përgjegjësitë e udhëheqjes politike dhe cilat janë sentimentet e luftëtarëve të thjeshtë që luftonin në atë kohë. Ndërsa te nacionalistët kemi një situatë tjetër. Te ta ndikon trashëgimia historike e tyre, gjendja në të cilën ata ndodhen dhe motivet e tyre për të shkuar në luftë. Motivet e tyre për të shkuar në luftë ishin minimale, sepse nëse kishte një shtysë gjatë fillimeve të pushtimit italian, p.sh. me krijimin e çetave të para nacionaliste nuk mund të thuhet që në Shqipëri, edhe çetat komuniste që u krijuan formonin një dominancë të tillë sa Shqipëria të luftonte kundër italianëve. Ato ishin grupe të vogla dhe nuk mund të themi se ekzistonte një rezistencë në kuptimin e gjerë të fjalës. Por natyrisht për arsye shkencore kjo rezistencë duhet studiuar përtej krenarisë në të gjitha grupimet politike aq sa ajo ishte. Dhe këtë e tregojnë qartë qoftë dokumentet britanike, qoftë ato italiane. Ata i kanë të gjitha të dhënat. Sa çeta ishin, sa njerëz kishin etj., si këto.

Çfarë doni të thoni kur pohoni se ata, nacionalistët pra, nuk kishin motiv më për të luftuar?

Motivi ishte i kuptueshëm. Ishte politika e aleatëve në Shqipëri. Këtë ne nuk e kemi analizuar sa duhet. Politika e aleatëve donte ushtarë në përkrahje të kauzës së tyre, kundër Italisë apo Gjermanisë, por aspak nuk merreshin parasysh interesat nacionale të grupeve etnike, politike apo kombeve që do të luftonin. Tipik është qëndrimi britanik që ishte aleati kryesor, i angazhuar drejtpërdrejt, më i fuqishmi i angazhuar në Ballkan. Ata jepnin vulën e angazhimeve në Ballkan. Britanikët me deklaratën e 17 dhjetorit 1942, që u bë publike fatmirësisht ose fatkeqësisht, u pa se pohoi qartë që do të rishihte kufijtë e Shqipërisë së pas luftës. Çfarë do të thoshte kjo? Do të thoshte që do të aneksohej Shqipëria e Jugut. Dhe ky ishte një problem shumë i madh për nacionalistët. Ata nuk mund ta pranonin këtë. Ata e njihnin rezistencën shqiptare. Po mblidhnin informacione për këtë. Deri në dhjetor të 1942 ne nuk kishim shkuar ende në përplasjet ushtarake mes grupeve politike në Shqipëri. Madje në dhjetor të 1942, kish filluar bashkimi nga poshtë i tyre. Dhe ky ishte një moment me të vërtetë shumë i rëndësishëm që rezistenca të përkrahej nga aleatët, por vetë këta në këtë moment krijuan një ndarje të jashtëzakonshme, një shizëm brenda tyre dhe nuk e përkrahën. Atyre u pëlqenin të luftonin shqiptarët, por ama duke parashikuar copëtimin e kufijve të tyre. Ka dhjetëra faqe me dokumente britanike, që përshkruajnë gjithë historinë e deklaratës, si shkuan deri tek ajo dhe çfarë impakti pati. Mustafa Kruja lexoi menjëherë në parlamentin fashist deklaratën britanike. Radio Tirana që kontrollohej nga fashistët për qëllimet e veta e dha të plotë atë. Nga ana tjetër, aleatët premtonin një copëtim në Shqipëri, por, nga ana tjetër, nuk kishin njohur legjitimitetin e shtetit shqiptar dhe ky ishte një gabim tjetër i rëndë. Nëse kishin njohur qeveritë mbretërore greke e jugosllave dhe i trajtonin si aleate në Londër, qeverinë shqiptare nuk e kishin njohur ende. Madje e kishin izoluar atë politikisht. Dhe nuk ishte çështja te personi i Zogut se po të ishte kështu, Metaksai ka qenë shumë herë më shumë diktator se Zogu. Dhe madje ai kishte iniciuar dhe lëvizjet fashiste në Greqi, si p.sh., lëvizja për krijimin e rinisë fashiste, ndërsa Zogu qe kundërshtar i fashizmit dhe për arsyet e veta. Fashizmi, sipas tij, do ta hidhte në erë pushtetin e tij. Situata qe jashtëzakonisht fatkeqe për të inkurajuar shqiptarët në luftë. Por, nga ana tjetër, fashizmi kishte realizuar edhe bashkimin e një pjese të trojeve shqiptare. Në fakt, është thënë se kjo pikëpamje ishte një demagogji.

Në fakt ishte një demagogji?

Jo, nuk ishte demagogji. Ishte një bashkim i kalkuluar shumë mirë për luftën dhe pasluftën. Pas lufte italianët donin që të realizonin një Shqipëri më të madhe në kufijtë politikë, sepse ishte një Shqipëri e dominuar prej tyre. Dhe kjo nuk ishte thjesht një propagandë. Për ta pushtimi ishte një veprim administrativ. U krijua një administratë shqiptare, ishte një veprim që u ndie dhe u perceptua me të drejtë si çlirim në Kosovë, sepse u hapën shkolla shqipe kur serbët e ndalonin atë, u krijua administrata shqiptare, u krijuan gjyqet shqiptare kur kosovarët gjykoheshin në gjyqe serbe. U krijua një polici shqiptare, një milici shqiptare kur ata ishin mësuar që të kishin mbi kokë vetëm shkopin e xhandarit serb. Kështu që lëvizja komuniste në Kosovë ka qenë një gjë fare minimale, një flluskë sapuni. Ajo nuk mund të gjente aspak mbështetje. Nuk mundesh ta detyrosh një popull të marrë pjesë në luftë vetëm me motive ideologjike.

A ka pasur luftë civile në Shqipëri? Dhe nëse ju e pohoni këtë fakt, cilat janë argumentet që jepni?

Në Shqipëri sigurisht që kemi luftë civile. Dhe i kemi të gërshetuara të dyja format e luftës në Shqipëri. Kjo lloj brishtësie elitash politike, ky lloj niveli i ulët politik, kjo lloj përçarjeje politike që ekzistonte, ishte një rrezik i jashtëzakonshëm, tepër i madh dhe unë po ju kujtoj një shprehje gjeniale, një parashikim fatkeq të Edit Durhamit, më parë se të botohej deklarata britanike, kur Anglia hezitonte që të shfaqej hapur në favor të pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë. Ajo u kërkonte britanikëve që duhet të bënin dy gjëra, të njihnin pa ekuivokë pavarësinë e Shqipërisë dhe integritetin territorial të saj dhe të angazhonin në luftë Zogun, sepse britanikët ishin ata që e frenuan. Duke shmangur të gjitha iniciativat e tij për t’u angazhuar në luftë, sipas saj, ata e ngrinë Zogun, e mbajtën në frigorifer. Dhe ju, vazhdon ajo, duhet ta angazhoni Zogun në luftë, sepse nëse nuk i jepni legjitimitetin qeverisë shqiptare si qeveritë e tjera të Ballkanit, nëse nuk i siguroni pavarësinë, ju do ta çoni atë drejt një lufte civile, u pohonte Edit Durham autoriteteve të larta britanike. Dhe këtë ajo e thoshte që në vitin 1941. Lufta civile sigurisht që erdhi në momentin kur u prish Marrëveshja e Mukjes. Pra, nëse anulohet bashkëpunimi mes palëve, i hapet rruga konfrontimit. Ajo që është thënë në historiografinë e dikurshme socialiste është e pandershme dhe jo korrekte, që komunistët, sipas tyre, donin që ballistët të angazhoheshin në luftë dhe jo të bëhej marrëveshje politike. Balli Kombëtar u angazhua drejtpërdrejt në luftë dhe në këtë kohë Balli kishte qenë në luftë. Aksionet luftarake të tij deri në këtë kohë ishin të barabarta. Numri i çetave ishte i barabartë, i aksioneve po ashtu, por ishin të limituara për të dyja palët.

Cilat forca morën pjesë në këtë luftë civile?

Kemi dy forca shqiptare rezistente, të cilat në këtë kohë janë ushtarakisht të barabarta në forca. Ato luftojnë përballë njëra- tjetrës dhe kemi më pas atë histori zhvillimi luftërash që njohim. Gjermanët e panë këtë përçarje të forcave politike dhe për ta, kjo ishte përfituese, sepse forcat rezistente, duke u marrë me njëri-tjetrin, e linin të qetë ushtrinë gjermane. Ndaj dhe ata pranuan elementë të Ballit, të cilët dhanë dorëheqje nga ai, por kuptohej se ajo ishte një dorëheqje politike në qeverinë që do të krijonin ata me shqiptarë. Dhe synimi ishte që gjithmonë të përdornin shqiptarët për të realizuar objektivat e tyre. Po të shohim veprimet ushtarake në harkun e viteve nga 1 tetori i 1943 deri më 28 nëntor të 1944, kemi një raport betejash dhe përleshjesh thuajse të barabarta midis shqiptarëve mes njëri- tjetrit dhe shqiptarëve me gjermanët. Kuptohet që luftëtarët kryesorë kundër gjermanëve janë partizanët. Partizanët ishin të drejtuar nga stafi komunist. Tani ka filluar indoktrinimi i tyre, ka filluar përpunimi i atyre formacioneve ushtarake. Këta gjithashtu kanë pasur një udhëheqje politike shumë të centralizuar e me një disiplinë mjaft të fortë. Ata ishin të gatshëm të vendosnin një pushtet të ri, një rend të ri. Ishte projektuar që krahas luftës kundër fashizmit, kur forcat antifashiste të dilnin fitimtarë, ata të kishin elementët dominues në frontet politike, me qëllim që të merrnin pushtetin, ndaj duhet të afirmoheshin. Ata qenë shumë më të përgatitur dhe shumë më të organizuar në veprimtaritë e tyre ushtarake. Disiplina e tyre ishte për t’u marrë shembull dhe modeli i tyre ishte modeli që vinte nga Bashkimi Sovjetik. Balli s’mund ta kishte kurrë këtë. Ai mbi të gjitha nuk ishte i përgatitur për luftë civile. Ajo ishte një luftë që iu imponua. Një pjesë e Ballit nuk mund ta perceptonte të kishte një luftë civile në Shqipëri në atë moment. Një pjesë tjetër iu përgjigj luftës me luftë, sepse po shihej që me të vërtetë në Shqipëri po rrezikohej vendosja e një regjimi komunist. Një pjesë e tyre ishin intelektualë dhe e dinin çfarë kishte ndodhur në Bashkimin Sovjetik dhe cili ishte rreziku i Shqipërisë.

Forcat e Ballit shpeshherë janë akuzuar se luftonin për pushtet politik? Cilat ishin objektivat e tij në këtë luftë?

Po, është thënë që Balli luftonte për pushtet. Egoja e shqiptarëve për pushtet është e gjithkahshme, dhe e Ballit, edhe e zogistëve dhe e komunistëve. Por nuk ishte ky objektivi kryesor. Objektivi i parë i Ballit ishte që Shqipëria të mbetej në fund të luftës e fortë ushtarakisht që të përballonte rrezikun e vet. I dyti të realizonte një regjim demokratik, të mos ishte më regjimi i Zogut. Regjimi është tjetër gjë dhe pushteti është tjetër gjë. Por jo se nuk kishin dëshirë të vinin në pushtet, por pushteti tek ata, si në regjimet demokratike, konceptohej si diçka konvencionale që e ke sot dhe do ta humbasësh pas 4 vjetësh me zgjedhje të reja. Ndërsa pushteti për komunistët është themelor. Ai vendosej njëherë dhe mbahej për një afat shumë të gjatë.

Si mundeni në përfytyrimin tuaj profesor, ta përshkruani këtë periudhë të historisë së Shqipërisë?

Kjo periudhë ka brenda shumë enigma, të cilat janë amplifikuar dhe ngulitur thellë nga propaganda komuniste. Historia u deformua menjëherë pas vitit 1944, sepse pushteti që e mori do të bënte historinë si i interesonte atij. Brezi i ri nuk e njeh fare ose dhe ai është indoktrinuar nga gjyshërit. Kjo duket se ecën në formën e një tërmeti që i shtrin lëkundjet valë-valë. Prandaj unë mendoj që lufta te ne nuk mund të shihet vetëm në një drejtim. Por as nuk mund të shihet siç e shohin disa të tjerë, si një krenari të madhe. Lufta te ne është një fenomen shumë kompleks, që ka pas njërën anë të medaljes, por dhe tjetrën të saj. E keqja është që duhet të kuptojmë që gjaku i shqiptarëve në vend që të shkonte në favor të tyre, shkoi në të kundërtën. Ky është problemi. Ky është fati i të gjithë popujve të vegjël, fati i popujve të pazhvilluar. Komunizmi në Shqipëri ishte shumë radikal dhe përpunimi i opinionit publik ka qenë shumë më i thellë në të gjithë Lindjen. Dhe për të ndërtuar struktura demokratike në këtë lloj mjedisi, ka qenë një situatë shumë e vështirë. Prandaj ne kemi një tranzicion kaq të gjatë.

Ky shkrim Gjaku i shqiptarëve nuk shkoi në favor të tyre! u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Peshkopi, “Oda dibrane” mbyll siparin

$
0
0

25 grupe, me artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva, performuan për artdashësit

Oda Dibrane (2)Jubileu i 20 i “Oda dibrane” 2014, zhvilluar në qytetin e Peshkopisë, qendër e Qarkut të Dibrës, ka mbyllur siparin. Për katër net me radhë, tre të zhvilluara në Pallatin e Kulturës Peshkopi dhe një natë në Pallatin e Kulturës të Dibrës së Madhe në Maqedoni, 25 grupe pjesëmarrëse, me më shumë se 1000 artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva, performuan për artdashësit dibranë folkun e trevave nga vinin, me këngë, valle, humor dhe alegori. Në ditën e sotme, gjatë mesditës, në bulevardin “Elez Isufi”, grupet pjesëmarrëse kanë zhvilluar paradën e veshjeve, nën melodinë e këngëve e valleve të trevave nga vinin, të duartrokitur nga dibranët që kishin mbushur trotuaret e bulevardit në të dyja anët e bulevardit. Pjesëmarrësit e grupeve shprehen me konsideratat më të mira për fest-folkun “Oda dibrane” 2014, si dhe mikpritjen dibrane. Në këtë natë konkurruan shtatë grupe, si dhe performoi edhe Ansambli i Shtetit Tiranë, i cili kishte ardhur jashtë konkurrimit të këtij festivali për të përshëndetur jubileun e 20 të “Odës dibrane”. Ashtu si edhe në tre netët e para të zhvillimit të tij, njëra prej të cilave zhvilluar në Dibër të Madhe, edhe në natën finale, grupet pjesëmarrëse sollën në skenë këngë, valle, rite tradicionale të zonave nga vinin, alegori etj., duke ndezur artdashësit dibranë, ku ra në sy Ansambli i Sharrit me riprodhimin e riteve baritore të kësaj treve, si dhe ata të dasmës baritore tradicionale të papërsëritshme. “Festivali ‘Oda dibrane’, i bërë i traditës tashmë dhe për nga vlerat që përçon në fest-folkun shqiptar, vjen pas atij të Gjirokastrës”, tha “Artisti i popullit”, Rexhep Çeliku. Në fund, kryetari i jurisë së këtij festivali, prof. Zef Çoba, ndau çmime e diploma për individë e grupe të veçantë. Në fjalën e tij përshëndetëse ai e cilësoi festivalin e “Odës dibrane” një mozaik të shkëlqyer artistik. H. Likdisha

Ky shkrim Peshkopi, “Oda dibrane” mbyll siparin u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Shfaqja: “Servantes dhe Dulçinea”, në Teatrin Kombëtar

$
0
0

Teatri i Ulqinit do të shfaqë sot, në skenën e Teatrit Kombëtar, veprën e regjisorit Munib Abazi, “Servantes dhe Dulçinea”, e shkruar nga Mustafa Canka. Vepra tregon një histori të gërshetuar midis traditës dhe modernes në bedenat e Kalasë së Ulqinit. E bazuar në legjendën e famshme të krijuesit të “Don Kishoti”, Servantesit, i cili zihet rob nga Kapidani i Ulqinit atëbotë Arnaut Mami. Servantesi ose siç e quajnë në Ulqin, Serveti, ambientohet lehtë dhe fillon të zërë miqësi me vendasit. Ai këndon spanjisht dhe me zërin e tij arrin që të takojë Ulqinaken e Bukur apo siç e quan ai – Dulçinean. Dashuria e tyre, edhe pse e sinqertë dhe e pastër, has në pengesa për shkak të robërisë së Servetit por përkundër asaj, arrin të triumfojë dallimet fetare dhe klasore.

 

Ky shkrim Shfaqja: “Servantes dhe Dulçinea”, në Teatrin Kombëtar u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Leksione skenari nga Katriel Schory

$
0
0

Tirana Film Festival, hap siparin nga data 3 deri më 9 nëntor

Katriel SchoryArtisti i njohur izraelit, Katriel Schory, eksperti i EAVE, do të jetë i pranishëm tri ditë, gjatë Tirana International Film Festival, që hap siparin nga data 3 deri më 9 nëntor. EAVE është organizata më e rëndësishme në Europë për trajnimin, zhvillimin dhe organizimin e rrjeteve të producentëve. Përveç programit të saj kryesor “European Producers Workshop”, EAVE është e angazhuar në programe të ndryshme në Europë, Azi, Amerikën Latine, Rusi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Thirrjes së EAVE dhe Qendrës Kinematografike për skenaristët e rinj që të bëheshin pjesë e këtij projekti i janë bashkangjitur një mori kërkesash, mes të cilave janë përzgjedhur 11. Suela Bako, Blerina Goce, Odeta Çunaj, Lediona Kasapi, Irida Zhonga, Gresë Ramadani, Gledis Bica, Gentian Sinani, Genti Bejko, Florenc Papas dhe Alma Zekollari, janë skenaristët e rinj të përzgjedhur për t’u konsultuar nga profesori i njohur i skenarëve. Katriel Shory ka studiuar në shkollën e Filmit të Universitetit të Nju Jorkut. Ai u kthye në Izrael në vitin 1973 për t’iu bashkuar “Kastel Films”, Jerusalem (në atë kohë kompania lider e prodhimit në Izrael) si drejtor i produksionit. Ai ishte përgjegjës për prodhimin e një numri të madh dokumentarësh, serialesh televizivë dramatikë dhe bashkëprodhimesh, të cilët kanë marrë çmime prestigjioze izraelite dhe ndërkombëtare. Në vitin 1983, ai punoi si bashkëpunëtor dhe line producer në filmin artistik “Beyond the Wall” (i cili fitoi Çmimin e Kritikëve të Filmit në Festivalin e Filmit të Venecias 1984 dhe u nominua për çmimin e filmit më të mirë të huaj, për “Oscar” në vitin 1985). Në vitin 1984, ai formoi kompaninë e tij të prodhimit “Belfilms Ltd” dhe deri në vitin 1999 ka prodhuar mbi 200 filma, duke përfshirë filma artistikë, dokumentarë, drama televizive dhe bashkëprodhime ndërkombëtare, të cilët numërojnë shumë çmime. Në vitin 1999, ai u emërua drejtori ekzekutiv në Fondin Izraelit të Filmit. Që nga viti 1999, ai mbështeti prodhimin e më shumë se 190 filmave të rinj izraelitë, me metrazh. Gjatë gjithë karrierës së tij ka qenë i angazhuar në aktivitete vullnetare dhe funksione publike, ndër të cilat përmendim: Kryetar i Shoqatës Izraelite të Producentëve të Filmit dhe Televizionit (1989–1994); anëtar i emëruar i Komitetit Kombëtar për Zhvillimin e Televizionit dhe Filmit — në Këshillin Kombëtar të Artit dhe Kulturës (1992–1998); Përfaqësues i Industrisë Izraelite të Filmit në organizata të shumta ndërkombëtare; pedagog në Departamentin e Filmit dhe Televizionit – Universiteti i Tel-Avivit.

 

Ky shkrim Leksione skenari nga Katriel Schory u publikua me pare te Gazeta SHQIP.


Qerimaj, opera si dashuria e parë

$
0
0

Fatos Qerimaj, nga muzika xhaz tek opera/ Në prag të Festivalit të 14 Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”

Në ndryshim nga xhazi që ka marrë fund (e këtë e thotë promotori i kulturës xhaz në Shqipëri) opera ringjallet nga hiri i vet, pasi ka më shumë intrigë dhe disa arte të ndërthurura. 

Fatos Qerimaj (1) Fatos Qerimaj (2)Fatos Qerimaj është një personazh, të cilit është pak e vështirë t’i bësh komente shtesë, përtej punës dhe krijimtarisë së tij të dendur. Shfaqjet, performancat dhe kontributi i tij në muzikë prej kohësh janë në sytë e në vetëdijen muzikore të publikut. Ka eksperimentuar thuajse të gjitha zhanret e muzikës…nga opera te xhazi, nga muzika instrumentale tek ajo popullore (si pjesë integrale e gjenit dhe traditës familjare) por këtë herë, së bashku me instrumentistët e talentuar të formacionit orkestral “Tirana Cafe Concert” do të jenë si flladi i freskët në një kompeticion që tashmë ka krijuar monumentin e vet e pikërisht Festivali Operistik Ndërkombëtar “Marie Kraja”. Qerimajn e takuam pak ditë para fillimit të edicionit të 14 të Festivalit “Marie Kraja”. Ai jo vetëm rrëfen si pranoi të bashkëpunonte me Zana Çelën për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore por edhe pasionin e tij të hershëm për operën. “Në përpjekjen për mbijetesë të artit të mirëfilltë, arti që edukon estetikisht ngjarje si festivalet dhe mbrëmjet koncertore duhet ruajtur si uji i gjallë”, thotë ai. Qerimaj është klarineta por edhe tingulli solist brenda një formacioni që eksperimenton dukshëm me muzikën instrumentale apo edhe me atë tradicionale, duke i sjellë gjithnjë me një trup dhe veshje të re dhe të freskët pjesët që marrin përsipër të interpretojnë. Ndoshta pikërisht prej kësaj cilësie të rrallë që ka ky formacion, producentja e festivalit “Marie Kraja” ka vendosur t’i bëjë pjesë integrale të festivalit. Formacioni orkestral do të jetë tapeti harmonik ku këngëtarët lirikë do të mbështeten për garën e tyre në këngët e legjendës që i jep festivalit një dimension edhe më argëtues, edhe më pranë publikut. Sepse këngë të tilla si “Granada”, Zarzuela spanjolle, “Besame Mucho”, “Ochi Chernye”, “Non, Je ne regrette rien” janë perla të muzikologjisë botërore e të cilat pritet ta bëjnë ekzaltuese atmosferën në festivalin “Marie Kraja”. “Kemi punuar edhe me këngëtarë herë pas here si formacion, por kurrë kaq intensivisht pasi aktiviteti ynë më tepër bazohet në muzikën instrumentale, ndaj do të jetë një sfidë e bukur të luajmë për talente premtuese të skenës operistike. Janë këngë shumë të famshme dhe provat e formacionit kanë filluar prej disa ditësh, pasi është bërë përzgjedhja e titujve me kujdes. Në prova nuk mungojnë diskutimet, pasi engjëlli besnik i pjesëve është padyshim profesor Robert Radoja, ndërkohë që unë me Lorencin (Lorenc Radovani, violinist) përpiqemi të fusim elemente të reja, ngjyrime që i japin një lloj freskie një kënge, edhe pse ajo mund të jetë shkruar në fillim të 1900-s. Për këtë arsye kemi shtuar brenda formacionit dhe dy instrumente të tjera, fizarmonikën dhe perkusionin, për t’i bërë këngët të tingëllojnë autentike e njëherazi moderne, sepse kjo garë është edhe një argëtim për vetë artistët e sigurisht një çast i rrallë shijimi për publikun”, thotë Qerimaj. Shpesh bëhet pyetja se çfarë konsiderohet klasike dhe përveç operës, çfarë elementi muzikor mund të fitojë këtë status?! “Janë pikërisht këngët legjendë dhe realisht çdo lloj materiali muzikor që i reziston kohës shndërrohet në klasike… kjo është arsyeja pse notat e ‘Granadës’ të kënduara 50 vjet më parë nga Claudio Villa tingëllojnë sikur të ishin shkruar dje”. Ja, kjo gjë u mungon këngëve apo muzikës që shkruhet sot, nuk ka kreacion të pastër, ajo gjendja limpide që buron nga shpirti, shfrytëzon talentin për t’u përkthyer më tej në një material muzikor. Kjo është tragjedia e muzikës sot… nuk ka kreacion e për pasojë çdo këngë ngjan njëlloj dhe nuk na shkakton kurrfarë emocioni”, thotë ai. Kur bisedon me Fatosin, nuk mund t’i shmangesh dëshirës për pyetjen se çfarë po i ndodh muzikës sot dhe shijes së shqiptarëve për muzikën. “Problemi i muzikës sot është standardizimi i saj, kur muzika synon vetëm standardin nuk ka më interes për të. Provojeni të dëgjoni për një kohë të gjatë bisedën e një njeriu që flet me tonalitet konstant, a nuk do të bëhej ai i mërzitshëm? Muzika ka fortissimo, piano, crescendo, ka dinamika, Nëse një material nuk i ka këto është si muzikë e vdekur. Nuk jeton më shumë se një sezon”, thotë ai. Në ndryshim nga xhazi që ka marrë fund (e këtë e thotë promotori i kulturës xhaz në Shqipëri) opera ringjallet nga hiri i vet pasi ka më shumë intrigë dhe disa arte të ndërthurura. Në Opera këngëtari dëshmon, ndodhin dashuri fatale, ndodhin vrasje dhe tragjedi, ndaj opera reziston me gjithë momentet e krizës që edhe ajo ka përjetuar”. Opera është shprehje regjisoriale dhe konceptuale. Pra, primar është regjisori e me tej vijnë këngëtarët, dirigjenti, orkestra, kori. Ka një hierarki të përcaktuar mirë dhe tek ne gjithnjë ka pasur një disbalancim të këtyre parametrave, pasi aspekti regjisorial ka qenë problematik”. Fatos Qerimaj e ka nisur eksperimentimin me zhanre të ndryshme muzikore shumë herët, por së pari dashuria e tij ka qenë opera. “Gjithçka di për operën e kam mësuar në fëmijërinë time, jam rritur në shkallët e saj dhe për një kohë të gjatë kam qenë i obsesionuar pas operave, nuk lija shfaqje pa ndjekur, derisa kuptova që çdo periudhë e jetës lidhet me një afrim apo largim nga një rrymë muzikore. Artisti i vërtetë nuk duhet të mbetet peng apo skllav i një trendi apo i një note, ai duhet të jetë në eksperimentim dhe përndritje të vazhdueshme. Vetëm kështu lind arti i vërtetë dhe përndritet shija dhe mendimi estetik. E kjo nuk vlen vetëm për artistët, por edhe për publikun. Edukimi i shijes fillon nga artisti ndaj rizgjimi fillon nga vetë ata. Nuk mund të bëhemi skllevër të një folklorizmi vulgar që ka pushtuar muzikën sot”, tregon ai.

Mira Tuçi 

Ky shkrim Qerimaj, opera si dashuria e parë u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Detektivët në letërsi

$
0
0

Nga Sherlock Holmes, detektivi Jashim, te Stefani Valenti

“Dukesh i lodhur. – Dhe jam i lodhur në fakt.

Ajo ngurroi.
- Do të të lexoj diçka?
- Nuk e di. Leninin.
- O qiell! – ia bëri Vittorio. – Edhe ti?
Ajo i shtrëngoi kokën mes krahëve. Nuk e kishte dashur kurrë kaq shumë. Atë, dhe ata tre miliardë burrat që popullonin globin …”

Detektivi JashimKëto pasazhe janë shkëputur nga “Gruaja e së dielës” shkruar në vitin 1972 nga Fruttero e Lucentini, një nga romanët më të lexuar në historinë e letërsisë italiane të 50 viteve të fundit. Personazhi kryesor në këtë libër është komisari Francesco Santamaria. Udhët e Carlo Fruttero-s (Torino, 1926) dhe Franco Lucentini-t (Romë, 1920 – Torino, 2002) u kryqëzuan për herë të parë diku në fund të viteve ’40 në një hotel, në Paris. Fruttero ishte transferuar në kryeqytetin francez për të gjetur punë, kurse Lucentini ishte laureuar në filozofi dhe kishte marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore. Pas kthimit në Itali në vitet ’50, ata nisën të punonin si përkthyes apo bashkëpunëtorë në shtëpi botuese si “Einaudi” apo “Mondadori”. Pasi kishin nisur të përkthenin në gjuhën italiane autorë si Beckett, Borgres, Robbe-Grillet, Salinger, Stevenson, ata vendosën të bënin bashkë sprovën e parë letrare. “Gruaja e së dielës” është romani i tyre i dytë, pas romanit të parë të botuar më 1971. Rasti Fruttero e Lucentini, është një rast interesant në historinë e letrave, ku dy autorë unifikojnë stilin, gjuhën, por edhe brendësinë. Filozofia e Lucentini-t i bënte personazhet e tyre të ishin të përshkruar mirë psikologjikisht, ndërsa nuhatja estetike e Fruttero-s, i jepte librit një tjetër aromë. Më shumë se 40 vjet nga sprova e parë në letërsinë italiane, kur dy autorë dalin me një libër të përbashkët letrar, një tjetër çift autorësh, këtë herë bashkëshortë, kërkojnë ta shohin letërsinë me syrin e dashurisë. Kjo e fundit është shprehja e parë që të vjen në mendje sapo sheh këtë zgjedhje të Cowo & Magella, dy autorë që kanë një tjetër krijimtari individuale. Ata kanë botuar libra të tjerë përpara romanit “Hije mbi liqen”. hije mbi liqenA është bashkimi nën një libër një mënyrë për të qenë më të fortë dhe më të suksesshëm, në një kohë kur tregu i librit vijon të kërkojë histori që shesin apo një zgjedhje zemre? Cilado të jetë përgjigjja e kësaj pyetjeje, teksa lexon “Hije mbi liqen”, e nxjerrë në treg nga “Saras”, nën përkthimin e Adrian Beshajt, ndien se autori është një. Stili, forma apo rrëfimi ecin lehtë me leximin, aq sa edhe një kritik i mirë i letërsisë nuk mund të zbulojë se cilin kapitull ka shkruar njëri dhe cilin tjetri. Po përtej këtij detaji që e bën grishëse letërsinë e çiftit Cowo dhe Magella, ajo çfarë është interesante, është fabula e zgjedhur. Në një kohë kur nuk mungojnë historitë që mund të shndërrohen në libër, Cowo dhe Magella zgjedhin të shkruajnë për një hetuese femër, duke na rikthyer panoramën që nuk mungon në letërsinë italiane të hetuesve që vendosen zakonisht në zona rurale dhe i duhet të zbulojnë një ngjarje që ka prishur qetësinë e vendit. Një komisar ka zgjedhur dhe çifti Fruttero e Lucentini gati 50 vjet më parë. A është kjo një formë që letërsia zgjedh për të rikthyer besimin te drejtësia. Apo lexuesit ende janë të dashuruar me historitë si me Sherlock Holmes, miti i pavdekshëm që i bën shkrimtarët akoma sot të krijojnë personazhe që i ngjasojnë atij. 125 vjet nga krijimi i këtij personazhi unik, letërsia vijon të krijojë Sherlock Holmes të tjerë, duke i përdorur si mënyra për t’u dhënë përgjigje situatave të caktuara. Vetëm një detektive mund ta çonte deri në fund zbardhjen e një vrasjeje të ndodhur në Komon e vitit 1943. Vetëm Stefani, kjo grua me një jetë të trazuar, mund të mos kthehej pas çdo fakti të dalë në horizont për të mbërritur te historia tragjike mes një ushtari gjerman dhe Margaritës, vajzës ëndërrimtare nga Komo. Ajo është versioni modern i Holmes, në kohën kur gratë kanë konsoliduar përpjekjet e tyre për të qenë të barabarta në shoqëri. Cowo dhe Magella e krijuan detektiven femër, të bindur se tashmë është koha e tyre. Ato e kanë më instiktive nuhatjen për të vërtetën, dhe shkojnë natyrshëm drejt saj. Detektivët apo komisarët siç quhen në Itali, nuk janë vetëm në letërsinë italiane, por edhe jashtë saj. Jason Goodwin është një tjetër shkrimtar i botuar në shqip nga “Saras” që ka sjellë fakte dhe të vërteta nga historia e Perandorisë Otomane, nën rrugëtimin e një detektivi, eunukut Jashim. I përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të botës, ky eunuk na njeh me Stambollin e pas viteve 1800, duke zbuluar intrigat dhe mënyrat sesi funksiononte një nga perandoritë më të mëdha, dhe duke i treguar botës vetitë e jashtëzakonshme të shqiptarëve, këtyre njerëzve besnikë dhe të aftë për të depërtuar në zemër të perandorisë. Vetë Goodwin shprehet se vetëm një eunuk mund të çonte deri në fund formën që donte t’u jepte librave të tij. Erich Kästner, një shkrimtar gjerman, vazhdon të lexohet me librin e famshëm “Emilia dhe detektivët”. Agatha Cristi, shkrimtarja e zezë, ashtu siç është quajtur për librat e saj të lidhur me krimin, vijon të jetë ndër më të lexuarat edhe sot.

Veprat e saj janë të njohura dhe janë shitur 550 milionë kopje dhe për çdo vit shiten rreth 1 milion libra të saj. Zakonisht detektivët kanë lindur në letërsinë e vendeve që vijnë nga një e shkuar. Nevoja për të zbuluar të vërteta historike, shpesh është dhe qëllimi i punës së këtyre personazheve fantastike. Detektivët duket sikur lindin për të sfiduar historinë dhe për t’u dhënë zgjidhje shumë ngjarjeve misterioze, të cilat ajo i ka lënë të tilla. Ata investigojnë çdo gjë, rrethanat, dokumentet dhe nuk tërhiqen deri sa të kenë gjetur misterin. Fakti që letërsia vijon të krijojë detektivë, tregon se janë shumë të vërteta ende të pathëna diku në një kënd të historisë apo në një cep të ndërgjegjes njerëzore …

 

Ky shkrim Detektivët në letërsi u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

“Hije mbi liqen” Së shpejti një tjetër aventurë e Stefani Valentit

$
0
0

Giovanni Cocco/ Italia e pasluftës nën vëzhgimin e një detektiveje femër/ Çfarë ndodh sot me letërsinë e re italiane dhe Komo, qyteti që të josh me intimen…

Alda Bardhyli

Cocco-e-Magella
Giovanni Cocco
giovannicocco-1

Nëse Italo Calvino e shihte letërsinë si formën për të depërtuar në skutat më të thella njerëzore dhe të shihte se si shndërroheshin ngadalë ngjarjet, mendimet, apo kujtimet brenda tij, Giovanni Cocco një shkrimtar i ri italian e sheh letërsinë si një formë për t’iu përgjigjur pyetjeve. Nëse do të kuptosh se çfarë ka ndodhur në Italinë e viteve 1943, lexo një libër. Ndonjëherë librat e historisë nuk mund ta japin përgjigjen që jep letërsia. Përmes historisë së personazheve, përshkrimit të ngjarjeve, letërsia të rrëmben dhe të zhyt në një kohë tjetër, gjë të cilën historia me rrëfimin e saj të thjeshtë nuk mund ta bëjë. I tërhequr nga historia që në rininë e hershme, Giovanni Cocco donte të kthente në një libër të gjitha historitë që dëgjonte te burrat apo gratë e moshuara të provincës së Komos. Ai donte t’u kthente atyre luftën, duke vënë një fasho në të gjitha plagët e mbetur hapur nga ajo kohë. Përtej ndjesive të bukura që të jep liqeni mbrëmjeve, Cocco donte të shihte përtej, duke parë thellë, shumë thellë vezullimeve të një kohe të shkuar. Bashkë me Amneris Magella, një tjetër shkrimtare e njohur bashkëkohore italiane, e cila është dhe bashkëshortja e tij, ai vendosi ta bënte Komon qytetin e dedektive Stefani Valentit, e cila përmes faqeve të një libri do të udhëtonte në të gjithë botën, për të treguar të vërtetën që fshihej në kujtesën e këtij qyteti. “Hije mbi liqen” libri i cili mund të gjendet tashmë në të gjitha libraritë nga shtëpia botuese “Saras” nën përkthimin e Adrian Beshajt është një rrëfim për kujtesën njerëzore, për dashurinë dhe luftën, shkruar me stilin e një romani policesk që të grish nga një faqe në tjetrën ta çosh deri në fund. Sigurisht që kjo nuk është historia e detektivit të famshëm, Sherlock Holmes, shkruar nga Arthur Conan Doyle, apo eunuku Jashim tepër i famshëm nga Jason Goodwin, por është historia e një gruaje që kërkon të sfidojë kohën, burrat dhe me këmbënguljen dhe besimin tek e vërteta ia del. Stefani Valenti është një grua që e do jetën dhe nuk resht së ndjekuri gjurmët e së vërtetës, si për të na treguar besimin te shenjat. “Hije mbi liqen” sipas një interviste të shkurtër që Cocco jep më poshtë për gazetën “Shqip” është vetëm pjesa e parë e një sage romanesh policeske, ngjarjet e së cilës do të shtrihen në Komo, të cilat do t’i shkruajë bashkë me Amneris, duke ndjekur bashkë aventurat jo të zakonshme të një gruaje, që quhet Stefani Valenti…

 

Pyetja e parë që bën çdokush kur merr librin në dorë, është: “Si ia keni dalë të shkruani një libër bashkë? Cila pjesë është shkruar nga Magella e cila e prej jush?

Kur redaktori vendosi të shkruante të dy mbiemrat tanë në kopertinën e librit, çoi nëpër mend çiftin e famshëm italian, Fruttero e Lucentini. Në rastin tonë, Fruttero, pra koka, është Amneris, ndërsa Lucentini, jam unë. Sigurisht që letërsia jonë ndryshon nga e tyre, që nga historitë, përshkrimi apo dialogët.

 

Personazhi kryesor i librit është një detektive. Përse i keni besuar një gruaje, një rol kaq të vështirë?

Sepse edhe në jetën e përditshme gratë kanë një rol po aq të rëndësishëm sa burrat, vetëm se ato përpiqen ta minimizojnë rolin dhe rëndësinë e tyre.

 

Nga ndryshon një detektiv i shekullit XXI, nga detektivi i famshëm Sherlock Holmes?

Në rastin e personazhit tonë, është pasioni, ndershmëria dhe dëshira për të zbuluar atë çfarë ndodhet përtej jetës dhe karaktereve të caktuara.

 

Modeli i hetimit që ju përdorni te “Hije mbi liqen”, u referohet librave policeskë italianë, ku ngjarjet zakonisht vendosen në një qytezë, apo keni parë modele të huaja?
Ne donim të tregonim një histori tonën, që do të përfaqësonte më së miri atë çfarë kishte ndodhur me këtë vend, vite më parë. Ishin me qindra mundësitë që mund të zgjidhnim për t’iu referuar. Letërsia italiane në këtë gjini është po aq bashkëkohore sa ajo europiane. Mjafton të shohim fillimet e shkrimtarëve Falleti ose të Donato Karrizit, që janë autorë italianë, të cilët konkurrojnë denjësisht me autorë të huaj.

 

Ka disa libra të autorëve italianë që rreken të zbulojnë fragmente nga Lufta e Dytë Botërore. Pse kjo grishje ndaj historisë?

Periudha e Pasluftës për Italinë ishte një moment vendimtar. Nga njëra anë reflektonte atë çfarë kishte qenë fashizmi i viteve 20-të, dhe nga ana tjetër ishte nevoja për të rimarrë veten. Pra, ajo që ne përfaqësojmë tani, e ka fillesën pikërisht në ato momente. Historia është një lëm i mbushur me momente interesante. Zona jonë (bregu perëndimor i liqenit të Komos) u kthye në një moment gjatë luftës si qendra e botës.

 

Çfarë ka ndryshuar në Komo nga viti 1943?

Shumë pak gjëra kanë ndryshuar. E ndoshta sekreti i joshjes së këtij vendi qëndron pikërisht në sferën private dhe pothuajse intime që të ofron. Një rrip tokë, shumë i shkurtër i cili vazhdon të tërheqë turizmin masiv.

 

A është ky libër një akuzë ndaj krimeve të luftës që kanë ndodhur me ushtarët italianë?

Jo, do më pëlqente ta quaja vetëm një romancë. Por, edhe një histori e cila përpiqet të vendosë një ekuilibër mes përgjegjësive individuale dhe atyre kolektive…

 

Historia dhe letërsia sa mund të bashkëjetojnë? 

Në rastin e shkrimtarëve të mëdhenj, mund të gjesh historinë ndërsa lexon letërsi, teksa ecin krah për krahu. Romani i fundit i Lemaitre ishte i tillë, dhe vazhdon të shkojë aktualisht dorë më dorë. Në rastin tonë, ne vetëm jemi përpjekur të tregojmë një histori dhe ta bëjmë atë në mënyrë të ndershme.

 

Në Shqipëri, letërsia italiane është tepër e njohur. Cili shkrimtar ka  ndikuar më shumë në formimin tuaj?

Letërsia italiane është një letërsi e madhe dhe tepër e rëndësishme në historinë e letërsisë botërore. Por nëse do të ndalem tek ajo letërsi që ka ndikuar tek unë, do të veçoja gjysmën e dytë të Nëntëqindës me emra si Fenoglio, Calvino, Pavese, Sciascia. Në kohërat  që po jetojmë do të veçoja kolegë, që lëvrojnë një zhanër interesant, të cilët i çmoj si Camilleri dhe Maurizio De Giovanni.

 

Çfarë ndodh me letërsinë italiane sot? E lexoni?

Po kalon një fazë të madhe gjallërie. Në krah të shkrimtarëve të njohur si Aldo Busi, Alberto Arbasino, Michele Mari, Moresco e Walter Siti ka dhe shkrimtarë të rinj me talent të madh si Paolo Sortino, Matteo Nucci, Giorgio Fontana, Fabio Stassi, Marco Missiroli e shumë të tjerë.

 

Po me shoqërinë dhe politikën italiane ç’ndodh sot. E ndiqni?

Kemi një Kryeministër të ri, Mateo Renci, dhe një dashuri për të ardhmen e cila nuk shihej më parë.
Do të vijoni të shkruani sërish libra bashkë? Çfarë po shkruani tani?

Do vazhdojmë të përfundojmë sagën policeske të “Hijeve mbi Liqen, sërish me Amneris. Po kënaqemi shumë teksa e shkruajmë. Pas disa muajsh, shtëpia botuese “Guanda” do të hedhë në treg romanin e dytë nga kjo sagë.

Ky shkrim “Hije mbi liqen” Së shpejti një tjetër aventurë e Stefani Valentit u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Nudot e Parisit

$
0
0

Parisi në pikturat e Sadik Kacelit/ Cikli i nudove dhe korrespondencat me shokët e fakultetit që u bënë emra të njohur të artit parisien. Jeta në Shqipërinë socialiste, me sytë tej larg

nudot e parisit (1)
nudot e parisit (2)
nudot e parisit (3)
nudot e parisit (4)

“Gjithë natën shëtita nëpër Paris”. Buron Kaceli e kujton ende buzëqeshjen në fytyrën e të atit atë mëngjes, teksa rendi për ta përshëndetur teksa nisej për shkollë. Ishte një rit i zakonshëm mes Atit dhe Birit, një rit i cili nuk ishte shoqëruar asnjëherë me një buzëqeshje të tillë. Sadik Kaceli gjithë natën kishte shëtitur në ëndrra rrugëve të Parisit, aq sa aroma e asaj mbrëmjeje gati-gati torturuese i kishte ngrirë në fytyrë. Parisi nuk iku asnjëherë nga kujtesa e burrit që mbante kapele republike dhe i pëlqente të pinte duhan teksa pikturonte. Pesë vitet e kaluara në kryeqendrën e artit, kishin lënë tek ai një shije të pazëvendësueshme, që do të kthehej në një mall pafund gjatë jetës në Shqipërinë socialiste. Ai e kishte kërkuar me ngulm Parisin që para se të shkonte në të, i bindur se vetëm aty do të merrte zhvillimin e duhur artistik. Kanë mbetur shumë shenja nga Parisi në familjen Kaceli, tashmë që mjeshtri nuk jeton më. Një koleksion nudosh të realizuara me laps, shënime mbresash, korrespodenca me ish-bashkëstudentë, të cilët i zhvilloi dhe atëherë kur sistemi ishte i fortë. Sadik Kaceli mbeti gjithmonë me sytë nga Parisi. Në ekspozitën e tij “Retrospektivë” që vazhdon të qëndrojë e hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve nën kurimin e Gëzim Qëndros, Parisi ndihet kudo. Disa nudo të vendosura në hapësirën që nuk resht nga vizitorët na çojnë larg në vitin 1936, atëherë kur Kaceli ishte thjesht një djalosh që sapo kishte kaluar të 20-tat.

Vajza me duart e vendosura kryq mbi flokët e lagur e ka vështrimin e përhumbur diku. Kjo franceze pa emër, modele ndoshta as që mund ta ketë menduar se për vite me radhë, trupi i saj do të qëndronte në sirtarë, në studiot e piktorit. Ajo as që mund ta imagjinonte Shqipërinë socialiste, ku ky djalosh që dinte të shihte përtej trupit do të kalonte jetën. Një tjetër nudo tregon një djalosh. “Ishte një traditë në Paris, që të gjithë  sportistët që vinin aty, pozonin për një kohë të caktuar në një atelie të pallatit të sporteve për artistët parizienë. Aty vizatonim shpejt, e nga natyra”, shkruan Kaceli në kujtimet e tij. Në ciklin e nudove të Parisit në vaj e karbon, shihet intensiteti i dritës. Ka një ndjeshmëri që përshkon gjithë tablotë e Kacelit, një ndjeshmëri që kritika franceze do ta shihte te studenti shqiptar që në ekspozitën e parë që ai mori pjesë atje. Në këto nudo, që janë dhe vizatimet e para shihet forca e një artisti që ndoshta do të kishte pasur një tjetër fat, nëse nuk do të ishte kthyer në Shqipëri. Por me kthimin e tij në vendin e lindjes, ai sërish nuk e harroi atë kohë që jo vetëm qe e mbushur me ngjarje e kujtime, por pati një rol të rëndësishëm në formimin e tij artistik. Buroni, i biri që ndoqi pasionin e të atit, kujton se babai asnjëherë nuk reshti së mbajturi korrespodencë me disa nga miqtë e shkollës. Këto korrespodenca i dhanë forcë se një ditë ndoshta ai do të kthehej sërish aty… “Unë dhe gruaja ime i kemi vlerësuar gjithë cilësitë e ndjeshmërisë që ti ke zhvilluar në interpretimin e peizazheve të vendit tënd, në veçanti Drilonin, Vlorën etj. Gjithashtu, /////////////froca që ridel në tablonë 17 nëntor 1944, tufa e luleve, është gjithashtu shumë e bukur dhe korrespondon shumë mirë me kërkimet e deritanishme që bëhen gjithashtu në Paris”, i shkruante më 22 dhjetor 1986 piktori Maurice Verdier. Pierre Yves Tremois, anëtar i Akademisë Franceze, dhe ish-shok i klasës i Kacelit, i shkruan në një letër: “Sadik, po shoh një fotografi të ateliesë ku je ti me një pëlhurë ndërsa po bën një kryevepër. Unë po vazhdoj këtë ushtrim, sepse s’di të bëj tjetërsoj… Kur do vish në Paris…? i yti shoku, Tremois. 8 janar 1983”.

Sadik Kaceli shkoi në Paris atëherë kur i kishte kaluar të 70-ave. Ishte piktori Omer Kaleshi që e ndihmoi ta realizonte këtë ëndërr, për të parë edhe njëherë dritën që shpërndahej lehtë si një pëlhurë mbi qytetin që i shfaqej në ëndrra…

a.b

 

 

 

 

Box

box

 

…”Erdha përsëri në Paris, në korrik 1990, i ftuar nga miku im, piktori Omer Kaleshi dhe porsa shkela në aeroportin madhështor “Sharl De Gol”, e ndjeva veten sikur s’isha larguar kurrë nga Parisi i dashur. Një ndjenjë, por jo thjesht subjektive. Parisi ka diçka të përhershme, sui generis, megjithëse ka ndryshuar në shumë drejtime. Është dhe s’është ai i dikurshmi. Dikur Parisi me ato ndërtesat e mëdha, dëshmitare dhe simbol kohësh e ngjarjesh historike, kishte marrë një ton, një penelatë të errët nga pluhuri i kohës, i cili i kishte vënë vulën e një pleqërie të nderuar e të fortë, kurse tani ai rrezatonte si një buzëqeshje në pranverë. Parisi i vjetër, Parisi i ri, Parisi i përjetshëm, Parisi!

Kalova përsëri në rrugën “Bonaparti”, hyra në kafenenë “Mochon”, ku ne studentët hanim tartina me reçel, pinim kafe që na jepte Madam Bebel e luanim nga pak me letra. Gjithçka kishte ndryshuar në këtë lokal të dikurshëm; dekori, banaku, pronarët dhe klientët, me përjashtim të atmosferës së ngrohtë miqësore. Pyetja për zotin Michon, zonjën Bebel, për birin e tyre, Danielin, që e kishim shokun tonë të vogël, por asnjë s’i njihte. Një parisien rreth të 40-ave më pyeti se si e kisha punën dhe nëse mund të më ndihmonte, e kur i shpjegova kush isha se desha të mësoja për miqtë e mi të dikurshëm, pronarët e kafenesë ngritën supet e më ofruan një Bordo… E shëtita Parisin me rrugë, nganjëherë edhe më ndihmonte metroja, duke vizituar muzetë dhe galeritë e tij, të vjetrat e ato të hapura më vonë. Luvrin, që dikur e njihja nga fillimi deri në fund, tani sikur e pashë për herë të parë, qoftë prej rregullimeve dhe ndryshimeve, qoftë për veprat e reja që ishin shtuar…

Pas 50 vitesh po shikoja përsëri shkollën time, oborret, korridoret dhe atelietë, shoh rrugën “Bonapart” nga kati i dytë. Si dikur. Është e kuptueshme tronditja, e justifikohet mallëngjimi. Dhe ndërsa largohem, mendoj se është e vështirë të shprehësh me disa rreshta, kujtimet e dikurshme dhe përshtypjet e tashme, ashtu sikur janë për pak ditë për ta riparë kryeqytetin e botës… Mirupafshim Paris…!

25 gusht 1990.

 

 

Shënime

“Sot shokët e ateliesë franceze dhe të huaj janë bërë artistë të shquar, pedagogë të njohur dhe me punën e aftësinë e tyre nderojnë artin, si Albert Mylphin, drejtor akademik i Francës; Albert Reniy, piktor i mirënjohur ashtu si dhe profesori Rene Sedille etj”

25 gusht 1990

Po aty Kaceli shkruan:

Besoj se kam përfituar nga këshillat e mjeshtrit dhe shpresoj që këtë të ma konfirmojnë edhe shokët e mi të vjetër të ateliesë, kur të bëj një ekspozitë në Paris”.

Ky shkrim Nudot e Parisit u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Konti Berchtold: Cili është “bronzi” më i fundit në Shkodër

$
0
0

HISTORI/ Përurohet busti i ministrit të Jashtëm austro-hungarez të kohës së Pavarësisë 

FATOS BAXHAKU

Konti Berchold (1)
Konti Berchold (2)
Konti Berchold (3)

Tre burra tërheqin ngadalë një cohë të kuqe. Pas saj vezullon portreti hijerëndë i një burri prej bronzi. Sipas zakonit, shpërthejnë duartrokitjet. Ambasadori i Austrisë, kryetari i Bashkisë, Lotrenc Luka, konsulli i Austrisë, Liqejza, autori i veprës, Skënder Kraja, historianë, mësues, shkodranë të thjeshtë duken si të dyzuar mes ngazëllimit të ngjarjes dhe një ndjenje tjetër, kujtesës, rrëfimeve, rrënjëve të vjetra. Na kaplon edhe ne kjo ndjenjë e veçantë teksa rrimë bashkë me monumentin në mes të dy prej ndërtesave më në zë të Shkodrës, gjimnazit dhe prefekturës së vjetër që sot është bashki. Disa metra larg nesh, i ndërtuar krejt prej rrasash nga Pjerin Kolnikaj ndodhet një tjetër legjendë, monumenti i Fishtës. Cili ishte njeriu i derdhur në bronz?

Si shumë fisnikë të kohës, Konti Berchtold kishte plot shtatë emra. Ai quhej Leopold Anton Johann Sigismund Josef Korsinus Ferdinand.

Që në fillimet e punës së tij u pa shpejt se ai do të ishte një diplomat i shquar karriere. Në fillim punoi si sekretar ambasade në Paris e në Londër, mandej, krejt në fillim të shekullit 20 ishte këshilltar e më pas ambasador i Austro-Hungarisë në Shën Petërsburg.

Në 1908, ishte pikërisht Konti Berchtold ai që bëri bashkë dy ministrat e Jashtëm, Aehrenthal dhe Iswolsky, pas takimit të të cilëve konflikti i armatosur u shty edhe më. Austro-Hungaria fitoi të drejtat mbi Bosnjë, ndërsa Rusia përfitoi lundrimin e lirë nëpër Daradanele.

Konti u emërua ministër i Jashtëm më 1912, në një vit që për ne shqiptarët do të thotë shumë, është viti i Pavarësisë sonë. Ai zëvendësoi në detyrë Aehrenthalin, një diplomat që kishte qenë gjithnjë një partizan i bindur i ruajtjes së ekuilibrit të forcave në Ballkan. Ndryshe nga paraardhësi i tij, i shtyrë edhe nga zhvillimi i ngjarjeve, Berchtold e rriti aktivitetin politik, diplomatik ekonomik dhe madje edhe ushtarak në Ballkan, duke u bërë kështu detyrimisht ideatori dhe zbatuesi në të njëjtën kohë i ngjarjeve që do të çonin edhe në lindjen e shtetit shqiptar.

Paraardhësi i Kontit kishte shkaktuar një lloj zhgënjimi në radhët e malësorëve që ishin hedhur në kryengritje që nga 1910. Të mbetur pa përkrahje përballë ekspeditave ndëshkuese të xhonturqve, një pjesë e madhe e tyre ishin hedhur në Malin e Zi.

Dokumenti i parë që njohim dhe që e lidh personalisht Kontin me çështjen shqiptare është një udhëzim i datës 25 janar 1912, dërguar prej tij nga Ballhausplatz për konsullin austro-hungarez në Janinë. Në dokument thuhet veç të tjerave: “T’u thuhet shqiptarëve se interesat e Austro-Hungarisë kërkonin ruajtjen e kombit shqiptar dhe trojeve të trashëguar prej tij”, por – shtonte Konti – kjo do të arrihej nëpërmjet forcimit të ndërgjegjes kombëtare dhe zhvillimit ekonomik, sipas një rruge që do të ishte evolucionare dhe jorevolucionare”.

Por qëndrimi i Kontit drejt veprimeve më konkrete do të ndryshonte shumë shpejt, sepse në tetor 1912, fuqitë ballkanike nisën luftën me Perandorinë Osmane. Në këtë kohë, një grup patriotësh shqiptarë nxitojnë t’i drejtohen Perandorit Franc-Jozef me një letër alarmante ku i kërkonin ndihmë për një Shqipëri më vete, me kërkesa që shkonin që nga autonomia e deri në pavarësinë e plotë. Në fillim të nëntorit duket se Konti e shihte tashmë shumë të mundshme një Shqipëri më vete. Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi i dëgjuan vetë në Vjenë përgëzimet e para për iniciativën që kishin marrë. Berchtold shpejtoi të vinte një anije të Triestes në dispozicion të lajmëtarëve të Pavarësisë. Po ashtu, ai vetë personalisht e qetësoi Italinë se Vjena nuk kishte asnjë qëllim territorial në Shqipërinë e ardhshme. Italia e neutralizuar do ishte për pak kohë një ndihmë në Pavarësinë e Shqipërisë.

Lidhja mes Berchtoldit dhe çështjes shqiptare u bë edhe më e fortë me rastin e rrethimit të Shkodrës nga Mali i Zi. Në dhjetor të 1912-s ai i dërgon një letër ambasadorit austro-hungarez në Rusi, me porosi që t’i bëhej e ditur edhe Sazanovit, ministër i Jashtëm i Rusisë. “Rezistenca e pamposhtur për mbrojtjen e Shkodrës – thuhet në letër – nuk është aq fort një sukses i armëve të Turqisë, se sa një provë e vendosmërisë, me të cilën luftojnë shqiptarët për të mbrojtur këtë qytet të banuar vetëm dhe vetëm prej tyre”.

Më 23 prill, trupat malazeze, të ndihura edhe nga tradhtia e brendshme, hyjnë triumfalisht në Shkodrën e lodhur dhe të masakruar nga një luftë e gjatë dhe e pabarabartë. Një ditë më parë, Konti Berchtold ua kishte bërë të qartë Fuqive të tjera të Mëdha se Austro-Hungaria do të hynte edhe e vetme në luftë kundër Malit të Zi, nëse ai do guxonte të pushtonte Shkodrën. Çështja e Shkodrës u bë më e mprehta temë e politikës ndërkombëtare të asaj pranvere. Të alarmuara nga frika e zgjerimit të konfliktit, Fuqitë e Mëdha vendosën presionin me anë të një flote ndërkombëtare përballë brigjeve të Malit të Zi. Për disa ditë, Mali i Zi hezitoi. Në Vjenë, më 2 maj, u urdhëruan trupat të bëheshin gati për luftë me Malin e Zi për të liruar Shkodrën. Përballë vendosmërisë austro-hungareze, të komanduar në radhë të parë nga Berchtold, Mali i Zi i tërhoqi trupat nga Shkodra. Kjo ndodhte më 14 maj 1913.

Një tjetër betejë për Shkodrën, këtë herë me letra, skica e harta zhvillohej diku larg në Londër, atje ku përgjatë gjithë muajve të parë të parë të 1913-s u zhvillua ajo që quhet Konferenca e Ambasadorëve. Berchtoldi, nëpërmjet përfaqësuesve austro-hungarezë, kundërshtoi me vendosmëri çdo lloj propozimi që Shkodra t’i lëshohej Malit të Zi. Ai këmbënguli gjithnjë, nganjëherë edhe me sakrifica të larta, që Shkodra të mbetej në Shqipërinë e re. Madje, ai kishte krijuar një bindje se Shkodra mund të ishte edhe kryeqyteti i ardhshëm i Shqipërisë. Për fat të keq, Konferenca e Ambasadorëve e gjymtoi keqas Shqipërinë. Territore të gjera, historikisht shqiptare, iu bënë dhuratë shteteve ballkanike. Berchtold e pranoi, në këto kushte nuk mund të bënte mrekullinë. Kur Ismail Qemali e vizitoi në zyrën e tij, në prill të 1913-s, ai ia shprehu hapur keqardhjen e tij: “Me gjithë përpjekjet e diplomacisë sonë, janë të pakta shpresat për të shpëtuar integritetin territorial të Shqipërisë”.

Konti Berchtold ishte protagonist thuajse në të gjitha ngjarjet që pasuan përgjatë historisë sonë të trazuar mes viteve 1913-’14. Ishte pikërisht ai, që në bashkëpunim me Markezin San Giuliano, ministër i Jashtëm i Italisë, këmbëngulën për kandidaturën e Princit Wilhelm von Wied si princ i Shqipërisë. Vetë Berchtold madje qëndroi për disa ditë në rezidencën e monarkut të ri në Neu Wied, duke i dhënë instruksionet e duhura për fronin që ai, sikurse dihet, arriti ta mbajë vetëm gjashtë muaj. Berchtold priti në Vjenë dërgatën relativisht të madhe të shqiptarëve, që kishin shkuar në Gjermani për të ftuar Wied-in. Fisniku i njohur shqiptar, Eqrem bej Vlora, në kujtimet e tij bën fjalë për këto takime mondane në Schoenbrunn dhe në Ballhausplatz.

Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, Berchtold e mori vetë drejtimin e asaj që quhej “Kriegspartei” (Partia e Luftës). Tani, diplomacia ia kishte lënë krejtësisht vendin topave. Ishte pikërisht Konti ai që hartoi me dorën e vet ultimatumin e 24 korrikut 1914 drejtuar Serbisë. Në gusht 1914, ai i kërkoi Princ Wied-it që Shqipëria të hynte në luftë, duke sulmuar armatat serbe. Por Princi, i ndodhur në vendin e gabuar, në kohën e gabuar, preferoi më mirë të luftonte si oficer për atdheun e tij, Gjermaninë.

Në planin personal nuk dimë shumë gjëra për këtë njeri që ndikoi kaq shumë në historinë tonë. Dimë se vinte nga një familje fisnikësh me origjinë të largët nga Tiroli, pronare e madhe tokash. Ishte martuar me një konteshë sigurisht, me Ferdinandinë Karolyi. Kishin pasur tre djem, nga të cilët dy kishin vdekur që fëmijë. Fliste rrjedhshëm edhe frëngjisht, hungarisht e sllovakisht. U tërhoq nga posti si ministër në mes të Luftës së Parë Botërore, por mbeti deri në 1918 këshilltar i afërt i Perandorit. Vdiq në 1942 në kështjellën e tij Buchlau në Hungari. Ideja e të gjithë atyre që e kanë njohur është se ai ishte një nga ata fisnikë të vjetër, një racë që edhe asokohe ishte gati në zhdukje, një “Grandseigneur” i vërtetë.

Ky shkrim Konti Berchtold: Cili është “bronzi” më i fundit në Shkodër u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Mburoja e “Aleksandrit të Madh” në Apoloni?

$
0
0

Kush ka qenë mbajtësi i saj dhe a mund të lidhet me Aleksandrin e Madh. Dihet që Aleksandri i Madh thërriste në fushatat luftarake të gjithë shtetasit e vet. Në këtë rast, edhe apoloniatët. Që poseduesi i kësaj mburoje ka qenë në fushatat e Aleksandrit vështirë se mund të kundërshtohet. Armatimi i gjetur në varr, sidomos i shpatës, jep edhe më shumë argumente bindëse. Këllëfi i shpatës kishte elemente kockore, tipike të Lindjes. Por ka edhe dëshmi të tjera.

Historia e një mburoje zbuluar në Apoloni/ E ndarë në 8153 copë u deshën 760 rrugë për konservimin e saj për më shumë se 20 vjet falë një pasioni këmbëngulës 

Frederik Stamati 

mburoja e Aleksandrit (1)
mburoja e Aleksandrit (2)
mburoja e Aleksandrit (3)

Viti 1983 i dhuroi Apolonisë një pasuri të rrallë arkeologjike: në tumat e fshatit Kryegjat, arkeologu Vangjel Dimo zbuloi një varr që ngriti mendjen e të gjithë specialistëve të fushës. Në varr ndodhej një mburojë prej bronzi, e mbi të skeleti i shtrirë anash i të zotit të saj. Objekte të tjerë, të rrallë për nga forma dhe dekoracionet interesante gjendeshin përgjatë mbeturinave kockore të trupit të dikurshëm: një përkrenare e paparë, po prej bronzi, një shpatë hekuri së bashku me gjurmët e këllëfit të zhdukur, katër enë prodhim vendas në qeramikë, sandale prej metali, thika, kruajtëse, etj., etj., dhe gozhdët me të cilat ishin mbërthyer fort dërrasat e qivurit të madh. Thuajse të gjithë arkeologët e antikitetit shkuan nga dita në ditë për të parë zbulimin e rrallë. Kuriozitetin më të madh e krijonte mburoja, forma e shkatërruar e së cilës lindte diskutime jo pa hamendësi.    Unë shkova kur mburoja ishte nxjerrë nga toka, ishte transportuar dhe mbahej në ruajtje të sigurt në magazinat e muzeut. Ah, e sigurt! Një pjesë e saj, rreth një e treta, në mos më shumë, ishte shembur së bashku me dheun nën të, duke u kthyer në thërrmija të vërteta! Por, për hir të së vërtetës, duhet thënë se edhe pjesa tjetër e saj, ajo që kishte shpëtuar nga shembja nuk ishte më mirë: vetëm një mori thërrmijash dhe diku më shumë, por të organizuara në një rrafsh, ku nuk merrej vesh thuajse asgjë. Tetëmijë e njëqind e pesëdhjetë e tre copa!

Që në njohjen e parë lindi e vërteta për vështirësinë e ringritjes së saj. Konsultat pa fund nuk jepnin zgjidhje. Një rebus? Nuk është asgjë! Isha si mbi det, ku lëkundesha nga tallazet e mendimeve të ndryshme. Jo me orë, as me ditë dhe as me javë, por me muaj të tërë kam qëndruar mbi copat e mburojës për të gjetur lidhjet midis tyre dhe zhvillimin e motiveve zbukuruese, tashmë të prishura. Vëzhgoja gjithçka në stereomikroskop. Mundohesha të kapja edhe shenjën më të vogël që do të orientonte lidhjet. Pashë të gjithë relievet me mburoja dhe të gjitha statujat luftarake në muzetë e Shqipërisë për të kuptuar të kaluarën e panjohur nga ne. Sot, kur e shikon të restauruar, është e lehtë të flasësh, por nuk duhet harruar se ajo ka njëzet vjet punë dërmuese të trupëzuar në vetvete.

Thanë që ta restauronin diku jashtë, si për më mirë, por askush nuk e mori përsipër. I mbeti laboratorit tonë. Përpunova dhe eksperimentova shtatëqind e gjashtëdhjetë rrugë dhe nga ato përzgjodha atë që do ta çonte punën deri në fund, duke dhënë garanci absolute. Absolutisht asnjë mëdyshje për ta “parë më konkretisht kur të vinte momenti”, gjithçka e parapërcaktuar dhe ashtu u veprua pa asnjë problem deri në fund. E kam tepër të vështirë të paraqes në një shkrim gazete punën e kryer. Fotot dhe skicat që shoqërojnë botimin do të na ndihmojnë në shtjellimin e temës. E shoh të domosdoshme edhe paraqitjen në skicë të prerjes tërthore. Është në shtatë nivele: 1-meduza, prej bronzi, 2-fleta metalike e sipërme, po prej bronzi, 3- material i zi lidhës dhe mbushës, 4-dru, 5-përsëri material lidhës, 6-lëkurë, 7-elemente bronzi, që shërbenin për ta mbajtur si dhe gjatë ecjes. Diametri: 72 cm. Trashësia në qendër rreth 2,5 cm, anash rreth 4 mm. Lartësia e kubaturës nga plani 11-13 cm. Gjëja e parë dhe mbi të gjitha ishte përfytyrimi i saj në lashtësi. Këtu nuk po i jepnim “kon”. U konsultova disa herë në Gjermani, në Hungari dhe në Greqi.

Materiali i zi lidhës dhe mbushës u analizua në Institutin Mbretëror të Pasurive Artistike Kombëtare në Bruksel, institut me famë botërore dhe rezultoi të ishte një masë bituminoze me vaj gjysmë të thatë, ku ishte shtuar edhe rrëshirë pishe. Po në këtë institut u kontrollua nëse ka qenë e lyer me ndonjë bojë lëkura dhe rezultoi që jo. E bëmë këtë kontroll, sepse në literaturë thuhet se herë-herë lëkura në pjesën e prapme të mburojës lyhej me bojë të kuqe. Në rastin tonë nuk u gjet asnjë element kimik, që të përdorej në lashtësi në formë komponimesh, e që jep ngjyrë të kuqe. Veçse në ka qenë e ngjyer me të kuqen e purpurit! Ajo kur shpërbëhet nuk lë asgjë për ta identifikuar. Kështu na mbetet që të pranojmë faktin. Lëkura e përdorur ka qenë lëkurë nga bagëtitë e trasha dhe pikërisht lëkurë kau. Në Universite Paris-Sud, në laboratorin e hidrologjisë izotopike dhe në laboratorin e datimeve me karbon 14 në Saklei, si dhe në Institutin e Fizikës Bërthamore në Tiranë u përcaktua mosha. Po, është e periudhës së Aleksandrit të Madh! Dhe këtu na u ngrit mendja!     Mburoja është e tipit maqedonas. Të gjithë ata që mendojnë se është ilire, gabohen. Gabohen sepse forma dhe ndërtimi janë krejtësisht të mburojës maqedonase të shekullit të katërt para Krishtit. Vërtet që rrathët koncentrikë i gjejmë edhe në monedha ilire, por ky huazim nuk është pasaportë për të kaluar kufijtë e kulturave. Në mes të mburojës është koka e Meduzës. Mitologjia e shpjegon në një formë shumë tërheqëse. Perseu, mbasi ia preu kokën, e futi në një thes dhe ia dhuroi Athinasë, e cila e vendosi në qendër të mburojës së saj. Dhe kudo që ta shohësh Athinanë me mburojë, gjithmonë do të dallosh kokën e Meduzës në qendër të mburojës. Me sa duket Athinaja e bëri këtë meqë koka e Meduzës kishte vetinë që të kthente në gur çdo njeri që do ta shikonte. Aleksandri i Madh ishte shumë i dhënë pas këtij miti dhe dha urdhër që të gjitha mburojat në ushtrinë e tij, të kishin në qendër të tyre kokën e Meduzës. E meqë jemi te Medusa, po merremi pak edhe me Meduzën e mburojës sonë. Ajo është realizuar në një fletë metalike dhe kapej me pesë gozhda në bazamentin nën të. Motivet janë punuar me dalta tepër të holla dhe të vogla, 2 mm të trasha. Ja, këto dalta i kanë kaluar nëpër vraga për të krijuar flokët në formë gjarpërinjsh, vetullat, etj. Si nuk kanë përtuar! Gjuha ka qenë e ngjitur me kallaj. Sytë e bardhë janë prej guri gëlqeror në formën e cilindrave të hollë, që ngjiteshin me kushedi se çfarë në pjesën metalike. Zakonisht përdornin dyllë bimorë. Edhe Meduza erdhi copë në laborator, por në foto është pas përfundimit të punimeve. Fleta e sipërme e mburojës është një e vetme dhe e shtrirë me rrahje. Mirëpo një studim në laboratorët e “Strukturës së materies” në Fakultetin e Shkencave Natyrore na detyron të biem në mendime. Në qendër ka një brimë. Aty ajo ka pas qenë mbërthyer përkohësisht gjatë punës në negativin e formës të saj. Ky negativ duhet të ketë qenë prej materiali jo shumë të fortë. Nga mbrapa është gërvishtur e gjithë skema e zbukurimit. Pastaj zbukurimi është realizuar me rrahje, duke i dhënë profilin e ullukut. Në shtatë vende, metali është çarë. U gjetën shtatë arna të ngjitura me kallaj. Dekoracioni është nga ata që gjinden rëndom në lashtësi: rrathë koncentrikë dhe themtha. Për organizimin e dekoracionit kanë pas përdorur koeficientin tre. Ashtu punonin në lashtësi, me koeficientë të një munuri të përzgjedhur. Po ta shikoni me kujdes do të vëreni se gjithçka është tre, ose shumëfishi. Tre rrathë koncentrikë, gjashtë grupe gjithsej, tre themtha, (themthat janë ato si gjysmë sfera), madje edhe hapja këndore në themtha dhe në rrathët koncentrikë është 120 gradë. Pra, dekoracionet janë në reliev. Kjo do të thotë që mburoja nuk është luftarake. Ato luftaraket nuk janë me reliev, sepse do t’u jepnin më shumë mundësi shigjetave. Luftaraket ishin të lëmuara, në mënyrë që të rrëshqisnin shigjetat. Dekoracionet i pikturonin me bojë të kuqe. Dhe vërtet kërkuam, por nuk gjetëm asnjë shenjë ku mund të ishte ngulur ndonjë shigjetë. Rezulton që mburoja të jetë ceremoniale. Ai që e ka pasur këtë mburojë ka qenë një njeri i rëndësishëm në Apoloni! Dhe kjo na e fut më tepër mendjen në labirintet e kuriozitetit. Por këtë çështje do ta shtjellojmë në fund. Dy kanë qenë format e mburojave maqedonase në atë kohë: me buzë dhe pa buzë. Kjo e jona është pa buzë. Gjatë marshimit ato me buzë vareshin në sup, këto të tjerat kishin nga mbrapa rripin me lëkurë ku futej krahu dhe një spango paksa të lëvizshme që kapej në grusht, e tërhiqej për ta tendosur. Spangoja kalonte nëpër tetë udhëzues, katër prej të cilëve në rastin tonë kanë në palmeta tipin e zbukurimeve më të arrira në atë shekull. Njëra u gjet e thyer dhe me mungesa. Nuk u gjet edhe njëri nga të katërt udhëzuesit e tjerë në formë rrethi. Kishte rënë kushedi se kur dhe ishte zëvendësuar me një të një lloji tjetër, por jo të panjohur në ato kohëra. Kuptohet se një mburojë nuk mund ta bënte një njeri i vetëm, sepse duheshin disa mjeshtëri. Ato prodhoheshin në punishte të specializuara dhe kjo është edhe një nga arsyet përse elemente të ndryshme janë të njësuar. Pjesa më e qëndrueshme e mburojës ishte ajo e brendshme, prej druri, ku montoheshin të gjithë elementet e tjera përbërëse të saj. Nuk e gjetëm, ishte zhdukur gjatë kohës së qëndrimit në tokë. Me këtë pjesë fillonte puna. Në anën e prapme ngjitej lëkura me materialin e zi bituminoz. Pastaj mbërtheheshin me gozhda elementet udhëzuese për spangon dhe rripi prej lëkure ku futej krahu. Në qendër ka pasur gjithmonë një kuti prej argjendi, në të cilën futej ndonjë lutje për luftëtarin. Pra, ishte si punë hajmalie. Kjo pjesë nuk është gjetur, veçse në fletën prej metali duken gjurmët e ngjitjes me kallaj të një kutie katrore me brinjë rreth 5 cm. Pastaj i vinte radha montimit të fletës së sipërme. Edhe ajo pozicionohej me ndihmën e masës bituminoze, që luante edhe rolin e mbushësit për ulluqet e dekoracioneve, që ata të mos shtypeshin. Kjo fletë mbërthehej anash me 98 gozhda prej bakri, të gjitha të përthyera në të njëjtin drejtim. Së fundmi buza e mburojës qarkohej me një fashetë bronzi në formën e germës U, që e lidhte përfundimisht. Tani, mbasi e përshkruam, po themi edhe disa pak fjalë për punën që mori vite të tëra, e që u shtri në periudhën kohore nga 1983, e deri në 2011, por jo pa ndërprerje. Realisht mori pak më tepër se njëzet!     Restaurimi i saj ishte një shartim i idesë dhe faktit. Edhe e kundërta: fakti drejt idesë. Është e vështirë t’i ndash. Për njëzet vjet ata kryqëzoheshin me njëri-tjetrin në një rrjetë imagjinatash. Idetë qëndrojnë në ajër. Vite të tëra imazhi i saj qëndronte përpara syve, në hapësirë, në një lëvizje të papërcaktuar. Luhatje në mendime dhe imazhe! Dhe këto duhej të thëthiteshin nga rrëmuja e materialit, ose materiali të gjente vend në ide dhe imazh. Ka qenë e vështirë, tepër e vështirë! Kushedi se sa herë kjo lojë e papërcaktuar u përzje edhe me mjekun e urgjencës nga rritja e tensionit… Ndoshta, pa shumë filozofi, mund të themi se me kohë u formua një si forcë centripetale që bashkoi imagjinatën me faktin. Aty filloi edhe puna konkrete, që zgjati aq shumë.     Gjithçka u pastrua nga papastërtitë dhe mineralet e korrozionit deri në atë sipërfaqe ku këto produkte korrozioni formonin atë që quhet patinë fisnike, një shtresë minerale sa më pranë asaj origjinale. Është si të thuash një harmoni midis ruajtjes dhe prishjes, midis asaj që ka mbetur dhe tendencës së transformimit natyror drejt niveleve më të ulëta energjetike. Sot, të gjithë muzetë e botës e kanë kthyer në postulate këtë ekuilibër të brishtë. Ai nuk mund të mbahet vetë, do ta detyrosh. Do ta detyrosh nëpërmjet reaksioneve kimike dhe pasivizimit të transformimeve. Nuk është e lehtë, jo vetëm nga rrethanat që krijohen si rrjedhojë e “plakjes” në tokë. Kimikatet që përdoren për këtë punë janë helme dhe njëkohësisht kancerogjene. Do mendosh jo vetëm për objektin, por edhe për kokën. Të tilla ndërhyrje janë bërë në këtë mburojë. Vitet e kaluara gjatë qëndrimit në laborator dhe fakti që nuk u shfaq asnjë problem qëndrueshmërie vërtetuan se qëllimi ishte arritur. Mirëpo çështja nuk mbyllet me kaq. Do të duhet të mendosh edhe për personelin e muzeut që do ta marrë nëpër duar dhe për vizitorët. Edhe këto janë marrë parasysh. Qëndron më ndryshe puna e pasivizimit të disa reaksioneve kimike. Transformimet në tokë janë të tilla që krijojnë disa lloje mineralesh të qëndrueshëm në vetvete, por që kthehen në pluhur kur lagështia në mjedis është e lartë. Kësaj pune nuk ka se çfarë t’i bëjë laboratori, ajo krijohet në vitrinë, apo në sallat e muzeut nëpërmjet ushqyerjes me ajër të kondicionuar, me kondicionerë jo nga ata që përdoren nëpër shtëpi, por profesionalë. Por puna është se muzetë e Shqipërisë janë të papajisur me teknologjinë e përshtatshme, kështu që rreziku i riprishjes mbetet “mbas derës”.

U ndërtua një bazament sektori sferik (po i bie shkurt, sepse ai ishte mjaft i komplikuar), mbi të cilin u “transferua me rregull” e gjithë moria e çrregullsisë së fragmenteve. Aty, për vite të tëra, mburoja u formua në pozitivin e saj, që ka formën e saçit. Pastaj erdhi momenti më emocional, kur u shkëput me ngritje nga bazamenti. Mrekulli! E plotë, pa asnjë dëmtim! Që njëzetë e ca vjet më parë ishte parashikuar ky çast kaq delikat! Kishim dëshirë që në vend të drurit të munguar të formonim një strukturë të njëjtë në formë, por që të ishte e tejdukshme, në mënyrë që të jepte një strukturë hapësinore, ku të dallohej qartë ajo çfarë kishte mbetur dhe mënyra se si ishte ndërtuar mburoja. Por sado që kërkuam nëpër Europë një material të tillë plastik, fillimisht të lëngshëm, e që pastaj të ngurtësohej, nuk e gjetëm dot. Kështu që u detyruam të përdornim rezinë poliester, në të cilën u trupëzuan shtresa prej tekstili xhami. Në këtë moment futa në masën akoma të paforcuar të materialit plastik një pllakë prej bakri, në të cilën kam shkruar me gërvishtje me dorën time një mesazh për restauruesit e vitit 2311, si dhe një foto. Mora të gjitha masat që ato të qëndrojnë të paprishura gjatë tre shekujve të ardhshëm. Kështu, pllaka prej bakri është amalgamuar me zhivë dhe pastaj është veshur me një shtresë argjendi dhe mbi të një shtresë ari. Që të mos lidhet me rrëshirën sintetike e dyllosa me dyllë mikrokristalin në të nxehtë. Edhe fotoja gjithashtu. Gjatë punës u mendua edhe për ndonjë ndërhyrje të papritur. Për këtë arsye, të gjithë elementet e mburojës nuk u lidhën pazgjidhshmërisht me rrëshirën: ata mund të çmontohen lehtësisht. Më në fund u bë edhe integrimi në ngjyrë i masës plastike, e cila e lënë në një nivel paksa më të ulët, dallon realen nga e shtuara. Mbetej edhe tri ditë punë, gjithsej edhe tri ditë nga njëzet e ca vjet! Do të përurohej Muzeu i Apolonisë. U thashë të gjithë atyre që merreshin me përgatitjet që të mos e merrnin mburojën: ajo le të ekspozohej më vonë. Një ditë të shtunë e morën fshehurazi dhe e çuan në Apoloni, ku qëndron e ekspozuar si saç televizori në një vitrinë krejtësisht të papërshtatshme dhe jashtë projektit konservues, të llogaritur që në fillim.   Më kot kërkova nga Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve që ta kthente disa ditë në Tiranë mburojën, aq sa për të mbyllur punimet. Ndërsa ministria pyeste ata që nuk kanë punuar kurrë me të nëse kanë përfunduar apo jo punimet! Sidoqoftë mburoja i bëri ndonja dy xhiro andej nga Italia dhe Kosova… Mirë, tani le të kthehemi te dy pyetjet më kurioze: kush ka qenë mbajtësi i saj dhe nëse mund të lidhet me Aleksandrin e Madh. Dihet që Aleksandri i Madh thërriste në fushatat luftarake të gjithë shtetasit e vet. Në këtë rast edhe apoloniatët. Që poseduesi i kësaj mburoje ka qenë në fushatat e Aleksandrit vështirë se mund të kundërshtohet. Armatimi i gjetur në varr, sidomos i shpatës, jep edhe më shumë argumente bindëse. Këllëfi i shpatës kishte elemente kockore tipike të Lindjes. Por ka edhe dëshmi të tjera. Fatkeqësisht, shumë objekte të këtij varri, u vodhën në vitin 1992 dhe sot nuk i “thërrasim” dot në diskutim. (Shpeshherë kam menduar me keqardhje se pse nuk i mora në laborator të gjithë ato objekte që përbënin inventarin e varrit). Do të thoni se nga Lindja mund t’i ketë sjellë dhe tregtia? Po, por është e vështirë të grumbullohen në një varr të gjithë ato lloj armësh që përbënin arsenalin e luftëtarit të asaj kohe dhe që mund të kenë prejardhje nga tokat përtej kufijve të Maqedonisë së atëhershme. Vite më parë, kur ndodhesha për një specializim në Muzeun Numizmatik të Athinës, drejtori i atij muzeu, që ishte veçanërisht i interesuar për objektet metalike që u gjetën nga ushtarët dhe zboristët në atë varrin e pasur pranë Belshit, më tregoi disa botime të ilustruara me foto, ku pashë forma krejtësisht të njëjta me ato të objekteve të Belshit, që i pata restauruar dikur. Ai më shpjegoi se enët metalike që shihja në foto ishin nga Lindja dhe se Aleksandri i Madh i lejonte ushtarët e tij që të përvetësonin të gjithë plaçkën e gjetur në qytetet e pushtuara dhe kur nuk kishte aq plaçkë për të grabitur, ai u jepte si shpërblim ushtarëve materiale nga thesari i tij.

Armatimi i gjetur në varrin “e mburojës” është armatimi bazë, por gjithsesi jo i plotë i ushtarit të falangave. Kallçitë për shembull mungojnë. Pse? Nuk e themi dot. Pra i varrosuri nuk ka qenë hoplit, por falangist. Me falangat e Aleksandrit të Madh duhet të ketë luftuar ai! Fantazinë dhe gjykimin na e shtyn më tej mburoja. Ajo, siç edhe e thamë më lart, është ceremoniale dhe jo luftarake. A mund ta konsiderojmë në mënyrë figurative si gradë, apo shpërblim? Pra ky ka qenë një njeri i rëndësishëm, ndoshta një prijës që ka komanduar ushtarët apoloniatë. Në mbyllje po themi se ishte edhe i pasur. Veç të tjerave këtë e dëshmojnë sandalet metalike, që mund t’i mbanin vetëm të pasurit. Lëre pastaj objektet e tjera aq të rralla dhe cilësore! Ky është objekti më i vështirë që është restauruar, apo më mirë, konservuar, ndonjëherë në Shqipëri. Një punë e shtrirë në më shumë se njëzet vjet! Më tepër se dhjetë milionë lekë, nëse do të bazoheshim në koston e së sotmes! A ia vlejti e gjitha kjo? Mburojën sot e ka jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota! Po mua, çfarë më mbeti nga i gjithë ky stërmundim? Mua? Asgjë!

Ky shkrim Mburoja e “Aleksandrit të Madh” në Apoloni? u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Ndahet nga jeta aktori Fadil Kujovska, vuante nga një sëmundje

$
0
0

KujovckaNdahet nga jeta, në moshën 63-vjeçare, aktori Fadil Kujovska. Prej dy vitesh ai vuante nga një sëmundje e pashërueshme  dhe mbrëmjen e së enjtes ka mbyllur sytë në banesë e tij. Kishte pak ditë që ishte kthyer nga Italia, ku u kuruar për muaj të tërë.

Roli që e bëri më shumë të famshëm është personazhi i ‘Cukut’, në filmin “ Dy herë mat’,i realizuar në vitin 1986. Familjarët e kanë përcjellë sot në banesën e fundit, por për aktorin nuk është zhvilluar asnjë ceremoni shtetërore, pasi kjo ka qenë dëshira e fundit e tij.

Roli i fundit që Fadil Kujovska ka interpretuar ishte në  vitin 2012, në veprën e Shekspirit, “Henri VI”.  Aktori ka përfunduar arsimin në Institutin e Lartë të Arteve dhe më 1974 nisi punë pranë Televizionit Shqiptar. Një vit më vonë interpretoi në Teatrin e Gjirokastrës dhe nuk iu nda kurrë aktrimit.

Kryesisht rolet e tij kanë qenë komike e satirike. Karriera e tij artistike është shumë e pasur, pasi janë me dhjetëra personazhet që Kujovcka ka vënë në jetë.

 

31 tetor 2014 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Ndahet nga jeta aktori Fadil Kujovska, vuante nga një sëmundje u publikua me pare te Gazeta SHQIP.


Ndahet nga jeta aktori Fadil Kujovska

$
0
0

Lamtumirë Cuk!

Fadil Kujofsa“Cuk, ti do të më vdesësh mua …!”. Kjo fjali e thënë nga i ndjeri Aleko Prodani te filmi “Dy herë mat”, drejtuar Cukut (Fadil Kujovskës), e kthyer si një nga thëniet më popullore sot, do ta bëjë të pavdekshëm kujtimin e Fadil Kujovskës. Dje, aktori i dhjetëra roleve, ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 63-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Ikja e tij është një humbje për artin e shtatë, të cilit do t’i mungojë një karakter që mbartte brenda humorin dhe tiparet e një aktori profesionist. Aktorët e rinj të shfaqjes “Vanja, Sonja, Masha e të tjerë”, përmes një fotoje, i dërgonin një puthje në eter Kujovskës, dje, për gjithë kontributin dhe shembullin e tij në teatër. Një humbje të madhe e ka quajtur edhe Teatri Kombëtar, largimin e aktorit nga jeta. Fadil Kujovska lindi në Tiranë, më 14 shkurt. Kreu studimet e larta për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve dhe më 1974-n filloi punë në Televizionin Shqiptar, më pas më 1975-n interpretoi në Teatrin e Gjirokastrës, ndërsa nga viti 1978 ishte aktor në Teatrin Kombëtar. Spikati si aktor i planit komik e satirik. KujofsaKujovska u dallua veçanërisht për karakterizimin e figurave që vinin nga shtresat e ulëta shoqërore apo rangjet administrative. Më 1978-n, krijoi shëmbëllimin e figurës së njohur të Shvejkut në komedinë e Gjike Kurtiqit “Miq të paftuar”, nxitur nga romani i mirënjohur i Hashekut “Ushtari i mirë Shvejk”. Plastika, gjestet dhe mimika, të përpunuara me shije, krijuan gjasa që ky rol të vetëshprehej si duhej në epërsitë e mundshme të të dhënave natyrore të aktorit. Po më 1978-n, interpretoi rolin e Hoxhe Qitapit në dramën “Besa e Madhe” të M. Markajt. Një vit më pas, luajti me vërtetësi rolin e kinezit Shun në dramën “Furrnalta” të R. Pulahës, me të cilin spikati për shfrytëzimin me mprehtësi të dyplanësive, për plastikën shprehëse, qëndrimin tallës, ambiguitetin dhe sensin humoristik. Më 1982-shin i dha jetë njërit prej roleve të tij me të goditur, atij të Sër Tobit në komedinë “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit, duke mishëruar tipin e fisnikut pijanec, ithtar epikurian, rrëmujaxhi, që i gëzohet jetës dhe qejfit me tepri, sikundër qesh e shpotit hidhtas “viktimat” e rangjeve të tij. Me interpretimin e doktor Adhamudhit në komedinë “Pas vdekjes” të A. Z. Çajupit (1984), ai arriti të krijojë plot bukuri skenike tipin e pseudointelektualit dhe pseudopatriotit shqiptar, duke shfrytëzuar me zgjuarsi elementet tjetërsuese dhe kundërshtitë komike, plastikën shprehëse, një të folur prej megalomanie që e diskreditonte paq krenarinë e tij. Origjinal dhe i veçantë ka qenë edhe në interpretimin e rolit të Poçarit në dramën “Monsetrati” të Roblesë (1985), atë të prefektit Vehip në komedinë “Karnavalet e Korçës” të S. Comores nga Teatri Kombëtar (2003). Fadil Kujovska luajti role me trill e fantazi; ishte intuitiv, spontan dhe kishte nur komik. Ka interpretuar edhe në filma artistikë, si dhe në disa filma televizivë, ku veçohet roli i Cukut te “Dy herë mat” (1986), i fotograf Veliut te “Historiani” dhe “Kameleoni” (1989). Roli i Cukut te “Dy herë mat” është ende në kujtesën e publikut. Dje u shua një protagonist i teatrit shqiptar, i cili do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e tij.

Ky shkrim Ndahet nga jeta aktori Fadil Kujovska u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Fazat që kalon një interpretues gjatë kohës se përgatitjes janë gati-gati si zbulimet arkeologjike

$
0
0

Blerta Jakova Ristani / Vetëm pak ditë më parë, artistja interpretoi në një koncert në Akademinë e Arteve nën dirigjimin e gjermanit Ekhart Wicik 

blerina ristaniBlerta Jakova Ristani mund të flasë gjatë për ato çfarë ndien teksa gishtërinjtë e saj humbasin në telat e violinës dhe gjithë ajo muzikë që del prej tyre pushton hapësirën. Muzika është gjithçka në jetën e artistes që prej gati 20 vitesh ushtrohet në këtë lëmë. Vetëm pak ditë më parë, ajo ishte soliste në një koncert, ku në program ishte Bethoven, Shostakovich, Brahms, i cili u prit me duartrokitje nga publiku. Më poshtë, në një intervistë, Blerta flet për emocionet e këtij koncerti, kujtimin për profesor Ibrahim Madhin dhe artistët e rinj sot …

Vetëm pak ditë më parë, ju interpretuat në skenën e Akademisë së Arteve në një koncert për violinë e orkestër, me një repertor të zgjedhur nga Bethoven apo Brahms … Si janë ndjesitë pas këtij koncerti?

Ishte një nga ato koncertet ku spektatori, sapo sheh ftesën, programin, veprat që do të interpretohen, e ndien se ky do të jetë një koncert i fortë. Salla ishte e mbushur plot, gjë jo e zakonshme për një koncert simfonik; e konfirmoi parashikimin e parë. Veprat ishin të tria shumë me peshë e tërheqëse për publikun. Egmond, uverturë nga Bethoven ishte një hyrje shumë dinjitoze e trajtuar me një frymë thellësisht të ndier, brenda karakterit heroik të gjuhës shumë të pasur e harmonike, që një dirigjent gjerman di shumë mirë ta nxjerrë në pah.

Ky koncert ishte nën drejtimin e dirigjentit gjerman Ekhart Wicik. Çfarë solli ky kombinim me një artist të huaj?

Dirigjenti gjerman Ekhart Wicik, vinte për herë të dytë në Shqipëri, pas eksperiencës së parë me orkestrën e Teatrit të Operës dhe Baletit, një vit më parë. Ardhja e tij ishte një ngjarje për skenën shqiptare dhe për orkestrën e RTSH-së. E veçanta e koncertit ishte koncerti nr. 2 për violinë e orkestër i kompozitorit Dmitri Shostakovich, i interpretuar për herë të parë në skenat tona, nga unë. Ky ishte një koncert i veçantë, pasi kompozitori e ka shkruar për një mjeshtër të interpretimit të violinës, David Oistrah, një nga gjenitë e violinës, bashkëkohës me kompozitorin! Duke pasur parasysh cilësitë e këtij gjeniu (teknike perfekte muzikalitet, ndjeshmëri e lartë), ky koncert paraqet një vështirësi të lartë, si teknike ashtu dhe konceptuale! Por, unë e kam dashur muzikën e Shostajovich qysh në eksperiencat e mia të para me këtë muzikë. Për shumë njohës të muzikës, por jo vetëm, muzika e tij duket e errët, me ngjyra gri, e vrazhdë, shpesh protestuese! Është e vërtetë ndoshta dhe për më shumë cilësi të tjera “jo të zakonshme” krahasuar me muzikën romantike. Si adhuruese e kësaj muzike dhe e këtij kompozitori, ndoshta është më e thjeshtë të zbuloj historinë që kjo muzikë mban brenda. Fazat që kalon çdo instrumentist interpretues gjatë kohës së përgatitjes, janë gati-gati si zbulimet arkeologjike, ku ti si interpretues merr ditë pas dite kënaqësinë e zbulimit të mistereve të kësaj muzike. Duhet ta duash një vepër që luan, deri aty ku të mund t’i lejosh vetes, që të dalësh nga gjendja jote e zakonshme dhe të futesh në magjinë e kësaj muzike. Koncerti i Shostakovich-it, ndonëse i luajtur për herë të parë, u prit me duartrokitje të forta, të ngrohta e të gjata, gjë që më bëri të ndihem shumë mirë dhe e bindur për punën e “historinë” që po i përcillja publikut përmes kësaj muzike kaq të ndjeshme, dhe thellësisht profesionale. Vepra e tretë e këtij koncerti ishte gjithashtu një vepër shumë e rëndësishme simfonike, simfonia nr. 2 e Brahmsit, që u trajtua mjeshtërisht nga dirigjenti i shkëlqyer Ekhart Wicik dhe pati gjithashtu një reagim shumë të mirë nga publiku!

Ju vini nga shkolla e profesorit Ibrahim Madhi … Si e kujtoni kohën me mjeshtrin dhe sa i mungon sot ai skenës shqiptare?

Si ish-studente e mjeshtrit Ibrahim Madhi, ndihem sot shumë krenare dhe e privilegjuar që pata fatin të mësoj prej tij filozofinë e lojës në violinë, të fshehtat misteret e teknikës dhe ndjeshmërisë muzikale, që realisht janë gati-gati të pashpjegueshme, por për të tillë muzikantë, si prof. Ibrahim Madhi, mjaftonte që ai të futej në botën e tij të zbërthimit dhe të analizës muzikore të çdo vepre dhe çdo gjë kishte një rrugë të sigurt të realizimit plotësisht artistik të saj.

Sa hapësira kanë artistët e rinj për të zhvilluar një karrierë artistike në Shqipëri?

Sot, të rinjtë artistë, të sapodalë nga shkolla, natyrisht që e kanë shumë më të vështirë se dhe vetë moshatarët e tyre të degëve të ndryshme. Të jesh artist në Shqipëri është një mision gati i pamundur, por në gjykimin tim si orkestrante prej 19 vjetësh, si koncertmaestër prej gati pesë vjetësh dhe si pedagoge e jashtme në Universitetin e Arteve, mendoj se ndonëse jetojmë në një vend të vogël dhe me shumë probleme social-ekonomike, gjithmonë kemi nxjerrë dhe vazhdojmë të nxjerrim artistë denjësisht konkurrues në të gjithë botën. Mendoj që sa kohë këta të rinj nuk mund t’i mbaj e t’i japë mundësinë e shkëlqimit vendi i tyre, bota e zhvilluar do t’i çmojë e admirojë dhe ne do të na mbetet vetëm të themi se ata janë shqiptarë!

 

Ky shkrim Fazat që kalon një interpretues gjatë kohës se përgatitjes janë gati-gati si zbulimet arkeologjike u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Gruaja në luftë, një mrekulli shqiptare!

$
0
0

BETEJA JONË

Një bisedë me Pëllumb Xhufin: Si e “shitën” Shqipërinë ata që i njohim si nacionalistë

MONIKA SHOSHORI STAFA

pellumb-xhufiStudimi i çfarëdo aspekti të Luftës së Dytë Botërore mbetet ende një sfidë për këdo që i kushtohet kësaj pjese të historisë shqiptare. Shumica e kërkimeve të kryera dhe interesi në përgjithësi mbetet akoma te skenat e mëdha të luftës, si dhe mbi figurat kryesore që morën pjesë në të. Shqipëria është ende në planin botëror një skenë e harruar, ku lufta dhe çdo gjë tjetër u zhvillua në një shkallë më të vogël, ndonëse vetë shqiptarëve ajo nuk iu duk e tillë.

Për ta ajo ishte e gjatë dhe e ashpër dhe aspak një ngjarje e zakontë. Të mësuar me luftëra, më së shumti të pushtuar, fundi i nëntorit të 1944-s, për herë të parë e gjeti atë të çliruar nga çdo okupator i huaj që e kish mpakur ndër shekuj.

Dhe si një mrekulli e bukur, në një Shqipëri më shumë se primitive në mendësinë e saj, ku edhe një pikëpamje oksidentale ishte një tabu, lind nga kalbësirat e një sistemi të tillë, “viola femërore”, forca dhe energjia e një gjinie tjetër që, në mos e drejton, shtyn përpara makinën e shpëtimit nga okupatori i huaj, prej të cilit Shqipëria kish vuajtur prej shekujsh. Një mrekulli e padëgjuar ndonjëherë më parë.

Si u gjet Shqipëria e pas shpalljes së pavarësisë në luftë? A kishte grupime politike gjatë kësaj kohë në Shqipëri, që të mund të përballeshin me një tjetër pushtues të huaj? Cilët ishin emrat që spikasnin në radhët e tyre? Lufta civile, pjesë e luftës apo vetëm një segment i saj? Si lindi ky shkëlqimi “mashtrues” i Shqipërisë etnike edhe gjatë luftës, kush premtoi dhe si u shua ai? Gruaja shqiptare në luftë, një fenomen logjik ngjarjesh, një mrekulli e përkohshme apo çfarë? Këtyre pyetjeve u përgjigjet historiani Pëllumb Xhufi.

foto
foto1
foto2
foto3

Zoti Xhufi, çfarë grupesh politike ishin në Shqipërinë e pragluftës? Cili qe qëndrimi i tyre në aspektin politik e ushtarak gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Do të mund të dallonim dy grupime kryesore politike e ushtarake në Shqipërinë e viteve të luftës. Në grupimin e parë bënin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë së vjetër, me të mirat e të këqijat që ky term nënkupton. Kishte mes tyre veteranë të Rilindjes Kombëtare e të luftërave për pavarësi e për shtet kombëtar, si Mit’hat Frashëri, Lef Nosi, Qazim Koculi, Mehdi Frashëri, Bahri Omari etj. Ishin personalitete me formim liberal e konservator, që bërjen e Shqipërisë e kishin parë më shumë si rezultat të tratativave e të ujdive politike e diplomatike. Një linjë e tillë, edhe në fillimet e shek. XX, ishte kundërshtuar nga të tjera personalitete të shquara të Lëvizjes Kombëtare, përfaqësues të krahut “revolucionar”, me Ismail Qemalin, Dervish Himën, Mihal Gramenon, Luigj Gurakuqin, Ibrahim Temon, Hilë Mosin, të cilët çlirimin nga sundimi osman e kishin parë si rezultat të një shkundjeje të madhe popullore, të një kryengritjeje të përgjithshme. Përveç personaliteteve të tilla, në grupimin e parë bënin pjesë edhe përfaqësues të klasës së vjetër të bejlerëve, të bajraktarëve e të krerëve të fiseve, që i kishin mbijetuar kohës dhe që ishin dëshmia e gjallë e stanjacionit politik e shoqëror të Shqipërisë. Të tillë ishin Shefqet Verlaci, Eqerem Libohova, Eqerem bej Vlora, Fuat Dibra, Ali bej Këlcyra, Abaz Kupi, Selim e Dan Kaloshi, Muharrem Bajraktari, Mustafa Kruja, Gjon Marka Gjoni etj. Kush më shumë e kush më pak, personazhet e këtij grupimi formuan klasën e kuislingëve dhe të kolaboracionistëve, të cilët nëpërmjet një politike anakronike e miope, gjykuan se mund t’i fitonin të gjitha, edhe pushtetin, edhe privilegjet për veten, edhe “Shqipërinë etnike”, edhe luftën me “të kuqtë”, duke u bërë njësh me pushtuesit. Nëse fundi i luftës do të kishte gjetur në pushtet këtë klasë politikanësh, pavarësia dhe integriteti i Shqipërisë me siguri do të ishin cenuar rëndë.

Grupimi tjetër, ai që e kuptoi frymën e kohës dhe që u hodh në luftë kundër pushtuesit, duke u shkrirë me frontin e madh antifashist botëror, përfaqësohej nga intelektualë, ushtarakë, klerikë, nëpunës e krerë patriotë, të dalluar në betejat për krijimin, forcimin e demokratizimin e shtetit shqiptar, si Mujo Ulqinaku, Omer Nishani, Myslym Peza, Haxhi Lleshi, Spiro Moisiu, Ismail Strazimiri, Shefqet Peçi, Mustafa Gjinishi, Ymer Dishnica, Riza Kodheli etj. Por, ky grupim u përfaqësua para së gjithash nga rinia e qyteteve dhe e shkollave, e cila me një idealizëm e patriotizëm të pashembullt, zgjodhi pa mëdyshje luftën pa kompromis me pushtuesin italian e gjerman. Me rënien e tyre heroike, Qemal Stafa, Vojo Kushi, Margarita e Kristaq Tutulani, Manush Alimani, Perlat Rexhepi e plot të tjerë përfaqësues të brezit më të ri e më të përparuar të Shqipërisë, elektrizuan të gjithë rininë shqiptare, të fshatit e të qytetit, duke i dhënë jetë një rezistence që Shqipëria nuk e kishte njohur kurrë. Një qëndresë, që për herë të parë theu kufijtë krahinorë dhe përfshiu të gjitha krahinat e vendit dhe që si asnjëherë më parë tërhoqi në mënyrë masive femrën shqiptare. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare ishte njëherësh e para ngjarje e madhe e kombit, që e vuri femrën shqiptare në piedestalin e historisë.

Në kushtet e një ndarjeje kaq të thellë, që u konfirmua edhe me dështimin e Mukjes, a mendoni se lufta civile mund të ishte shmangur? A duhej që brigadat partizane të kalonin në veri të vendit, ku siç dihet drejtonin krerët e fiseve e të krahinave?

Në fakt, nuk mund të flitet për luftë civile, përderisa aktorët kryesorë të ngjarjeve ishin dy: pushtuesit nazistë dhe Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar. Qeveria kuislinge e Tiranës, Balli Kombëtar dhe krerët zogistë të veriut ishin, kush më shumë e shumë më pak, instrumente të pushtuesit. Kushtet e Shqipërisë nuk ishin të ndryshme nga ato të vendeve të tjera, si Franca, Italia, Jugosllavia, Greqia. Edhe në këto vende kishte lëvizje partizane që luftonte njëherësh si kundër gjermanëve, ashtu edhe kundër forcave kuislinge e kolaboracioniste. Por në asnjë nga këto vende nuk është folur ndonjëherë për “luftë civile”. Në Greqi ka pasur përpjekje midis forcave partizane të EAM-it dhe forcave të qeverisë kuislinge të Rallisit edhe përpara se ushtria gjermane të largohej nga territoret greke. Por vetëm pas këtij largimi, kur në fushën e betejës mbetën të vetme përballë njëra-tjetrës forcat e majta të EAM-it dhe ato të djathta të ELAS-it, përplasja mes tyre u kthye në një luftë civile të mirëfilltë. Kështu edhe në Shqipëri, nuk mund të flitet kurrsesi për një luftë civile në një kohë kur vendi ishte i pushtuar nga gjermanët dhe kur forcat e Ballit dhe ato të qeverisë kuislinge merrnin pjesë rregullisht në operacionet e forcave gjermane kundër forcave partizane. Nga ana e tyre, forcat e Abaz Kupit dhe të krerëve të tjerë zogistë, ndërsa refuzonin të luftonin kundër gjermanëve, furnizoheshin me armë, me municione e me veshje nga depot e tyre. Këshillave dashamirëse të oficerëve anglezë për “të hedhur ndonjë pushkë” kundër gjermanëve, sa për t’i dhënë vetes një të drejtë për të pretenduar pushtetin pas çlirimit të vendit, Abaz Kupi iu përgjigj se ai nuk kishte ndërmend t’i dobësonte forcat e tij në përpjekje me gjermanët, pasi ato i duheshin për të luftuar “komunistët” kur gjermanët do të largoheshin. Ky justifikim ngjiti tek ushtarakë të caktuar të misionit anglez, si B.McLean, J.Amery e D.Smiley, të cilët, siç pohon kolegu i tyre J.Naar, “kishin një axhendë të tyre personale, që drejtohej kundër partizanëve dhe kundër komunistëve”. Pavarësisht inaktivitetit të Kupit e të krerëve të tjerë zogistë, anglezët u munduan me çdo mënyrë ta promovojnë e ta ngrenë në Londër figurën e Kupit, si një alternativë e ardhshme qeverisëse ndaj Frontit Nacionalçlirimtar. Ishin pikërisht këta oficerë që përdorën në mënyrë tendencioze termin “luftë civile”. Nuk ka dyshim, që midis njësive partizane dhe forcave të disa krerëve të veriut, të lidhur me qeverinë kuislinge të Tiranës, pati përpjekje të armatosura kur të parat ndërmorën marshimin për të goditur forcat gjermane të përqendruara në Mat, Dibër e Kukës. Shumë njësi partizane u goditën prapa krahëve nga forcat mercenare të Kupit e të krerëve të tjerë, të cilët pretendonin se ato krahina ishin “mbretëri” e tyre, ku nuk mund të futeshin brigadat partizane. Në këtë kuptim, përfshirja e krahinave të kontrolluara nga të ashtuquajturit krerë nacionalistë në operacionet luftarake të Ushtrisë Nacionalçlirimtare patën edhe një rezultat të rëndësishëm historik. Ato ndikuan për të shthurur autoritetin e rremë të krerëve bajraktarë të atyre krahinave, që kishin qenë historikisht baza e partikularizmit, e antiligjit dhe e konflikteve krahinore, duke i bashkuar ato në luftën çlirimtare me pjesët e tjera të vendit dhe duke afirmuar, kështu, parimin unitarist, që krijuesit e shtetit shqiptar e kishin përcaktuar si jetik për Shqipërinë.

Cili ishte qëndrimi i organizatave të BK, Legalitetit e të PK ndaj pavarësisë apo integritetit territorial në vitet e luftës? Po ndaj Kosovës?

Fakti që përfaqësuesit e grupimit të parë pranuan të bëhen pjesë e regjimit të pushtimit ose bashkëpunuan me të, tregon se ata mund të bashkëjetonin shumë mirë me një Shqipëri të pushtuar nga nazifashistët. Ata vetë nuk kishin një projekt të tyre për Shqipërinë e pasluftës. Kënaqeshin me çdo projekt të hartuar në ofiçinat e huaja, mjafton që ai të garantonte pushtetin dhe privilegjet e tyre tradicionale. Kështu, pasi e panë se shkëlqimi mashtrues i “Shqipërisë etnike” të realizuar nga pushtuesit italianë e gjermanë u shua, si zogistët ashtu edhe ballistët vrapuan të përqafojnë projektin e një federate ballkanike greko-jugosllavo-shqiptare, sapo morën vesh që ky projekt po skicohej në Ministrinë e Jashtme Britanike. Zogistët, gjithashtu, u treguan të gatshëm të nënshkruanin me nacionalistin serb Drazha Mihajloviç një marrëveshje për krijimin e një bashkimi federativ jugosllavo-shqiptar, me kusht që Jugosllavia të ndihmonte “rilindjen Zogiste”, d.m.th. rikthimin e Zogut në pushtet me bajonetat serbe, si në vitin 1924. Për një projekt të tillë u përpoq edhe Muharrem Bajraktari, i cili pati disa takime me përfaqësues të Drazha Mihajloviçit. Dhe kur e pa se Mihajloviçi e kishte humbur davanë dhe se në Jugosllavi po fitonin komunistët e Titos, Muharrem Bajraktari kërkoi ndihmën e anglezëve për të krijuar një “bashkim pellazgjik” mes Greqisë e Shqipërisë (mars 1944). Në maj 1944, në pozita të tilla të katandisjes së Shqipërisë në një shtet vasal, ra edhe vetë drejtuesi i Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri. Ai u propozoi përfaqësuesve të së djathtës greke, që gëzonin mbështetjen e Londrës dhe që bëheshin gati të vinin në pushtet, krijimin e një federate greko-shqiptare, ku ushtria dhe diplomacia duhet të ishin në duart e grekëve. Marrëveshja nuk u nënshkrua, pasi përfaqësuesit grekë pretendonin shumë më tepër nga ç’u ofroi Mit’hati. Ata donin që Shqipëria e Jugut (“Vorio-Epiri”) të mbetej jashtë kufijve “administrativë” të Shqipërisë e të bashkohej me Greqinë, që Shqipëria të mos kishte ushtri, por vetëm xhandarmëri për ruajtjen e rendit dhe që në krye të administratës shqiptare të ishte një guvernator i zgjedhur nga Athina! Vetë fakti që për të zgjidhur problemet kombëtare të shqiptarëve të ashtuquajturit “nacionalistë” shqiptarë zgjodhën bashkëbisedues të tillë, si Mihajlloviç, Rallis e Zerva, nacionalistë, shovinistë e antishqiptarë të deklaruar, flet shumë për degradimin moral e politik të tyre.

Në të kundërtën, ndryshe nga kuislingët dhe kolaboracionistët, Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar ndoqi një politikë që synonte rikthimin e pavarësisë e të sovranitetit të shtetit shqiptar, duke ruajtur me fanatizëm kufijtë e tij ndërkombëtarë, të njohur në Londër më 1913-n e të rikonfirmuar në Paris, më 1919-n, por që rrezikonin të ndryshoheshin përsëri në favor të Greqisë së përkrahur nga Britania e Madhe. Në emër të Frontit Nacionalçlirimtar, në korrik 1944, E.Hoxha i denoncoi me forcë projektet për një federatë ballkanike, ashtu siç denoncoi edhe marrëveshjen e Ballit Kombëtar me Rallis e Zervën për një federatë greko-shqiptare, ku ushtria shqiptare do të vihej nën urdhrat e shtabit të ushtrisë greke. Ende pa u çliruar vendi, në tetor 1944, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL, Brigada XIV dhe ajo XIX u dislokuan përgjatë kufirit shqiptaro-grek për të ndalur çdo përpjekje të trupave greke për të depërtuar në tokën shqiptare. Në fjalimin e vet në Tiranë, më 28 nëntor 1944, E.Hoxha paralajmëroi Greqinë se Shqipëria ishte gati të bënte një luftë të dytë në rast se ajo do të guxonte të tentonte aneksimin e Shqipërisë së Jugut.

Edhe për sa i përket çështjes së Kosovës, qeveritë kuislinge të Tiranës dhe organizatat kolaboracioniste mbajnë një përgjegjësi të madhe historike, sepse në vend të propagandonin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nëpërmjet luftës kundër pushtuesit nazifashist, gjë që përputhej edhe me Kartën e Atlantikut, ushqyen iluzionin e rrezikshëm të realizimit të “Shqipërisë etnike” si dhuratë e pushtuesit nazifashist. Nëse në Kosovë nuk pati një lëvizje çlirimtare antifashiste masive, gjë që do ta kishte forcuar pozitën e popullit të Kosovës pas luftës, kjo erdhi edhe për faj të ndikimit të dëmshëm që ushtruan aty rrethet kuislinge e kolaboracioniste të Tiranës.

Në të kundërtën, Fronti NÇL dhe Partia Komuniste që e drejtonte atë, zgjodhën të vetmen rrugë të mundshme që i jepte një shans bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Sipas tyre, bashkimi mund të bëhej realitet vetëm në frymën e Kartës së Atlantikut, pra, nëpërmjet zbatimit të parimit të vetëvendosjes pas kontributit që shqiptarët e Kosovës do të jepnin në luftën antifashiste. Fronti NÇL dhe PKK bënë përpjekje serioze për të inkurajuar luftën partizane në Kosovë. Ato organizuan edhe Konferencën e Bujanit, ku komunistët shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, në prani edhe të përfaqësuesve serbë të PK jugosllave për Kosovën, artikuluan shkoqur vullnetin e popullit të Kosovës për bashkim kombëtar mbi bazën e kontributit në luftën e madhe antifashiste.

Cili ishte qëndrimi i Aleatëve ndaj forcave të Frontit Antifashist të drejtuar nga komunistët dhe ndaj forcave nacionaliste, Ballit Kombëtar e Legalitetit?

Qëndrimi i Aleatëve ndaj forcave protagoniste në Shqipëri artikulohet në disa plane, ku nuk mungojnë ndryshime dhe shpeshherë edhe inkoherenca. Për sa u përket amerikanëve, këta me të kuptuar se e vetmja forcë ushtarake që luftonte kundër italianëve e gjermanëve ishte Fronti Nacionalçlirimtar, i vendosën misionet e tyre ushtarake ekskluzivisht pranë ushtrisë partizane dhe i mbajtën kontaktet vetëm me Frontin Nacionalçlirimtar. Nga ana e tyre, misionet angleze u vendosën si pranë partizanëve, ashtu edhe pranë forcave të Abaz Kupit, të Muharrem Bajraktarit e të krerëve të tjerë “nacionalistë”. Anglezët nga njëra anë mbështesnin luftën e frontit me armë e pajime, por nga ana tjetër mbanin lidhje me BK, Kupin e legalistët e tjerë, pavarësisht se këta nuk dëgjonin të angazhoheshin në luftime me gjermanët. Siç shkruante majori Philip Leak, lidhjet me BK dhe zogistët nuk duheshin prerë, pasi përndryshe do të dëmtoheshin shpresat “për një kryengritje të përgjithshme në fund të luftës”. Fjala ishte për një kryengritje të “nacionalistëve”, të mbështetur nga aleatët anglo-amerikanë, e cila do të shmangte ardhjen e frontit dhe të komunistëve në pushtet, për të cilën Abaz Kupi, Skënder Muço e të tjerë flisnin hapur me përfaqësuesit e misioneve angleze. Sigurisht, E.Hoxha me shokë ishin të mirinformuar për këto lëvizje, që synonin eliminimin e tyre nga pushteti i ardhshëm. Kjo shpjegon acarimin e tyre me misionet angleze, i cili arriti kulmin kur në gusht 1944, Hoxha kërcënoi se do t’i arrestonte oficerët britanikë që ishin atashuar pranë Kupit e të tjerëve, në rast se nuk largoheshin përfundimisht prej tyre. Nga ana tjetër, një arsye tjetër e mosbesimit që ekzistonte mes komunistëve dhe ushtarakëve britanikë, ishte edhe lidhja që qeveria britanike mbante me qeverinë greke në mërgim dhe premtimi që i ishte dhënë kësaj nga Londra për një rishikim të kufijve me Shqipërinë pas luftës, në favor të Athinës.

Në fillim të kësaj interviste, ju thoni se Lufta Nacionalçlirimtare ngriti për herë të parë femrën shqiptare në piedestalin e historisë. Si arriti gruaja të merrte pjesë në luftë në një Shqipëri shumë më të prapambetur se vendet e tjera ballkanike?

Pikërisht gruaja ishte elementi më i dukshëm që bëri diferencën midis grupimit të parë (qeveri kuislinge e forca kolaboracioniste) dhe grupimit të dytë (fronti i qëndresës antifashiste). Mund të bësh përpjekje titanike, të shtrydhësh kujtesën, të lexosh libra e gazeta të kohës, e megjithatë në radhët e BK, të Legalitetit apo edhe të vetë qeverive kuislinge nuk do të mund të gjesh qoftë edhe emrin e një gruaje të vetme. Dëshmi kjo, se forca të tilla përfaqësonin grahmën e fundit të një Shqipërie krepuskolare, orientale e obskurantiste, që po jepte shpirt. Në të kundërtën, rreth tetë mijë vajza e gra mbushën radhët e njësiteve guerile e të brigadave partizane. Shumë prej tyre u ngjitën në pozicione drejtuese në organizatat e frontit, të partisë e të rinisë komuniste, të brigadave e të njësive të tjera partizane. Këtë revolucion të madh të femrës shqiptare e filluan të parat nxënëset e gjimnazeve të Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, Korçës e Gjirokastrës. Shembulli i tyre tërhoqi qindra e mijëra vajza të tjera nga fshati i mjeruar e i prapambetur shqiptar, duke paralajmëruar triumfin e pashmangshëm të Luftës Antifashiste dhe duke i dhënë kësaj të fundit një karakter europian e progresiv. Që në nëntor të vitit 1943, shefi i misionit ushtarak britanik, gjenerali Edmund Davies, e konstaton i befasuar këtë shpërthim të papritur të fenomenit grua. Gruaja partizane që drejtonte e urdhëronte, gruaja që luftonte njëlloj si burrat dhe binte në vijën e parë të frontit, gruaja që duronte mizoritë e qelive fashiste e nuk tutej përpara torturave dhe vdekjes, që përballonte vështirësitë e marshimeve të gjata, rreziqet dhe privacionet e një jete në qiell të hapur, gruaja që edukonte, qytetëronte e mësonte masat analfabete të fshatit të prapambetur shqiptar: e gjitha kjo ishte një “mrekulli”, që ndodhte për herë të parë në Shqipëri. Ishte edhe shenja më domethënëse e një shoqërie që po ndryshonte. Përfshirja e femrës shqiptare në Luftën Antifashiste demaskoi e zhvleftësoi përfundimisht rendin e vjetër, të bazuar në injorancën, shtypjen dhe pabarazinë, rend që kërkohej të mbahej në këmbë pikërisht nga grupimi i kuislingëve dhe kolaboracionistëve.

 

 

 

Ky shkrim Gruaja në luftë, një mrekulli shqiptare! u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Serbia dhe Kosova, bashkë në të njëjtin rrjet kulturor

$
0
0

Për herë të parë nënshkruhet një marrëveshje kulturore që përfshin Serbinë e Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Serbia dhe KosovaAtë bashkëpunim që nuk po arrin dot ta bëjë politika dhe diplomacia zyrtare mes Beogradit dhe Prishtinës, e bëjnë realitet përfaqësuesit shqiptarë dhe serbë të kulturës dhe të shoqërisë civile në Gjirokastër. Dje ata kanë nënshkruar një marrëveshje që synon të ndërtojë një rrjet të përbashkët rajonal, ku përfshihen organizata kulturore nga Shqipëria, Serbia, Kosova dhe Maqedonia.

Ky rrjet i organizatave kulturore është promovuar në mbyllje të konferencës ndërkombëtare dyditore “Roli i kulturës në pjesëmarrjen qytetare dhe zhvillimin e komunitetit” organizuar nga Zyra e TASCO-s në Shqipëri, Fondacioni Gjirokastra dhe organizata Skena e Pavarur Kulturore me pjesëmarrje të rreth 80 përfaqësuesve të fushës së kulturës, trashëgimisë kulturore material dhe shpirtërore, të komuniteteve fetare, të rretheve akademike, medias dhe biznesit nga përfaqësues nga vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor.

Kosovari Florent Mehmeti përfaqësues i Forumit Kulturor të Kosovës dhe serbi Aleksandar Djeric përfaqësues i Forumit ACADEMICA Grup nga Beogradi, së bashku me maqedonasen Violeta Simjanovska drejtore ekzekutive e organizatës PAC Multimedia dhe Andi Tepelena i Skenës së Pavarur Kulturore vendosën firmat e tyre në të njëjtin dokument që i hap rrugën dialogut sistematik ndërkulturor për zhvillimin e politikave të përbashkëta pjesëmarrëse në fushën e kulturës dhe trashëgimisë. “Zgjodhëm qytetin e Gjirokastrës si vendin më të përshtatshëm për organizimin e konferencës ndërkombëtare “Roli i kulturës në pjesëmarrjen qytetare dhe zhvillimin e komunitetit”, jo vetëm sepse është një qytet që është pasuri kulturore botërore e mbrojtur nga UNESCO, por edhe për faktin se ky qytet është cilësuar si një diamant ballkanik në bashkëjetesën e kulturave, besimeve dhe etnive të ndryshme”, tha pas nënshkrimit të dokumentit të përbashkët “Memorandum of Understanding”, Genc Pasko, drejtor i Projektit TASCO për Shqipërinë.

Ndërsa përfaqësuesi serb në këtë konferencë, drejtuesi i Forumit ACADEMICA Grup nga Beogradi, zoti Aleksandar Djeric u shpreh se: “Duke nënshkruar këtë Memorandum Mirëkuptimi, ne angazhohemi bashkërisht për të vendosur kulturën dhe trashëgiminë e popujve tanë në një kontekst sa më real, për të lehtësuar sa më shumë ndërveprimin dhe komunikimin midis grupeve kulturore dhe komuniteteve, për ndërtimin dhe institucionalizimin e një rrjeti rajonal të komunikimit ndërkulturor i cili do të nxitë afrimin e komuniteteve dhe përdorimin e kulturës si mundësi për zhvillimin e tyre ekonomik dhe social”. Nënshkrimi i memorandumit mes katër përfaqësuesve të subjekteve kulturore, sidomos nënshkrimi në të njëjtin dokument nga përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës u shoqërua me duartrokitje nga të pranishmit, ndërkohë që vetë nënshkruesit bashkuan duart në shenjë solidariteti dhe përçimi të një mesazhi bashkëpunimi ndërkulturor si sfidë ndaj politikës ndarëse dhe konfliktuale të qeveritarëve në të dyja anët e kufirit.

Presidenti i Forumit Kulturor të Kosovës, aktori dhe regjisori Florent Mehmeti tha se: “Duke përjetuar përditë e më tepër rënien e kufijve për qarkullimin e lirshëm të kulturave në rajonin tonë, ne jemi duke u angazhuar në krijimin e një rrjeti të përbashkët, i cili si një zë të vetëm do të nxitë dhe promovojë kulturat dhe trashëgimitë tona, me vlerat e përbashkëta dhe me veçoritë dhe larmitë kulturore që përbëjnë një pasuri të çmuar dhe origjinale për popujt e ndryshëm që bashkëjetojnë në rajonin e Ballkanit”. Finalizimi i konferencës ndërkombëtare dyditore “Roli i kulturës në pjesëmarrjen qytetare dhe zhvillimin e komunitetit” organizuar nga zyra e TASCO-s në Shqipëri, me nënshkrimin e këtij dokumenti që formalizon krijimin e një rrjeti rajonal të organizatave kulturore, shënon një sukses për komponentin “People to People” të asistencës teknike për organizatat e shoqërisë civile të mbështetur dhe financuar nga Bashkimi Europian.

Engjëll Serjani

Ky shkrim Serbia dhe Kosova, bashkë në të njëjtin rrjet kulturor u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Robert Papavrami, një medalje për atin e violinës

$
0
0

Kryeministri Edi Rama dekoron me medaljen e mirënjohjes, pedagogun e njohur të violinës, Robert Papavramin

papavrami (1)
papavrami (2)
papavrami (3)

“Babo, nuk erdha dot, por të paktën po studioj mirë violinë. Kështu që dhe ti je më i qetë”.  Kështu e niste letrën dërguar të atit, në pamundësi për të qenë me të dje, në një ditë të rëndësishme të tij, violinisti i njohur, Tedi Papavrami. Dje Kryeministri Edi Rama ka dekoruar me medaljen e mirënjohjes Robert Papavramin, pedagog i violinës i disa gjeneratave, për kontributin e gjatë në artin shqiptar. Në një pritje të organizuar enkas nga Kryeministri, në Sallën e Hartave, miq, bashkëpunëtorë dhe ish-studentë të tij, ndanë kujtime dhe emocione, me ndjenjën e mirënjohjes për atë çka profesor Berti, siç ata e thërrasin, nënkupton për plejadat e instrumentistëve shqiptarë. “Për një shqiptar shumë të veçantë, për një pedagog të jashtëzakonshëm”, me këtë kushtim, Kryeministri Rama i dorëzoi medaljen. “Një emocion të tillë, në jetën time nuk e kam provuar kurrë”, u shpreh profesor Papavrami. Një situatë të ndjerë ka sjellë dhe letra e të birit, violinistit Tedi Papavrami, lexuar nga vetë Kryeministri Edi Rama, ndërthurur dhe me vlerësime të tij. “Pse Robert Papavrami ose më saktë, Bert Papavrami, është një baba me fatin pa hesap, për këtë, jam i bindur, nuk ka nevojë për shpjegime. Sot, djali i tij ndodhet në majën botërore, ku vetëm një shqiptar shumë kokëfortë si Berti, mund të guxonte ta parafytyronte të birin qysh në krye të herës kur e mbante në krahë, i kyçur në ferrin e izolimit komunist, ku as ëndrrat dhe jo më realiteti nuk e afronin këtej, botën e përtejme”, tha Kryeministri Rama. Sipas tij, në albumin e kujtesës së Liceut Artistik të Tiranës, në kapërcyellin e viteve ’80-të, pantallonat e shkurtra të Tedit, në mes të dimrit dhe motoçikleta vintage, me kosh, e Bertit janë dy dëshmi ekskluzive të një aventure të jashtëzakonshme, që u përgatit fshehtas për vite me radhë. “Aq fshehtas u krijuan të gjitha kushtet e asaj aventure për violinë pa orkestër, sa dhe vetë të dy heronjtë, që do të tronditnin Shqipërinë dhe më pas do të magjepsnin botën me komplicitetin e  tyre, ia fshehën sa mundën njëri-tjetrit atë që donin. Tedi donte lirinë e fëmijës pa violinë. Berti donte lirinë për fëmijën me violinë”, tha Kryeministri Rama. Duke e quajtur Tedin, Papavrami i Tretë, i një dinastie kokëfortësh, Robertin e ka quajtur Papavrami i Dytë, ndërsa i Pari ishte i famshmi doktor Papavrami të cilit hija e pasardhësve i ka hyrë padrejtësisht, në hisen e vet të lavdisë. “Tedi e di mirë këtë punë, duket, përderisa në letrën që ka shkruar këtu për ne, thotë se “një Papavram, njëherazi, mbase mjafton për Shqipërinë”. E bën për të justifikuar mungesën, pse nuk erdhi. “E cila edhe pse mban shumë, nuk është kaq e madhe, ndërkohë që po bëhen tre gjenerata që e ngarkojmë me emrin tonë. E në fund të fundit, kjo është dita jote dhe jo dita ime”, – e justifikon dhe më qartë, Tedi, mungesën e tij, sot, këtu. Sepse sot, ne i gëzohemi pranisë së Bert Papavramit si një mundësi për të nderuar jo thjesht babin e Tedit, por pedagogun krejt të veçantë të shumë talenteve shqiptare të violinës, si njeriu që vendosi një gur të rëndë themeli për shkollën shqiptare të violinës”, vazhdoi Kryeministri në fjalën e tij”, tha Kryeministri. Robert Papavrami është një nga pedagogët më të mirë të violinës, dhe një studiues i mirë i fushës. Kryeministri si autoritet ka një medalje të cilën ia dorëzon kryetarëve të shteteve apo kryetarëve të qeverive, sipas protokollit, kur ata trokasin dhe hyjnë në këtë seli. Por Kryeministri Rama ka vendosur ta thyejë sërish këtë protokoll pas nderimit që i bëri herën e parë sopranos Ermonela Jaho. “Besoj që jo vetëm asnjë kryetar shteti apo asnjë Kryeministër nuk do të ndihej më i vogël, nëse këtë medalje e merr edhe Bert Papavrami, por, ndërkohë, edhe unë vetë, duke i dhënë këtë medalje Bertit, jam i bindur që nderoj këtë godinë, nderoj ketë institucion dhe nderoj autoritetin e Kryeministrit, që për një periudhë kohe kam privilegjin të përfaqësoj”, tha Kryeministri. Pasi, kjo është një medalje sipas tij, për një shqiptar shumë të veçantë, për një pedagog të jashtëzakonshëm, për babanë e Tedi Papavramit, por, në fund fare, edhe për një diktator shembullor…

 

Tedi, mos u mërzit, qaji hallet me Bahun

“Në ditët e sotme, që gjërat harrohen gjithmonë e më shpejt, edhe në Shqipëri, vend ku ti ke shumë me tepër kujtime e shokë se unë, e kam ndier veten në një pozitë disi të çuditshme dhe jo të rehatshme, duke vënë re nevojën për të kujtuar meritën tënde të pakrahasueshme në fushën e violinës dhe të harqeve, në përgjithësi. Pas çdo muzikanti të mirë ka një profesor të mirë dhe nëse muzikanti, kur është me fat, ka zakonisht një profesor të tillë gjatë jetës së tij, ky i fundit mund të prodhojë me dhjetëra muzikantë të mirë. Gjë të cilën e ka bërë vazhdimisht, në Shqipëri dhe në Francë. Qe rastësi e çuditshme që qëllova unë të bëhem më i njohuri i nxënësve të tu. Insistoj me fjalën rastësi, sepse për sa i përket punës së shkëlqyer që bënë me mua, ata që kanë punuar me ty në të njëjtën periudhë e dinë që kërkesa, metoda dhe pasioni yt ishin të mira për të gjithë. Është fakti që duke të pasur njëkohësisht baba, më ka hyrë më herët e më thellë se te shumë të tjerë pasioni yt për violinën dhe ëndrra e arritjes së diçkaje të përkryer, në këtë fushë kaq magjike. E përtej dijes dhe mjeteve që dite të zhvillosh kaq mirë, për të bërë që të avancojnë studentët e tu, është pasioni yt, kaq komunikativ, i një bukurie të pakapshme, që mbase të karakterizon më shumë se çdo gjë. “Nuk po zgjatem më, se fjalët në këto raste nuk kanë magjinë e muzikës dhe bëhen shpejt të lodhshme për dëgjuesit. Po i kthehem studimit, ashtu siç ma pati shkruar dikur në një partiturë, këshillë të cilën kam vazhduar ta ndjek, një shprehje kaq shqipe, një muzikë kaq universale. “Tedo, mos u mërzit, qaji hallet me Bahun…”

Pjesë nga letra e Tedi Papavramit për të atin

Ky shkrim Robert Papavrami, një medalje për atin e violinës u publikua me pare te Gazeta SHQIP.

Viewing all 4020 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>